Alessandra Ambrosio shkrihet me natyrën
Matësat inteligjentë të energjisë, Gjiknuri: Po studiohet opsioni për një PPP
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri zbuloi se qeveria është duke shyrtuar mundësinë e dhënies me konçesion të menaxhimit të sistemit të matjes së energjisë, që aktualisht administrohet nga OSSHEE dhe faturistët e saj. Në një intervistë për News 24, Gjiknuri tha se dhënia me PPP do të përmirësojë efiçencën e këti shërbimi.
Skica për solidaritetin e munguar ndaj Turqisë
"Le Monde" doli të mërkurën me një skicë homazh për masakrën e Brukselit. Qëllimi ishte shprehja e solidaritetit të Francës me popullin belg. Skica tërhoqi vëmendjen e rrjeteve sociale dhe shkaktoi reagime të ndryshme. Shumë ishin ata që e postuan në llogarite e tyre personale, duke ngjallur reagimetë shumta në Turqi dhe postimin e një tjetër skice me mbishkrimin "Sot në krah të Belgjikës dhe Francës është edhe Turqia e lënduar nga sulmet kamikaze të disa ditëve më parë"..
Ikja e shqiptarëve me ritme eksodi
Numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.
Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 66 mijë raporton Panorama.
Duket si kulla e Zorg
Transformimi i pamjes së disa personazheve të njohur. David Letterman nuk njihet
Një tërheqje me fitore e Rusisë nga Siria. Në konflikt edhe dy njësi koreanoveriore
Pse u tërhoq Vladimir Putin nga Siria? Kjo pyetje lidhet me një vendim të befasishëm të presidentit rus, para disa javësh dhe ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Shumica e mediave që marrin në analizë aktin e Kremlinit, nënvizojnë se Rusia nuk është tërhequr realisht nga Siria, por ka reduktuar praninë e saj. Gjithnjë duke vlerësuar se objektivi real i Kremlinit në Siri ishte mbajtja e Bashar al Assadit në pushtet, por jo në mënyrë të pakushtëzuar.
Aksi i Hënës ka ndryshuar me 6 gradë
Hëna, sateliti natyror i tokës, nuk ka patur këtë aks që ka sot. Disa shkencëtarë të Universitetit Southern Methodist në Dallas të SHBA-ve kanë zbuuar se 3 miliardë vjet më parë aksi i Hënës ndryshoi. Zbulimi i kryer pas vlerësimit të të dhënave të marra nga NASA, për identigikimin e hidrogjenitpolar të Hënës. Ky element, i detektuar nga instrumentet orbitale presupozohet se është në formë akulli, i fshehur nga Dielli, në kratere që qarkojnë polet jugorë dhe veriorë të Hënës. Ekspozimi i drejtpërdrejt ndaj Diellit do të të sillte shkrirjen dhe daljen e hidrogjenit në hapësirë.
Këto goca kanë mendje të keqe për joga
Erdogan kishte paralajmëruar autoritetet belge
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan tha se kamikazi belg Brahim El Bakraui, i vetëvrarë në sulmet kamikaze në Bruksel është deportuar nga Turqia në korrik të vitit 2015, pas arrestimit, në qershor të 2015. Autoritetet turke kishin paralajmëruar ato belge se ai ishte militant islamik. Megjithatë, El Bakraoui ishte lënë i lirë nga autoritetet belge, pasi nuk ishin zbuluar lidhje me terrorizmin. Erdoan tha se “Belgjika shpërfilli paralajmërimit e Ankarasë”. Me kërkesë të tij, El Bakraui u kthye më pas në Holandë.
