Duhet një teser partie

Postuar në 06 Shkurt, 2016 04:36

U bënë muaj tashmë që lajmet që prodhon politika janë irrituese. I njëjti debat, të njëjtët njerëz, po ajo gjuhë dhe po ai moral. Por vështirë se gjen lajm më irritues dhe më cinik se ai që njofton se partitë kryesore janë në zgjedhje, ose kanë bërë gati programet elektorale.

Antropoceni/Peizazhi i Tokës po formësohet në mënyrë dramatike nga njeriu

Postuar në 06 Shkurt, 2016 02:51

Përdorimi në masë i teknologjisë dhe nevoja për më shumë energji po përcaktojnë ndikimin e njeriut mbi Tokën, e cila po formësohet nga veprimtaria e njeriut. NASA ka publikuar një seri të quajtur “Imazhe të Ndryshimit” ku përmes imazheve në kohë të ndryshme mund të shihet sesa i madh është ndikimi i njeriut, në tjetërsimin e peizazhit. 

http://www.vox.com/2015/4/7/8352381/anthropocene-NASA-images

Piketty: “Një marrëveshje e re për Europën”

Postuar në 06 Shkurt, 2016 01:59

Një marrëveshje e re për Europën – kështu titullohet shkrimi i ekonomistit të njohur francez, Thomas Piketty, që publikohet në anglisht nga “The New York Review of Books”. Me një term që huazohet nga përvoja amerikane e viteve ’30 të shekullit të të 20-të, Piketty e ndërton argumentin e vet me një premisë: kriza financiare europiane provoi brishtësinë dhe inkoherencën e institucioneve europiane.

Irani: Pranojmë pagesa vetëm në Euro

Postuar në 06 Shkurt, 2016 00:53

Heqja e sanksioneve ndaj Iranit ka hapur rrugën e eksportit kryesor të tij: naftës dhe gazit. Dhe siç raporton “Reuters”, Teherani zyrtar është përgatitur ta luajë me sa më shumë fitim këtë kartë. Sipas agjencisë në fjalë, që citon një burim të vetin anonim nga Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit se ëshgtë vendosur që kundrejt naftës do të pranohen pagesa vetëm në euro. Marrëveshjet janë nënshkruar me francezët e “Total”, spanjollët e “Cepsa” dhe rusët e “Lukoil”.

Valësh - Gjinar, Elbasan

Postuar në 06 Shkurt, 2016 00:35

Pranksters Albania

Postuar në 05 Shkurt, 2016 22:39

Ndërron jetë astronauti Edgar Mitchell. Zbriti në Hënë në vitin 1971

Postuar në 05 Shkurt, 2016 22:08

Ka vdekur dje në moshën 85 vjeçare, Edgar Mitchell, astronauti i gjashtë që eci në Hënë. Mitchell ishte pjesë e misionit “Apollo 14”, që në vitin 1971 zbriti në satelitin natyror të Tokës.

Ai realizoi dy ecje, gjithësej 9 orë, mbi sipërfaqen e Hënës, ku bashkë me drejtuesin e misionit, Alan Shepard, mblodhi 43 kg mostra hënore.

http://www.collectspace.com/news/news-020516a-astronaut-edgar-mitchell-o...

Një notë pozitive për Shqipërinë nga “Standard and Poor’s”

Postuar në 05 Shkurt, 2016 21:57

Agjencia e kreditimit “Standard and Poor’s” vlerëson me rritje Shqipërinë, duke çuar “vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga niveli B në B+”. “Përmirësimi i notës për borxhin e Shqipërisë reflekton besimin se performanca fiskale e vendit do të jetë e fortë gjatë 4 viteve të ardhshme, nën programin e bashkëpunimit me FMN-në.

Cindy Crawford tërhiqet, por megjithatë është në formë

Postuar në 05 Shkurt, 2016 21:42

Valya Romanova, pak e vjetër në stil, artificiale, por jo dhe aq keq

Postuar në 05 Shkurt, 2016 20:49

Romanova duket se ka inteligjencë prej shtëpiakeje: i pëlqejnë ata që vishen bukur dhe sidomos ata që dinë të gatuajnë. Kush ka durim mund të lexojë intervistën e saj: http://www.maxim.com/maxim-man/what-a-beautiful-girl-wants-valya-romanov...

Pages

Subscribe to ResPublica RSS