Shpresa se Palmira do të merret sërish nën kontrollin e Damaskut
Shkëlqimi i mbetur i Aleksandrisë
Burimi: Reuters
“Eurosig”, fitues i tenderit për blerjen e “INSIG”. Qeveria kërkon pagesën brenda 30 ditëve, përndryshe “humbet e drejta e blerjes”
Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar shitjen e kompanisë “INSIG” duke njohur si fituese ofertën e kompanisë “Eurosig”. Përmes një vendim, marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar “procedura e tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve prej 100 për qind, të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a”. Po kështu vendimi rregullon edhe kryerjen e pagesës e cila duhet kryer “brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit nga Ministria e Financave”.
Vula e pashqitshme e mjerimit në Kalkuta
Burimi: Reuters
Rekord shpejtësie në transmetimin e të dhënave
Një ekip i universitetit të Ilinoisit pretendon se ka arritur të krijojnë kushtet për transmetim shumë të shpejtë të dhënash dhe pa gabime. Bëhet fjalë për 57 gigabit për sekondë në temperaturë dhome dhe 50 gogabit/sekondë deri në temratura 85 gradë Celcius. Ekipi i drejtuar nga profesoir i inxhinierisë kompjuterike Miton Feng është bazuar dhe ka shfrytëzuar tekonologjinë VCSEL – apo vertical-cavity surface-emitting laser, e cila konsiston në gjysmëpërçues lazer që emetojnë rreze drite vertikalisht nga sipërfaqja.
Shpërthimet më të mëdha nukleare
Thirrje për gijotinë për politikanët në sheshin “Skënderbej”
Publicisti Kastriot Myftaraj, i njohur për qëndrimet e tij anti-islamike, bën thirrje në një shkrim të fundit të tij, publikuar në profilin e vet në Facebook, për një gijotinë në sheshin “Skënderbej”. Arsye sipas tij është pranimi i muxhahedinëve, rreziku që ata paraqesin për stabilitetin dhe fakti se elita politike shqiptare po luan me fatet e vendit. “Një shekull më parë, disa mijëra boshnjakë të strehuar në Shqipërinë e Mesme si refugjatë lufte, u bënë bërthama e kryengritjes islamike të Haxhi Qamilit.
Ish-Miss Izraeli, Gal Gadot, ka shumë sharm
Shqipëria e vitit 1988
Në periudhën time universitare në Francë, një koleg student, nga që e dinte se jam shqiptar, më tha që dispononte një revistë të vjetër franceze, e botuar para viteve 90, në të cilën flitej për Shqipërinë. Menjëherë u bëra kurioz dhe i thashë se jam i interesuar të lexoj se çfarë i tregohej asokohe lexuesit frankofon për Shqipërinë, e cila gjendej plotësisht e izoluar ndaj botës së jashtme.
Një ekspert nga Vjena për “problemet dypalëshe” të Shqipërisë me fqinjët
Para disa ditësh ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Greqi, të cilën disa media u përpoqën ta trajtonin si shteruese në pikëpamje të diskutimit të çështjeve mes të dyja vendeve. Bushati, që është shkolluar në Greqi, i hapi rrugën një njoftimi zyrtar shumë të thatë, për të lënë mediat që të informonin me “burime” suksesin e vizitës. Zbardhja e konferencës për shtyp mes tij dhe homologut grek, Kotzias, nga Ministria e Jashtme e Greqisë, hodhi dritë mbi faktin se në takime ishte folur për të gjitha çështjet.
