Këshilltar në vendet autoritare

Postuar në 02 Janar, 2024 20:00

Pasi u largua nga politika aktive në Britani, Tony Blair ka shërbyer si këshilltar për qeveri dhe organizata ndërkombëtare. Ish-kryeministër i Britanisë për 10 vite radhazi dhe lider i laburistëve për 13 vjet, Blair themeloi Institutin për Ndryshim Global, i cili është paguar nga qeveri të ndryshme të botës.

Por ndërsa shtrin influencën nëpër botë, organizata e Blair nuk u thotë jo as vendeve që janë treguar me gisht për historikun e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Presion maksimal ndaj Serbisë për Kosovën në muajin shkurt. Po synohet mbyllja e Luftës në Ukrainë këtë vit

Postuar në 02 Janar, 2024 14:21

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë “Tanjug” se autoritet koordinuese për çështjet e sigurisë në vend, kanë konkluduar se situata është stabël, pavarësisht protestave paszgjedhore. Megjithatë ai ka pranuar se protestat në përgjithësi e dëmtojnë Serbinë dhe sidomos turizmin dhe investimet.

2024, vit përcaktues për Perandorinë Ruse

Postuar në 02 Janar, 2024 14:11

Robert Kaplan, eksperti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë në një intervistë ëpr gazetën “Kathimerini” se viti 2024 mund të jetë përcaktues në historinë e asaj që ai e quan Perandoria Ruse. Sipas tij, aktualisht Rusia po harxhon burime të jashtëzakonshme në luftën në Ukrainë, që nëse vijon kështu do ta thajnë kapacitetin e saj dhe e kanë dobësuar tashmë në rajone të tjera të vetat.

Blloku i PD-së kalon pushtetin te pasardhësit

Postuar në 02 Janar, 2024 14:01

Sot para shtëpisë së Sali Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti”, i quajtur edhe si Bilbili i Labërisë gjatë Luftës, janë mbledhur disa mbështetës. Demokratë, a mbështetës të Berishës, kjo nuk ka rëndësi. Ish-kryeministri dhe kryetari i Rithemelimit ka dalë në dritare për t’i përshëndetur, në një inskenim teatral mandelian ndërkohë që në derën poshtë ka dalë e bija: Argita Berisha.

Po ta lexojmë politikën drejt, duket se Berisha ka zgjedhur vajzën pasardhëse dhe jo djalin, për arsye që nuk kanë asnjë rëndësi.

Zuckerberg zgjedh Hawain për strehimin e vet antibërthamor

Postuar në 01 Janar, 2024 23:42

Kauai, njëri prej ishujve të Havait, është parajsa e re për ata që duan t’i largohen metropoleve të mëdha.

Qyteti ka 73 mijë banorë, shumica vendas. Ndërsa të ardhurit, kryesisht kinezë, japonezë, filipinas dhe portorikanë  janë vendosur aty në shekullin XIX si punonjës në plantacionet e kallamit të sheqerit.

Kohët e fundit, nëpër qytet flitet për një kompleks që po ndërtohet nga themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.

Venizellos refuzoi lëshimin e sovranitetit dhe daljen nga euro, Tsipras nuk na gënjeu. Varoufakis, një fatkeqësi për Greqinë

Postuar në 01 Janar, 2024 17:20

Kryeredaktori i gazetës greke, “Kathimerini”, Alexis Papachelas, sjell në një shënim të vetin, disa copëza bisedash me ish-ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble. Biseda që kanë rëndësinë e vet për të parë në atë që ndodhi pas dyerve në kohën e krizës financiare greke dhe qëndrimin e zyrtarëve të Greqisë. Papachelas thotë se e ka takuar Schaeuble dy herë: një herë në vitin 2017 për një intervistë dhe mandej në vitin 2023.

Tërmet me magintudë 7.6 godet Japoninë qendrore

Postuar në 01 Janar, 2024 16:45

Një tërmet me magnitutë 7.6 ka goditur sot Japoninë qendrore me epiqendër në Ishikawa. Pamjet video tregojnë forcën e lëkundjeve dhe cunamin pasues në vend.

Në Çanakale, ku luftuan e drejtuan otomanët shqiptarë

Postuar në 01 Janar, 2024 16:04

 

Çfarë domethënë kjo? Beleri nxirret me polici nga varrezat!

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 19:50

Disa pamje nga ceremonia e varrimit të gjyshes së Fredi Belerit në Himarë sot ilustrojnë se çfarë absurditeti ka gjeneruar kjo ngjarje. Policë që mësyjnë në varreza dhe nxjerrin me dhunë një njeri që nuk ka ku të shkojë. Çfarë kuptimi ka kjo? Cila etikë, cili kod justifkon një sjellje të tillë? Asnjë veç kodit të z. Rama për të treguar sesa i papërkulur është ndaj Grekut.  Ose Liridalja prej 6 orësh do jetë shkelur me disa minuta. 

Kultura e një Lumi - VJOSA

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 18:26

Nëse ka një kulturë të përbashkët që depërton kufijtë shtetërorë në Ballkanin e Jugut, kjo është ajo e Vjosës. Një lum me ngarkesë mitologjike, historike, monumentale dhe etnologjike. Grekë, vllehë, shqiptarë, myslimanë e kristianë, helenë, romakë, e kryqtarë, janë aty të shenjuar në rrënojat anëlumore të një vije që ka përjetësuar një marrëdhënie kaq të larmishme dhe kaq unike.

I parë përgjithësisht në optikën e një lumi rajonal, brenda Shqipërisë së Jugut, identifikues i Toskërisë, Vjosa është padyshim shumë më tepër. Është një horizont i një historie që vazhdon.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS