Tatimet pranojnë abuzimin me profesionet e lira për vendosjen e kasave
Nga shtatori, kur filloi aksioni anti informalitet, profesionet e lira u gjendën nën presionin e tatimorëve për t’u pajisur me kasa fiskale, pavarësisht faktit nëse ato bënin pagesa cash apo jo.
Athina përgënjeshton La Repubblica-n: “Nuk i shtyjmë refugjatët drejt Italisë”
Qeveria greke ka përgënjeshtruar se po i nxit refugjatët që t’u drejtohen vendeve të tjera që i kanë të mbyllur kufijtë e tyre. Autoritetet greke as i drejtojnë, as i lehtësojnë refugjatët që të kalojnë kufij të mbyllur. Por përkundrazi, punojnë për t’i penguar, në kuadër të detyrave të tyre”, deklaroi të martën zëdhënësi i komitetit qeveritar të menaxhimit të krizës së refugjatëve, Jorgos Kiritsis.
Kokëdhima shpjegon pse nuk duhet marrë seriozisht Pandeli Majko
Deputeti socialist Koço Kokëdhima, praktikisht njeriu me më shumë influencë dhe ndikim te kryetari Edi Rama ka zhvlerësuar deklaratën e Pandeli Majkos se mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai ka dhënë një sinjal LSI-së se nuk duhet të marrë seriozisht profecitë e Pandeli Majkos, i cili lobon dukshëm për të qenë një nga kandidatët për President i Republikës, post të cilin e synon edhe Ilir Meta. Në një interevistë për emisionin “Tonight”, Kokëdhima deklaroi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2017 “Nuk ka asnjë arsye të ketë zgjedhje të parakohshme. Të mos bëjmë profecira.
Rusia nis tërheqjen ushtarake nga Siria
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar nisjen e tërheqjes ushtarake nga Siria. Ai ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes Sergey Shoigu që të nisë tërheqjen që nesër, ditë e martë, duke deklaruar arritjen e objektivave. Televizioni rus “Russia Today” ka bërë të ditur se Rusia do të ruajë kontrollin mbi portin e Tartus dhe bazës ajrore të Khmeimim, me qëllim vëzhgimin e marrëveshjes së armëpushimit. “Vlerësoj se objektivat që iu vendosën Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi u përmbushën.
Shënime për romanin “Të vrasësh zogun përqeshës”, Harper Lee, përkthim i Jogji Qirjakos, “Omsca-1”

Ksenofobë ndoshta “jo”, por të përdorur si gjithnjë dhe mosmirënjohës, “po”
Sot u përcoll në mediat kryesore një deklaratë e ministrit grek të Mbrojtjes, Dimitris Vitsas, sipas të cilit mbyllja e kufirit për refugjatët sirianë që ndodhen në Greqi, manifeston ndër të tjera edhe ksenofobi. Madje edhe nga to vende prej nga ku kanë vërshuar mijëra emigrantë. “Disa vende kanë qeveri që ngjan se veprojnë në mënyrë ksenofobike. Mes tyre, mjaft nga ato vende që dërguan disa dhjetra mijë emigrantë në Greqi para 25 vjetësh. Por tani këto vende nuk duan të pranojnë refugjatë sirianë nga Greqia.
Ishulli i Kukullave
Ishulli i Kukullave ndodhet disa kilomentra nga Mexico City. Ai është i njohur për numrin e madh të kukullave që qëndrojnë të varuar na pemë. Legjenda thotë se personi që kujdesej për La Isla de las Munecas, Don Julian Sanatana, gjeti një trupin e një vajze të mbytur me kukullën e saj në duar. Santana besonte se shpirti I vajzës e përndiqte ishullin dhe donte ta kënaqte atë duke vendosur kukulla nëpër pemë. Sidoqoftë e vërteta, pamja që sheh është jo pak e frikshme.
Në kryeqytetin e ISIS, Raqqa
Filmimi është kryer fshehurazi nga dy gra siriane që japin identitet të rremë.
Gjithçka ndodh vetëm majtas
Dikush duket se u ka bërë magji ose thënë ndryshe i ka marrë mësysh të majtët në qeverisje. Sepse sa ishin në opozitë me gjithë sfidat e mëdha që kishin, përsëri dukeshin të bashkuar me njëri tjetrin aq sa i kishim zili.
Por peri i tespiheve u këput pa kaluar shumë nga ardhja në pushtet dhe ngjarje interesante ndodhen njëra pas tjetrës. Ngjarje që në fakt e okupuan dhe vazhdojnë ta okupojnë interesin e publikut.
Kryebashkiaku revolucionarizon traditën: "Për Ditën e Verës, jo vetëm bollokume, por edhe Superllokum"
Burimet thonë se në fillim kryebashkiaku donte të vishej si Robin Hudi, por e kujtuan se ky i fundit: "Vidhte të pasurit për t'ia dhënë të varfërve". Ndaj u vendos të zgjidhej Superllokumi...Supermani.
