Holokausti, foto të papublikuara të krimeve të Nazizmit
Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.
Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, në ditën e përkujtimit të Holokaustit.
Prokurorisë i skadojnë afatet, Fullani mbyll hesapet me drejtësinë
Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë. Zyrtarisht prokuroria e Apelit pohoi për Top Channel se nuk ka depozituar rekurs në Gjykatën e nivelit të tretë, për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë të shpallur më 23 dhjetor nga Kolegji Penal i kësaj gjykate.
Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe proceduriale meqënëse nuk pati asnjë reagim nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.
“PS-ja ka nevojë për një platformë alternative”
Kongresi i Partisë Socialiste që do të mbahet më 19 mars të këtij viti, pritet të jetë i ndezur dhe nuk do të kalojë fjollë. Situata aktuale, dy vjet e gjysmë qeverisje do të marrin një trajtim politik në një kongres që do të duhet të hapë debatin për atë që po ndodh. Kjo është veçse nuhatja nga ajo që ndodh, pasi nuk është çudi edhe një heshtje totale. Edi Rama, si kryeministër dhe kryetar partie, ka të paktën një kundërshtar që flet publikisht për zbatimin e rregullave.
Eksperimenti/Çfarë ndodh kur arma qëllon nën ujë?
Ministrja e Kulturës mbi incidentin në Teatrin Kombëtar
Identifikohet admiruesi i veçantë i Messit në Afganistan
Një foto e publikuar online, ku shfaqet një djalë i vogël me një bluzë të Lionel Messit, improvuzar nga qese plastike, bëri bujë. BBC-ja informon se e ka indetifikuar djalin si Murtaza Ahmadi nga Afganistani. Kjo pasi, xhaxhai i djalit, Azim Ahmadi, që jeton në Australi, postoi fotografi të nipit që janë shumë të ngjashme me atë që bëri bujë. Messi ka deklaruar se do t’i dërgojë një bluzë vogëlushit që jeton në një familje shumë të varfër në Jaghori, në provincën Ghazni.
Rama: Mbledhja e të ardhurave me një sistem të ngritur mbi avantazhin që na jep teknologjia
Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Rama u shpreh i vendosur për të vazhduar partneritetin publik privat si një nga mënyrat për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit. Duke u ndalur tek nisma më e fundit e Ministrisë së Financave për t’ia besuar ngritjen e një sistemi on line të raportimit të tvsh-së një kompania private, kryeministri tha se qeveria ka bërë një zgjedhje që nuk rëndon mbi publikun dhe që do të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit.
A do t'ia dalin të na nxjerrin në pension të gjithëve?
Gjatë tryezës për reformën zgjedhore që është zhvilluar sot në Tiranë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka bërë ndër të tjera këtë vërejtje: “Votuesit shqiptarë kanë nevojë për të marrë përgjegjësi për të mos pranuar para për votën e tyre dhe për të mos votuar kriminelë. Ne mund të ankohemi sa herë të duam, por në një demokraci ne jemi përfundimisht përgjegjës për politikanët që zgjidhen”.
Realiteti virtual/Gjyshja çmendet nga gëzimi i trenit të shpejtësisë
Ka disa vende që mbahen larg syve të publikut
Megjithë mundësitë që ofron teknologjia, ka disa vende që mbahen larg syve të publikut. Ja disa prej tyre:
http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/features/6881512/These-sites-are-so...
