Sali, nisu te vendi e me shpresë që nga pas të vijnë të tjerët! Edi Rama sidomos!
Sali Berisha deklaroi sot se është më i fortë se kurrë. Disa brohoritje. Ja tha, e dëgjoni? Brohoritje sërish.
Shenjë e mirë kjo se ligjësitë e historisë funksionojnë edhe në Shqipëri.
Shifrat e luftës
24 shkurti 2022 supozohej të ishte një pushtim rrufe: Putini donte të arrinte deri në Kiev dhe pas një muaji ai kishte pushtuar kufirin Bjellorusi, Sumy, Kharkiv dhe Mariupolin. Por, objektivi fillestar i "denazifikimit" të qeverisë së Kievit dështoi pothuajse menjëherë. Ukrainasit rezistuan dhe në fund të vitit 2022 kishin arritur të rimarrin zonën e kryeqytetit dhe të Kharkivit, Khersonit dhe bregun lindor të Dnipros.
Kosova gjobit me 1.56 milionë euro kompaninë në pronësi të Telecom Serbia
Në Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 1.5 milionë euro kompaninë MTS d.o.o., një prej operatorëve në fushën e telekomunikacionit, në pronësi të Telecon Serbia.
Europa pa qëndrim të qartë për zgjedhjet në Serbi
Raporteri i Parlamentit Europian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit në këtë vend, nuk pati parregullsi serioze.
Qëndrimi i tij është vënë në dukje nga mediat opozitare në Serbi, sipas të cilave ai bie ndesh me vërejtjet e vëzhguesve të OSBE-ODIHR që folën për parregullsi serioze. Vetë opozita serbe ka deklaruar se në Beograd zgjedhjet duhen përsëritur pasi partia e Aleksander Vuçiç ka importuar zgjedhës për të siguruar një rezultat fitues.
Pakt i ri për migracionin në BE. Çfarë duhet më Protokolli me Italinë?
Në media të ndryshme europiane raportohet se Bashkimi Europian ka arritur në një marrëveshje për një pakt të ri migracionin. Pakt që është quajtur historik nga kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Hebrenjtë ekstremistë na pështyjnë. Qeveria Netanyahu nuk ndërhyn
Giorgio Kraj, drejtor i Qendrës së Informacionit Kristian në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, denoncon në një intervistë të shkurtër për “Corriere della Sera” sjelljen e atyre që i quan “ekstremistë hebrenj” që pështyjnë mbi kristianët.
Sipas tij, hebrenjtë ortodoksë kanë mbështetjen e qeverisë Netanyahu që nuk ndërhyn për të penguar këtë sjellje agresive që nuk ndalon as në sulme ndaj objekteve të pakicës kristiane.
Kraj thotë se kjo që po afron është një Krishtlindje e trishtë.
Në realitet Shqipërinë s’e kam lënë asnjëherë, kam lënë vetëm sistemin
Bashkudhëtimi rastësor me primadonën e “Shqipville”, Ledja Canaj, gjatë fluturimit Tiranë - Bruksel, i ngjan proverbit të njohur “kur s’shkon Muhameti te mali, shkon mali te Muhameti”. Ndonëse kishim rënë dakord prej kohësh që të kryenim intervistën e famshme, asnjëherë nuk arritëm të koordinoheshim në Bruksel në ditët dhe orët e mundshme.
Kathimerini: Kandidon djali i Belerit, ose bojkot zgjedhjeve!
Në një opinion të botuar në gazetën “Kathimerini”, Stavros Tzimas, që shkruan shpesh për marrëdhëniet greko-shqiptare, vë në dukje se me afrimin e ditës së gjykimit për Fredi Belerin, pakicës greke në Shqipëri i mbeten dy rrugë: të gjejë një kandidat tjetër ose të bojkotojë. Në rastin e parë, Tsimas shkruan se djali i Belerit, që së fundmi është shfaqur në media, mund të jetë një kandidaturë, çka do ta shndërronte Himarën në një bastion politik dhe elektoral.
"Drejtori i Projekteve" nis kundër-ofensivën ndaj SPAK
Intervista e Mirel Mërtirit në SyriTv dje ka ofruar një teatër që të realizuar keq nga personi në fjalë. Por ka verifikuar edhe paradokset e skenës politike dhe mediatike në Shqipëri. Mirel Mërtiri ka folur në pozitën e një të akuzuari që po sqaron opinionin publik për akzuat sipas të tij të manipuluara nga SPAK. Paneli me në krye moderatorin e Syri Tv kanë mbrojtur akuzën e SPAK duke I kërkuar llogari Mërtirit në emër të dosjes përkatësë.
Dritë jeshile peticioneve për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë i ka hapur rrugë organizimit të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat me shumicë serbe në veri.
Zëdhënësi i komisionit, Valmir Elezi, bëri të ditur numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote në tri komunat Leposaviç, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, si dhe numrin e saktë të votuesve që përbëjnë 20 për qind të trupit votues në secilën komunë, që është i nevojshëm për shkarkimin e një kryetari komune përmes peticionit.