A ndërtohet shteti me televizion e me fotografi?
Ministri i punëve të jashtme, H.TH, po shrytëzon të miturit dhe fëmijët e varfër të Kosovës për përfitime personale e për karierë partiake. Ky njeri po shkelë kodin etik dhe njerëzor duke manipuluar, në publik, me fëmijët e pafajshëm e fragjil. Fotografitë e shkrepura me fëmijë për fushatë partiake, në momentin kur në Kosovë po vdesin fëmijë nga kanceri për mungesë të trajtimit mjekësor, është kokë e këmbë, vepër e cmendur, e turpshme, jo etike, jo njerëzore dhe egoiste e këtijë njeriu dhe i shokëve të tijë.
Kolaudimi i makinave, Braçe kërkon liberalizim të tregut
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkon nga Ministria e Trasporteve Erjon Braçe liberalizimit të shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve, ose siç njihet ndryshe kolaudimit të makinave. Sipas tij ideja pë r të vendosur targa me çip nuk është prioritet dhe pë rmë tepër është me kosto të madhe për xhepat e shqiptarëve.
“Kam dy jave qe degjoj: “Ka nje propozim per “targat me cip” dhe ne po e shqyrtojme”!!
Teza e Blushit: 100 mijë > 1 milion
Ben Blushi ka kohë që ka nisur një sulm frontal ndaj Edi Ramës – si për qeverisjen që ky i fundit po i bën vendit, ashtu dhe drejtimin që po i bën PS-së. Akuzat e Blushit nuk janë të tipit të oponencës ndaj Ramës për çështje të veçanta, por të një opozite të plotë ndaj pothuaj çdo gjëje që bën Rama. Dhe zgjidhja që ka ofruar Blushi është kryerja e zgjedhjeve për kryetar të PS-së me parimin “një anëtar, një votë”, siç e kërkon statuti, dhe vajtjen e tij në krye të qeverisë, në qoftë se i fiton zgjedhjet brenda partisë, po siç e kërkon statuti.
Pse vjen në Tiranë John Kerry?
Vizita e pritshme e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry ka shtuar hamendësimet mbi qëllimin dhe axhendën e shefit të diplomacisë amerikane gjatë qëndrimit të tij 3 orësh në Tiranë.
Aktualiteti politik dhe përfshirja e drejtëpërejtë e ambasadës amerikane për reformën në drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit janë një arsye e fortë për të besuar se këto çështje do të jenë pjesë e diskutimeve mes zyrtarit të lartë amerikan dhe autoriteteve shqiptare.
"Pse me t'fut në punë kur ka ma socialista se ty"
Shkarkimet politike nuk janë ndonjë gjë e re në Shqipëri, por puna ka arritur deri edukatoret e kopshteve. Emisioni Fiks Fare ka publikuar përgjimimin e një bisede mes administratores së njësisë qytetit të Rreshenit dhe përgjegjëses së çerdhes së Rubikut, e shkarkuar nga puna pasi dy djemtë e saj nuk kishin votuar në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Administratorja, Flora Jushi mohon pretendimet e ish- përgjegjëses së çerdhes, Dava Kola por pranon se ka kryer bisedën.
Biseda mes ish-përgjegjëses së çerdhes dhe administratores së Rubikut:
Zgjidhje e konfliktit në Siri ose një luftë e tretë botërore
Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka surpizuar me deklaratat e tij se “bota është në prag të një lufte të re botërore”. Në një intervistë për revistën gjermane Handlesblatt Medvedev tha se ofensiva e huaj në Siri paraqet rrezikun për fillimin e luftës botërore.
Sfida ekzistenciale e PD-së dhe Doktorit: "Aleanca e Qelbësirave" vs "Aleancë me një Qelbësirë"
Në politikë ka aleancë interesash, jo aleancë vlerash. Këtë parim, Doktori e di shumë mirë, qëkur pas zgjedhjeve të vitit 1992, pranoi në koalicion Skënder Gjinushin dhe Sabri Godon. Dhe që për të cilët numerikisht nuk ua kishte nevojën. Por...ja që dikur do të duheshin.
Mite mbi trurin
Burimi: "Focus"
Dashuri në Kohërat e Zikës
Dashuria është fluide, nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtën rrjedhë ndjesie, sepse stacionimi i saj merr tatëpjetën drejt universit, bëhet universale… Zgjimi në mëngjes na tregon se sa afër dhe larg këtij koncepti jemi. A është e prekshme dashuria? Erërat e cilës kohë fryjnë në drejtim të dashurisë? Shkurti është muaji i vitit ku manifestimi i dashurisë merr trajtën e njeriut me këmbë dhe duar, ku dashuria prek buzë dhe bëhet njësh me libidon njerëzore, dashuria bëhet syvëzhgues, mendjekritike, dorëledhatimi dhe krahëmbështetje.
