...vdiq në ditën e 13-të të të një greve urie ndaj kushteve të rënda të burgut
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot në faqen e vet në Facebook doktor Aleksandër Kalivopullin. Sipas të dhënave të Arkivës, doctor Kalivopulli u diplomua në Athinë për Mjekësi, madje me rezultate shumë të mira.
Kolegji Europian i Tiranës dhe shkollat me turne në sistemin 9-vjeçar
Televizioni Shqiptar raporton sot se Kolegji Europian i Tiranës do të trajtojë me bursë të gjithë studentët që do të pranohen.
Procedura e shpallur deri tani përcakton se kandidatët e përzgjedhur do të informohen për vendimet e bursave sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të zhvillohen intervistat e përzgjedhjes.
Kosova merr sigurimet maksimale nga Britania e Madhe
Sot në Kosovë ka qenë për një vizitë zyrtare ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili ka qenë edhe kryeministër në Britaninë e Madhe. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen, Cameron ka nënvizuar mbështetjen britanike për Kosovën, sigurinë dhe sovranitetin e saj, por edhe njohjet ndërkombëtare.
Ushtria serbe kërkon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Ushtria serbe i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiç, që të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. I shfuqizuar në vitin 2010 dhe i zëvendësuar me shërbimin vullnetar, shërbimi i detyurueshëm është kërkuar disa herë në Serbi.
Sulm me 100 të vrarë në Teheran
Dy shpërthime në ceremoninë përkujtimore të komandantit iranian Qaseem Soleimani lanë të vdekur 100 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.
Televizioni shtetëror iranian raportoi për dy shpërthime në harkun kohor të 15 minutave gjatë një ceremonie në varrezat ku Soleimani është varrosur në qytetin juglindor të Kerman, pas vrasjes nga një dron amerikan.
"Vuçiç e pranoi marrëveshjen me Kosovën, por u tërhoq sapo u kthye në Beograd"
Kryenegociatori i Prishtinës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, thotë se rreth një vit më parë, parimisht palët ranë dakord në Bruksel, por presidenti serb u tërhoq.
Ule Bishtin!
Në media qarkullon një lajm sipas të cilit kryeministri Edi Rama i ka propozuar Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së që të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Jorgo Goro pra ikën sepse humbi, Beleri nuk vjen dot sepse kështu i dhitet surrati kryeministrit trim që nuk po di si të faktojë sesi i vodhën zgjedhjet në Himarë. Dhe ja sipas këtij varianti duhet të vijë Tavo.
Izraeli ka përherë "një listë eliminimesh"
Në dhjetor të vitit 2019, në gazetën “Haaretz”, Gideon Levy do të publikonte një shkrim me titullin: Vrasësi ynë. Shkrimi merret me një lloj kulture të heorizimit të vrasësve të shtetit që sillet e risillet në media në formën e një seriali letrar dhe televiziv të zhanrit aksion ku MOSSAD shkëlqen përherë me efektivitetin e vet.
Kreu i opozitës serbe: Perëndimi ose të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve,ose të heshtë!
Presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit zyrtar duket se nuk ka asnjë efekt praktik. Disa vërejtje për zgjedhjet, ndonjë shkrim për Aleksandër Vuçiçin si autokrat dhe kaq. Ndërkohë që opozita serbe, e përfaqësuar kryesisht edhe në sytë e pushtetit, nga Dragan Gjilas, po shprehet kritike ndaj Perëndimit që nuk arrin do të artikulojë një politikë të qartë. Përmes një opinioni në “Politico”, Gjilas shprehet se nëse perëndimi nuk është në gjendje të kërkojë përsëritje e zgjedhjeve, atëherë është mirë të heshtë.
Serbia dhe NATO janë shumë më afër nga sa duket
Kreu i Zyrës së Ndërlidhjes së NATO-s në Beograd, gjenerali Giampiero Romano, ka deklaruar në një prononcim për mediat në Serbi, se afria mes Aleancës djhe Serbisë është më e madhe nga sa duket.
Mendoj se qytetarët e Serbisë nuk janë tërësisht në dijeni sesa shumë ne punojmë dhe arrijmë përmes partneritetit tonë. Serbia dhe NATO janë shumë më afër nga sa duket në pamje të parë
citohet ai.