Hetimi i konçesioneve të Ilir Beqjas, në vend numëro. Prokuroria nuk ka caktuar ende prokurorin
Pavarësisht se ka kaluar një muaj qëkurse Prokuroria deklaroi nisjen e hetimeve kryesisht për konçesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, procesi ka mbetur në vend. “ABC NEWS” raporton sot se nuk është caktuar ende prokuori i çështjes ku përfshihet edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Edhe pse kanë kaluar mbi 1 muaj nga nisja e këtij hetimi, dosja ndodhet në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së kryeqytetit, i cili nuk ia ka deleguar ende njësisë së task-forcës relacionin e fillimit të ndjekjes penale.
Zbritja në Mars, një parashikim i NASA-s për misionet e së ardhmes(video)
Sqarim i qeverisë për shkrimin e "The Economist": "Revista nuk publikon të pavërteta. U paguan 36 milionë lekë"
Qeveria shqiptare ka reaguar përmes një deklarate ndaj akuzave të opozitës mbi shkrimin e publikuar në britaniken "The Economist". Në deklaratën e saj, qeveria sqaron se kontrata për shkrimin është 36 milionë lekë dhe se vendimi për të promovuar Shqipërinë është marrë nisur nga praktika e ndjekur nga shtete të tjera. Më poshtë deklarata e plotë:
FMN për transparencën e buxhetit: Dekadën e fundit qeveritë kanë fryrë parashikimet
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se buxheti rrezikohet nga parashikimet që qeveria bën në mbledhjen e të ardhurave, duke i mbivlerësuar parashikimit. Në raport, ndërkombëtarët ngrenë shqetësimin se buxhetit i kanë munguar të ardhurat për shkak të mosrealizimeve dhe kjo e ka detyruar qeverinë të ndryshojë buxhetin, por kjo ka minuar besueshmërinë e këtij buxheti.
Gjatë dekadës së fundit, zyrtarët i kanë mbivlerësuar parashikimet për rritjen ekonomike nga 1.5 për qind dhe arkëtimin e të ardhurave me 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Daily Mirror: ISIS, tregëti miliarda dollarëshe nga fermat shqiptare të drogës
Me titullin e fortë, “ISIS mbërthen rrjetin 4 miliardësh të drogës nga mafia për të financuar fushatën brutale të terrorit”, gazeta britanike “Daily Mirror”, shkruan se xhihadistët po përmbytin Britaninë me kanabis nga fermat shqiptare të drogës.
“Shteti Islamik, po siguron para të thata për fushatën e saj të terrorit, duke kontrolluar fermat e kanabisit dhe duke dërguar drogën në Britani. Kalifati djallëzor ka shtënë nën kontroll operacionet e mafias me vlerë 4 miliardë dollarë për rritjen e marijuanës në malet e Shqipërisë”, shkruan gazeta në numrin e saj të së dielës.
Sa “Gjergjë” do t’i përgjigjen thirrjes së Bojaxhiut?
Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje për veprim. (https://www.facebook.com/Gjergj.Bojaxhi/posts/10156350893355361 ) Në të, ai përmend faktin se 16 mijë tiranas iu përgjigjën thirrjes së tij në zgjedhjet e qershorit 2015, dhe më tej shton: “Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë”.
Dhe pyetja është nëse ekzistojnë premisat për një bashkim më të gjerë. Le të analizojmë.
Randa, alpet zvicerane/Orteku u pret rrugën makinave
Lajm i fundit/Hervin Çuli largohet nga detyra e Drejtorit të Teatrit Kombëtar. Kryeministri i cakton drejtimin e Fondacionit "Qemal Stafa"
Nekrofilia e "Charlie Hebdo"
Në një stinë trazirash klimaterike ku postimet komike në rrjetet sociale shqiptare kanë në qendër ujin, tokën, qiellin, kolektorët dhe pusetat, të vetmen të vërtetë të patjetërsueshme, por të përbuzur…është në natyrën njerëzore të gjykosh dhe nënçmosh; kur nuk ke forcë për të ndryshuar situatën e vetmja gjë që mund të bësh është të flasësh, të shpifësh, të ironizosh, të nxitësh dhe të kesh ndikim me bindjen tënde qoftë sadopak.
Masakër tjetër nga ISIS në Siri. Disa media raportojnë për 280 persona të ekzekutuar, përfshirë fëmijë
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton për një masakër të re të kryer nga militantët e Shtetit Islamik. Sipas kësaj agjencie, që referon burime siriane lokale, ISIS ka ekzekutuar 280 persona, mes të cilëve fëmijë dhe gra, pasi akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me forcat ushtarake siriane dhe pasi forcat ruse dërguan ndihma në rajonin e Deir ez-Zor, vendi i masakrës.
