Trukimet bizantine serbe/Kush e gënjeu Hashim Thaçin?
Në një intervistë për agjencinë “Tanjug”, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka treguar edhe një histori bisede me homologen gjermane, Anallena Berbok.
Ajo më pyeti se si e kemi mashtruar Thaçin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse siç tha ajo, asnjë kryeministër shqiptar nuk do ta zbatojë atë marrëveshje
citohet Daçiç.
Xi Jingping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm
Presidenti kinez u shpreh më i vendosur se asnjëherë për ribashkimin e Tajvanit me Kinën. Në fjalimin e fundvitit, me një ton më të fortë se vitin e kaluar, Xi Jingping tha se ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm. Deklarata vjen vetëm dy javë para se ishulli i pretenduar nga Kina të zgjedhë një udhëheqës të ri.
A e braktisën serbët e Kosovës Aleksander Vuçiçin?
Ndërkohë që opozita serbe po proteston në Beograd për parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet e 17 dhjetorit, në skenë kanë dalë edhe pakënaqësi nga serbët e Kosovës. Mediat opozitare serbe citojnë kreun e Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës, Momçillo Trajkoviç, sipas të cilit “koha kur serbët e Kosovës mbështesnin Aleksander Vuçiç ka kaluar”. Trajkoviç pretendon se në protestën e organizuar nga opozita serbe kanë marrë pjesë shumë serbë të Kosovës, për shkak të vendimeve që kanë marrë autoritetet e Beogradit.
Ka vetëm një Berishizëm: Ai Mediatik, e që prodhoi heronjtë e rremë të Fjalës së Lirë
Ka nisur të celebrohet në disa media dhe nga disa njerëz të gazetarisë ai që po quhet fundi i Berishizmit. Në variantin më të thjeshtë me berishizëm nënkuptohet ideja e paprekshmërisë, e pandëshkueshmërisë, e sunduesit përkundrejt qeverisësit.
Po bëhet shteti! Belerit i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes!
Çfarë ironie! Fredi Belerit i ka vdekur gjyshja dhe i është dhënë leje për të shkuar në varrim. Këto thonë burime pranë kryetarit të zgjedhur të Himarës.
Të hidhej një vrap nga Bashkia mos bënte betimin? Sot është edhe e diel, këshilli me siguri që ka prenotuar për të udhëtuar jashtë se fundviti. Ja pra se kush e mbron Shqipërinë nga helenizmi dhe nga çdo rrezik kombëtar: Rastësia! E dielë, 31 dhjetor, një vaki! Nuk mund të themi që gjykatat tona nuk janë humane. Absolutisht që janë por edhe drejtësinë e kanë në zemër si një rabin Librin!
Banorët e Tiranës, më të pakënaqurit në Europë
Zyrihu është qyteti europian me cilësinë më të mirë të jetës, sipas perceptimit të banorëve të tij. Pas tij vijnë Kopenhaga dhe Gröningen, ku 95% e banorëve deklarojnë se janë të kënaqur.
Raporti mbi cilësinë e jetës në qytetet europiane bazohet mbi një sondazh të publikuar për herë të parë në vitin 2007, i cili mat perceptimin e qytetarëve në 83 qendra urbane europiane. Intervistat janë bërë në prill me një kampion prej 71 153 personash.
Ukraina kundërpërgjigjet në Belgorod, Kremlini: Përgjegjës BE dhe Britania
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është intensifikuar në ditët e fundit të viti. Pas sulmit masiv të së premtes mbi disa qytete të Ukrainës, kjo e fundit është kundërpërgjigjur.
Katërmbëdhjetë persona, mes të cilëve një fëmijë, u vranë dhe 108 u plagosën në një sulm të ri nga Forcat e Armatosura të Ukrainës pasditen e sotme në qytetin rus të Belgorodit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria Ruse për Situatat Emergjente, e cituar nga agjencia Tass.
Një Kimi personale që nuk prodhoi dot miqësi nacionale
Në një konferencë të mbajtur sot, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar ndër të tjera se ai vazhdon të përsërisë qëndrimin e mbajtur që në “krye të herës” se Serbisë i duhen vënë sanksione për ngjarjet e Banjskës dhe se Kosovës i duhen hequr masat shtrënguese pasi sipas tij ajo ka reaguar ndaj kërkesave që i janë bërë nga komuniteti ndërkombëtar. Zoti Rama madje e ka cilësuar ngjarjen e Banjskës si “akt terrorist” duke bërë një hap para, ose pas, varet sesi e sheh, nga qëndrimet apo termat e përdorur më herët. P.sh në datën 14 dhjetor, zoti Rama do të shprehej ndër të tjera:
Nuk e do askush
Ja një lajm që i shkon kaq shumë si samar i shtuar një individi shqiptar. Përmes një vendimi të marrë së fundmi, qeveria e Shqipërisë ka menduar të kushtëzojë bonusin e bebeve me qëndrimin 180 ditë të prindit përfitues duke bërë verifikimin në sistemin TIMS. Konkretisht:
UNICEF: 400 milionë fëmijë të prekur nga lufta
Viti 2023 mbyllet me numrin më të madh të fëmijëve në zonat e krizës. Konfliktet, përmbytjet, kriza klimatike: emergjencat globale që u shumëfishuan midis 2022 dhe 2023 me luftën në Ukrainë, sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe reagimin izraelit në Gaza, e kanë çuar në 400 milionë numrin e fëmijëve të rrezikuar.