Rezistenca e fundit e LSI-së "e më the e të thashë"

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 10:22

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një diskurs të vetin sa i takon reformës në drejtësi dhe ndryshe nga protagonizmi që ka treguar në mbështetje të fasonëve apo prodhuesve të birrës në çështjen e reformës në drejtësi ka lënë përshtypjen e një "mishi të huaj".

Një virus i ri alarmon Brazilin. Përcillet nga mushkonjat dhe prek trurin e foshnjave

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 01:56

Autoritetet braziliane kanë lëshuar alarmin mbi përhapjen e një virusi që ndikon edhe në trurin e foshnjeve të sapolindura. Patogjeni njihet me emrin Zika, përcillet nga mushkonjat dhe është zbuluar për herë të parë në majmunët e Afrikës, 70 vjet më parë. Ai çon në simptomat e humbjes së njërës prej aftësive konjitive dhe mund të shkaktojë edhe vdekje.

Video provokuese e radikalëve hebrej: Kërcejnë me armë dhe çajnë me thikë foton e një foshnje të vrarë. Reagime nga politika

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 01:04

Një video e sekuestruar nga policia izraelite ka provokuar reagime të mëdha. Të rinj ortodoksë hebrejë, radikalë, kërcejnë me armë dhe thika në një dasëm, duke çarë me thikë foton e Ali Dawabsheh, një foshnje e vrarë gjatë sulmeve të verës së shkruar në Duma. Kryeministri Beniamin Netanyahu e ka kritikuar shfaqjen në fjalë, duke e cilësuar atë si kërcënim për sigurinë dhe shoqërinë izraelite. Edhe përfaqësuesi i Unionin Zionist, Tzipi Living, e denoncoi videon duke nënvizuar se: “Judaizmi i atyre që kërcejnë mbi gjakun e foshnjeve, nuk është judaizmi im”.

Rusi-Armeni bien dakord për krijimin e një qendre të mbrojtjes ajrore në Kukaz

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 00:44

Rusia dhe Armenia kanë nënshkruar ditët e fundit një marrëveshje për krijimin e një qendre të përbashkët rajonale për mbrojtjen ajrore në Kuakaz. Vendimi vjen në kuadër të aleancës së gjatë mes Rusisë dhe Armenisë e cila sheh garanci ushtarake nga Moska përballë Azerbajxhanit në konfliktin për Nagorni Karabakun. Ndërkohë marrëveshja shihet edhe si një reagim ndaj situatës më të fundit me Turqinë, e cila autorizoi rrëzimin e një avioni ushtarak rus. “Sot aviacioni luan një rol të madh në luftim. Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe aty ka avionë të SHBA-së.

Tregëtia me pakicë, 7.8% rritje

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 23:52

INSTAT-i njofton se në tremujorin e tretë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregëtinë me Pakicë është rritur 7,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, në grupin e Tregëtisë me Pakicë, pa përfshirë këtu Tregëtinë me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka pësuar një rritje prej 15,1 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Burgu i Donald Lu dhe burgu i Edi Ramës

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 22:50

Për t’i përshtatur një perifrazim lirik të tipit, “po na vjev po na vjen, bota zien bota zien” ndryshimeve të pritshme në sistemin e drejtësisë, bashkë me popullin spektatore duket se është edhe politika që i është dorëzuar devizës: Të presim e të shohim.

Gjuha e fortë dhe e drejtëpërdrejtë e ambasadorit amerikan për njerëz të pushtetshëm që do të shkojnë në burg dhe të tjerë që do t’u prishet gjumi para pushimeve, ka zgjuar kërshërinë jo vetëm të publikut, por edhe të parisë së vendit që jeton me ankthin se kë do kapi lapsi i ambasadës amerikane.

Përralla e Rilindjes po funksionon

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 20:05

Nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael vjen edhe njoftimi për takimin e tij me ish-presidentin e këtij vendi, të mirënjohurin Shimon Peres. Dhe Peres siç raportohet paska thënë:  “E di që Shqipëria sot është një vend tërësisht i ndryshëm, shumë i ndryshëm falë jush, në fillim si Kryebashkiaku më i dashur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe tani si Kryeministri më i dashur që ka Shqipëria. Shqipëria është një vend i vogël ashtu sikurse ne.

Autogoli i ekspertëve “shumë të aftë” të draftit të reformës së sistemit të Drejtësisë

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 18:25

Kryetari i Komisionit Ad Hoc për Reformën në Drejtësi,  Fatmir Xhafaj, mbajti një fjalim përlavdërues për draftin e përgatitur nga ekspertët në Shqipëri, duke vlerësuar lart edhe rolin e ambasadorit amerikan Donald Lu. Fjalimi i Xhafës ka rëndësi vetëm sepse përcjell mendimin e PS-së për këtë proces të rëndësishëm që ka hyrë në një fazë delikate. Ai po ashtu kërkon të sanksionojë si të saktë dhe të plotë draftin, i cili në sitën e Komisionit të Venecias, u “qeth” mirë nga të katër anët.

Padrejtësia në kulm: Rita Petro shkruan për Vrimën, merr çmim. Pal Trashaj shkruan "tamam", shihet me përçmim

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 18:01

Femrat - të brishta" dhe kurioze. Ndonëse fantazia e tyre është përsëritëse

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 17:52

Pages

Subscribe to ResPublica RSS