Konflikt në treg, apo titull i një emisioni të ri?

Postuar në 23 Janar, 2016 13:24

Në rrugët e Tiranës shihet së fundmi kjo reklamë(në foto) që është sponsorizuar nga “ABCom”, një nga ISP-të më të mëdha në Shqipëri dhe një kompani që ofron shërbime të zgjeruara në tregun e internetit dhe TV. Në reklamë përdoret një shprehje e kryeministrit aktual në Parlament, e cila u lexua gjërësisht si kërcënim ndaj opozitës, por hyri në zhargonin e politikës si replika e duhur debatuese. Nuk duhet paragjykuar, por kjo frazë ndoshta paralajmëron një tjetër aktor në treg që do të “hyjë në kënetën mediatike” për të shqetësuar” me disa të vërteta.

Presidenti vihet në lëvizje kundër mazhorancës. Çon në Kushtetuese ligjin e pronave

Postuar në 23 Janar, 2016 12:46

Presidenti i Republikës ka deklaruar se do të çojë në Gjyaktën Kushtetuese ligjin e ri të pronave. Kjo iniciativë e kreut të shtetit vjen dy ditë pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e tij për rishqyrtim të ligjit. Shumica nuk i ndryshoi asnjë nen ligjit në fjalë që është debatuar shumë që nga propozimi i tij.

Digjet makina e kreut të OSHEE-së Ardian Çela

Postuar në 23 Janar, 2016 10:29

Makina e kreut të OSHEE-së Adrian Çela ështe shkrumbuar totalisht, teksa ndodhej e parkuar në parkingun nëntokesorët të pallatit ku banon. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës në lagjen nr 1 të qytetit të Durrësit. Fillimisht policia njoftoi se  flakët kanë rënë në mjetin mjetin tip “Range Rover” me targa AA 164 AX, në pronësi të Adrian Çelës, duke rrezikuar të përhapej edhe tek të tjerë automjete që ndodheshin të parkuar.

Drejtor i BERZH-it në Shqipëri, Christoph Denk: Rritja e konkurrueshmërisë në ekonomi është më e rëndësishme se asnjëherë

Postuar në 23 Janar, 2016 10:17

BERZH parashikon që rritja ekonomike në Shqipëri për 2016 të jetë rreth 2 3.3% në kuadër të përmirësimit të situatës në Eurozonë dhe efekteve pozitive të programeve të reformës strukturale në disa sektorë, vazhdimësisë së Investimeve të Huaja Direkte; një rritjeje graduale në huadhënien e bankave dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP).Drejtori për Shqipërinë Christoph Denk thotë se qeveria ka rritur përpjekjet për uljen e informalitetit në ekonomi të cilat do të gjenerojnë përfitime të gjëra në kuadrin e një periudhe afatmesme.Sipas tij mundësit

Raporti i Crown Agents: Korrupsion sistematik dhe pengesa në Dogana

Postuar në 22 Janar, 2016 21:20

Kompania, e cila jep asistencën për qeverinë shqiptare, “Crown Agents” denoncon korrupsionin në radhët e doganave dhe kontrabandën, si shkakun kryesor në rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në një raport të gjatë të nisur në Kryeministri dhe në Ministrinë e Financave, në 17 shkurt të 2015-ës, “Crown Agents” kundërshton akuzat për paaftësi në përmbushjen e kontratës që ka me qeverinë, për mosrealizimin e të ardhurave në buxhet.

Ekspertët e Venecias deklarojnë se kriza është politike dhe jo teknike

Postuar në 22 Janar, 2016 21:13

Komisioni i Venecias nuk merr përsipër të zgjidhë mosmarrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për mënyrën e zgjedhjes së kandidaturave për organet e sistemit të drejtësisë. Eksperti, Thomas Markert tha se të dy variantet, si ai i paraqitur nga mazhoranca me votim 3/5 dhe ai nga opozita me votim 2/3 janë brenda standardeve europiane. Ai tha se i takon partive politike të gjejnë një marrëveshje për këtë çështje dhe jo Komisionit të Venecias.

E paparashikueshme e ardhmja e Shqipërisë në BE

Postuar në 22 Janar, 2016 20:52

Vizita para pak e muajsh e kancelares Merkel në Tiranë la përshtypjen se çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian ishte në prag. Por vetë qëndrimi i Merkel dhe më pas raporti i Komisionit Europian hoqën çdo ilizion se Shqipërisë po i hapej dera për anëtarësim. Kur po mbushet viti i tretë i qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Europiane rreziku që Shqipëria të mos hapë negociatat në këtë mandat të qeverisë Rama është evident, ndaj dhe kryeministri Rama deklaroi nga Brukseli se vendimmarrja e BE për këtë çështje është e paparashikueshme.

Intervista/Sistem teknologjik dixhital për gjurmimin e TVSH-së

Postuar në 22 Janar, 2016 18:22

Zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj ka sqaruar në një intervistë për gazetën Tema iniciativën e qeverisë për të rritur shkallën e administrimit të TVSH-së. Sipas zonjës Beqiraj, administrimi i taksës së TVSH-së nuk do të jepet me koncesion, por është një projekt bashkëpunimi në formën e Partneritit Publik Privat, i cili pritet të minimizojë evazionin fiskal. Beqiraj sqaron se në këtë rast kemi të bëjmë me një platformë teknologjike dixhitale, e cila do të mundësojë raportimin në kohë reale të cdo transaksioni, apo për çdo shitje e blerje.

Arrestimi i oficerit të ShISH, Berisha pretendon se në celularin e atentatorëve figuron edhe Tahiri

Postuar në 22 Janar, 2016 16:58

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, pretendon se në çështjen që solli arrestimin e oficerit të shërbimeve inteligjente, Florian Bushi, është i implikuar edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. “Oficeri i sherbimit inteligjent qe informoi vrasesit, me te drejte u arrstua! Po Saje qorri, qe i dergoi sms Memushit, nuk arrestohet? Te dashur miq, dje prokuroria prangosi ne nje operacion per t'u pershendetur, oficerin e SHISH Florian Bushi, njekohesisht vellai i avokatit direkt te Edi Rames, Ermal Bushi, si kriminel qe kishte informuar vrasesit per vendndodhjen e viktimave te tyre.

2015, një vit problematik për financat e vendit

Postuar në 22 Janar, 2016 16:37

Ashtu siç ishte përfolur në media, Ministria e Financave dështoi me planin e të ardhurave në buxhet, teksa pranon se ka mbledhur për vitin 2015, 19.7 miliardë lekë më pak se objektivi. Mosrealizimet më të mëdha erdhën nga zëra si akciza, tatimi mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat jotatimore.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS