Propozimi i Lavrov: “Zgjerimi i NATO-s drejt kufirit rus, shkaku i të gjitha tensioneve. Të krijojmë Unionin Euroaziatik”

Postuar në 04 Mars, 2016 04:32

Konflikti i fundit mes Rusisë dhe Perëndimit ka riaktivizuar shumë terma dhe ka gjallëruar shumë klishe që mendohej se ishin lënë pas. Që nga fjalimi i Vladimir Putinit në Munih në vitin 2007, Perëndimi nisi të shihte më qartë ambiciet e presidentit rus nën një prizëm imperial, njësoj si Bashkimin Sovjetik dikur. Ngjarjet e Gjerogjisë dhe Osetisë në gusht të vitit 2008 theksuan prirjen për ta parë Rusinë si një qendër që synonte rivalitetin me Perëndimin, ndërkohë që përballja në Ukrainë dhe në Siri i ka hapur letrat plotësisht.

Hannah Davis, e pakonkurueshme per revistën Maxim

Postuar në 03 Mars, 2016 21:39

Mosul/Diga rrezikon jetën e 1.5 milionë njerëzve

Postuar në 03 Mars, 2016 21:09

Diga e Mosulit, qyteti që është pika e fortë e ISIS, rrezikon jetën 1.5 milionë irakenëve. “NBC NEËS” citon ambasadën amerikane në Baghdad sipas të cilës kolapsi i digës do të sillte pasoja të paprecedenta; 500 000-1.47 milionë irakenë nuk do të mbijetonin dot nga vala e ujit që nëse ndodh do të arrinte në nivelin 15 m në Mosul. Qytete të tjera si Tikriti, Samarra apo Baghdadi do të përfshiheshin nga vala e ujit ndonëse me pasoja më të vogla.

Modelja e Playboyt drejt burgut, tentoi të fuste në kurth një bos mafioz

Postuar në 03 Mars, 2016 20:29

Slobodanka Tosic, 29 vjeç, ka qenë modele për Playboy. Ajo është nga Bosnje-Hercegovina dhe së fundmi është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg nga një gjykatë pasi kishte tentuar të fuste në një kurt një bos lokal mafioz, Djordje Zdrale. Kurthi ishte organizuar nga rivali i Zdrales, i dashur i modeles, i cili quhet Darko Elez.

 

"Mos hajdeni në Europë"

Postuar në 03 Mars, 2016 18:14

Presidenti i Këshilit të Europës, polaku Donald Tusk u është drejtuar imigrantëve nga Athina ku ka qenë për vizitë me mesazhin: Europa nuk ju pret!

Gjykata Kushtetuese rrëzon nenet represive të ligjit “Për procedurat tatimore”

Postuar në 03 Mars, 2016 18:05

Gjykata Kushtetuese ka hedhur edhe njëherë poshtë nisma të qeverisë, teksa sot ka zbardhur vendimin e saj kundër disa neneve të ligjit “Për procedurat tatimore”. “Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi:  Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Check up, ketchup...

Postuar në 03 Mars, 2016 16:21

E ka krijuar vetë

Postuar në 03 Mars, 2016 16:15

“Dezintegrim, zgjidhje përfundimtare, konflikt i hapur dhe i gjerë” – çfarë kuptimi kanë këto fjalë të përdorura sot në Parlament?

Postuar në 03 Mars, 2016 16:00

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka mbajtur sot në seancë plenare një fjalë me karakter ultimativ. Berisha ka folur për dezintegrim të parlamentit, zgjidhje përfundimtare. Duke qenë se prej disa ditësh apo flitet për lënie mandatesh etj., po e sjellim fjalën e plotë, ashtu siç Berisha e ka hedhur në profilin e vet në “Facebook”. Një fjalë që nuk përjashton konfrontimin, për të cilin Berisha flet që në hapje të fjalës:

Lista “Lu” dhe një përpjekje për të banalizuar angazhimin amerikan për reformën në drejtësi

Postuar në 03 Mars, 2016 15:26

Ambasadori amerikan Donald Lu ka shpenzuar dhe “armën e fundit” në kuadër të reformës në drejtësi. Duke parë se Venecia “hodhi” një raport mbi të cilin po luhet dhe kur dekriminalizimi i “pamundur” për një palë, po relativizon procesin, ka dalë me një deklaratë: Lu tha se SHBA do t’u refuzojë vizat gjyqtarëve të korruptuar.

Mirëpo ky është një problem që ligjërisht SHBA e ka të zgjidhur: harton listën në bazë të të dhënave që ka përmes ambasadës, i klasifikon aty të gjithë dhe refuzon vizën.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS