Erdogan po synon aneksimin e Sirisë veriore
Shpërthimi i fundit në Ankara dhe sulmi ndaj autokolonës ushtarake turke duke se po i hap rrugë një ndërhyrje ushtarake të Turqisë në Sirinë veriore, me qëllim aneksimin e saj. Analistët shkruajnë se si Turqia ashtu dhe Arabia Saudite janë të inteteresuara të ndërhyjnë me operacione nga toka në Siri, duke parë interesat e tyre.
"Synimimi i Erdogan është aneksimi i pjesës veriore të Sirisë, edhe pse zyrtarisht Akaraja e ka mohuar një gjë të tillë" - thotë për agjencinë ruse "Sputinik"' analisti i çështjeve gjeopolitike, Maikëll Kosudofski.
“Serbia hodhi 20 milionë $ për destabilizimin e Shqipërisë. Dosjet nuk u hapën sepse dezintegroheshin mijëra familje. Enveri...kishte të drejtë për Luftën”
Ish-kryeministri dhe ish-president i Republikës, Sali Berisha ka dhënë dje një intervistë për “Channel One” ku ka prekur thuajse të gjitha temat kryesore të 25 viteve të fundit. Kanë rëndëis të theksohen disa momente, pasi Berisha ka qenë pjesë e vendimmarrjes, e cila jo rrallë i ka lënë qytetarët të hutuar, të zhgënjyer dhe shpesh pa përgjigje. Pse nuk u hapën dosjet, çfarë roli kanë shërbimet e huaja në fillimin e pluralizmit dhe disa konsiderata për Luftën dhe Enver Hoxhën, janë disa momente që po i përcjellim më poshtë:
Për fillimet e pluralizmit:
“Damian po qesh ngaqë i ke qarë punët e tua?” “Jo shef. Po sot kemi Ditmirin të gëzuar se bënë sevap Saliu me Shpëtim Idrizin, e nxorën në televizor”
Pse nuk u jepet e drejta e votës emigrantëve?
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka kërkuar që projektligji për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë të tërhiqet dhe të riprezantoihet në kuadër të reformës zgjedhore. Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, Dule deklaroi se emigrantët nuk duhen vlerësuar vetëm mbi kriterin e remitancave, por edhe për të drejtën e votës. “Duhet që t’u garantojmë të drejtën themelore, ajo e votës. Jam kundër shikimit të emigrantëve vetëm nga xhepat e remitancave. Kanë potenciale intelektuale që mund të jenë në shërbim të vendit tonë.
Një muze nënujor për krizën e refugjatëve në Europë
“Museo Atlántico” ndodhet në Spanjë në ishullin Lanzarote dhe ai konsiston në disa skulptura të instaluara nën ujë. Një metaforë për krizën e refugjatëve në Europë përmes skulpturave që paraqesin apo marrin shkas nga njerëz të vërtetë. Ato janë realizuar nga artisti britanik Jason deCaires Taylor. Muzeu hapet në 25 shkurt dhe vizitorët do të detyrohen të zhyten nën ujë.
Masakrat e ISIS në Irak
Pasi forcat irakene morën sërish në kontroll Tikritin, me qindra trupa shitësh u zhvarrosën. Të ekzekutuar nga ISIS në kampin “Speicher”, ata janë dëshmia e një lufte fetare që formalisht vuri përballë shitët me sunitë
Mesila Doda del në krye të Grupit Parlamentar të partisë së çamëve. Dikur kjo gjë do ishte për të qeshur
Një zhurmë misterioze në Oregon të SHBA
Një spital në Los Angeles paguan hakerët 17 000 $ në Bitcoin për të rivënë në punë sistemin kompkuterik
“Reuters” njofton për një ndodhi “të çuditshme”: një spital në SHBA ka paguar hakerat për të rimarrë kontrolin e sistemit kompjuterik, pas një sulmi kibernetik. Më tej akoma, pagesa u bë në Bitcoin, në vlerën ekuivalente me 17 mijë dollarë. Subjekt i lajmit është Qendra Mjekësore Presbiteriane në Hollywood e cila ka realizuar këtë ndërhyej me anë të njerëzve që operojnë jashtë ligjit. “E shpejtë dhe efiçente”, kështu cilësohet rruga e gjetur për të zgjidhur një problem shumë serioz.
Tarkhan, rroba e endur më e vjetër në botë
Kjo bluzë(?) është veshja e endur më e vjetër në botë që njihet. 5500-5100 vjet e vjetër, ajo është quajtur “Tarkhan” dhe është gjetur në varr në Egjipt. E endur nga fibra bimësh, apo lëkurë kafshësh, ajo i ka mbijetuar kohës.
