Sharapova, sponsorët e braktisin pas dopingut

Postuar në 08 Mars, 2016 20:34

Firma amerikane e prodhimit të veshjeve sportive "Nike" nuk do të rinovojë kontratën me tenisten ruse Maria Sharapova, e cila u gjet pozitive në testin antidoping. Kontrata e nënshkruar me sportisten në vitin 2010 ishte 100 milionë dollarë. Kështu do të veprojë edhe kompania e prodhimit të makinave "Porche". Sipas "Forbes", vetëm në periudhën 2014-2015, Sharapova fitoi 29.7 milionë dollarë nga trofetë e fituar.

Më të penalizuarit nga bankat

Postuar në 08 Mars, 2016 18:54

Shqiptarët janë shumë të ekspozuar dhe të penalizuar nga politikat që ndjekin bankat për kredidhënien. Një raport i Autoritetit të Konkurencës sjell në vëmendje se diferenca mes normës së interesit të kreidve dhe atyre të depozitave është më e larta në rajon dhe arrin në 7.3%.

Policia me lule per vajzat dhe grate shofere

Postuar në 08 Mars, 2016 17:23

Videoja e përgjimit në hotel të gazetares Erin Andrews

Postuar në 08 Mars, 2016 17:16

Gazetarja amerikane e "Fox Sports",  Erin Andrews do të dëmshpërblehet me 55 milion dollarë pas publikimit të një videoje intime të xhiruar fshehtas në një dhomë hoteli nga një përndjekës i saj.

 

Erin Andrews by trelosjermatis

Charlotte McKinney, një dhuratë për 8 Marsin

Postuar në 08 Mars, 2016 16:46

“Të ndalet Trump me çdo kusht” - Spekullime mbi takimin Cook-Musk-Page-Parker. “Washington Post”: “Hillary Clinton gënjeu për e-mailet”

Postuar në 08 Mars, 2016 16:42

Demokracia funksionon dhe është domosdoshmëri, por mesa duket jo përherë rregullat e saj japin siguri. Kjo mund të thuhet me garën presidencial amerikane, ku Donald Trump, fituesi i ballafaqimeve publike, debateve, sondazheve, përherë sipas lojës së njohur, po shpallet gradualisht armiku numër një për sigurinë e SHBA-së.

Lista e detyrimeve nuk mbaron/Sigurim i detyrueshëm për tërmetet dhe përmbytjet

Postuar në 08 Mars, 2016 15:58

Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë propozuar një projektligj që parashikon sigurimin e posaçëm për sigurimin nga tërmetet dhe përmbytjet. Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha familjet shqiptare. “Ajo çka parashikon ky ligj është krijimi i një pool-i të përbashkët për sigurimin nga katastrofat.  Ky pool do të parashikojë primet dhe mënyrën se si do të arkëtohen primet si dhe do të parashikojë mënyrën se si do të dëmshpërblehet”, tha për “Top-Channel” Pajtim Melani, kryetar i bordit të AMF.

Rreziku i konvertimit të kaosit në liri të kontrolluar

Postuar në 08 Mars, 2016 14:47

Pas çdo të pakënaquri publik, në mos fshihet, së paku ka lidhje diçka prej konflikti interesi. Ky nuk është thjesht vetëm një perceptim, por një imazh që të krijohet në këtë republikë të “fshatit të fjalëve pa fund”. Pakënaqësia verbale në shoqërinë tonë po shumëfishohet pareshtur. Është një vërshim kaotik i mundësuar natyrshëm prej risisë së ngjarë dhe të shumëpërdorur, pra internetit.

12 mijë dokumente mbi Shqipërinë

Postuar në 08 Mars, 2016 14:31

Rreth 12 mijë dokumente mbi Shqipërinë që ruheshin në arkivin qendror të Stambollit, tashmë janë në Arkivin Qendror të Shtetit. Gjatë vizitës së fundit që kreu i arkivave shqiptare, Gjet Ndoi, pati në Turqi, u bë e mundur marrja e mijëra dokumenteve me rëndësi historike kombëtare. “Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i dokumenteve nga të dyja palët në formë elektronike. Gjatë bisedimeve me palën turke, që kryesohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë z.

Familjet, 1800 lekë në vit për taksën e arsimit. Do të mblidhet me faturat e ujit

Postuar në 08 Mars, 2016 14:19

Taksa e arsimit që Bashkia e Tiranës ka menduar të aplikojë për 7 vite do të jetë 5 milionë euro vetëm në vitin 2016. Atë do ta paguajnë të gjithë; subjekte tregëtare dhe familjet, persona fizikë dhe juridikë. “Nga 650 milionë lekë që planifikohen të mblidhen, 320 milionë lekë do i paguajnë familjarët dhe 330 milionë lekë subjektet tregtare. Në vitin 2017, planifikohen të mblidhen 690 milionë lekë dhe në 2018-n rreth 720 milionë lekë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS