“Tërbimi” i liqenit Erie

Postuar në 18 Janar, 2016 04:05

Liqeni “Erie” që bën pjesë te Liqenet e Mëdhenj të Amerikës së Veriut është i 12-i në botë për nga madhësia, është i njohur për tërbimin e tij. Në ndryshim nga liqenet e tjerë, që i mendojmë dhe kundrojmë si paqësorë, “Erie” krijon dallgë deri në 8 m të larta. Ja disa momente spektakolare nga tërbimi i dallgëve, realizuar nga fotografi Dave Sandford. 

Kate mbushi 41. Dhe është sërish Kate

Postuar në 18 Janar, 2016 03:52

Kate Moss mbushi 41 vjeç në datën 16 janar. Fotot e veçanta të modeles i ka publikuar "Esquire". 

“The Telegraph”: Shërbimet amerikane, hetim masiv për financimin nga Rusia të partive politike në Europë

Postuar në 18 Janar, 2016 02:35

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan në një shkrim të para dy ditëve se shërbimet sekrete amerikane kanë ndërmend nisjen e një hetimi në shkallë të gjerë, për të identifikuar përmasën dhe thellësinë e depërtimit të shërbimeve ruse në partitë politike nëpër Europë. Gazeta pretendon se disponon një raport lidhur me këtë çështje, ku thuhet ndër të tjera se drejtori i Shërbimit Sekret Kombëtar, James Clapper, është udhëzuar nga Kongresi që të nisë verifikimin.

Titanozuari 37 m i gjatë(video)

Postuar në 17 Janar, 2016 23:05

Një lloj i ri dinosauri, fosilet e të cilit u zbuluan në Argjentinë në vitin 2014, rezulton të jetë më i madhi që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. 37 m i gjatë, specia e re, që bën pjesë te sauropodët dhe klasifikohet si titanozaur, peshon 70 ton. Kjo specie ishte barngrënëse.Video është nga muzeu i Historisë së Natyrës në New York.

Negativi i Shqipërisë në mediat perëndimore

Postuar në 17 Janar, 2016 18:47

Sot qeveria shqiptare doli me një njoftim zyrtar për shkrimet reklamues të publikuar kundrejt 36 milionë lekëve në revistën “The Economist”. Në njoftimin e vet, qeveria kërkoi të nënvizonte dy gjëra: së pari që shkrimi është një investim për imazhin e Shqipërisë dhe së dyti se “revista e njohur nuk publikon të pavërteta”.

Nuk është hera e parë që qeveria shqiptare, por edhe njerëz të njohur publikë, rendin drejt një lloj fetishizimi të shtypit ndërkombëtar, i cili nga ana e vet prej kohësh është në qendër të kritikave si për përmbajtjen ashtu edhe për cilësinë.

Hetimi i konçesioneve të Ilir Beqjas, në vend numëro. Prokuroria nuk ka caktuar ende prokurorin

Postuar në 17 Janar, 2016 17:04

Pavarësisht se ka kaluar një muaj qëkurse Prokuroria deklaroi nisjen e hetimeve kryesisht për konçesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, procesi ka mbetur në vend. “ABC NEWS” raporton sot se nuk është caktuar ende prokuori i çështjes ku përfshihet edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Edhe pse kanë kaluar mbi 1 muaj nga nisja e këtij hetimi, dosja ndodhet në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së kryeqytetit, i cili nuk ia ka deleguar ende njësisë së task-forcës relacionin e fillimit të ndjekjes penale.

Zbritja në Mars, një parashikim i NASA-s për misionet e së ardhmes(video)

Postuar në 17 Janar, 2016 15:20

Sqarim i qeverisë për shkrimin e "The Economist": "Revista nuk publikon të pavërteta. U paguan 36 milionë lekë"

Postuar në 17 Janar, 2016 14:45

Qeveria shqiptare ka reaguar përmes një deklarate ndaj akuzave të opozitës mbi shkrimin e publikuar në britaniken "The Economist". Në deklaratën e saj, qeveria sqaron se kontrata për shkrimin është 36 milionë lekë dhe se vendimi për të promovuar Shqipërinë është marrë nisur nga praktika e ndjekur nga shtete të tjera. Më poshtë deklarata e plotë: 

FMN për transparencën e buxhetit: Dekadën e fundit qeveritë kanë fryrë parashikimet

Postuar në 17 Janar, 2016 13:01

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se buxheti rrezikohet nga parashikimet që qeveria bën në mbledhjen e të ardhurave, duke i mbivlerësuar parashikimit. Në raport, ndërkombëtarët ngrenë shqetësimin se buxhetit i kanë munguar të ardhurat për shkak të mosrealizimeve dhe kjo e ka detyruar qeverinë të ndryshojë buxhetin, por kjo ka minuar besueshmërinë e këtij buxheti.
Gjatë dekadës së fundit, zyrtarët i kanë mbivlerësuar parashikimet për rritjen ekonomike nga 1.5 për qind dhe arkëtimin e të ardhurave me 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Daily Mirror: ISIS, tregëti miliarda dollarëshe nga fermat shqiptare të drogës

Postuar në 17 Janar, 2016 12:15

Me titullin e fortë, “ISIS mbërthen rrjetin 4 miliardësh të drogës nga mafia për të financuar fushatën brutale të terrorit”, gazeta britanike “Daily Mirror”, shkruan se xhihadistët po përmbytin Britaninë me kanabis nga fermat shqiptare të drogës.
“Shteti Islamik, po siguron para të thata për fushatën e saj të terrorit, duke kontrolluar fermat e kanabisit dhe duke dërguar drogën në Britani. Kalifati djallëzor ka shtënë nën kontroll operacionet e mafias me vlerë 4 miliardë dollarë për rritjen e marijuanës në malet e Shqipërisë”, shkruan gazeta në numrin e saj të së dielës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS