Zbulohet një virus prehistorik në genomin njerëzor, i aftë për t’u riprodhuar

Postuar në 04 Prill, 2016 22:58

Një studim i fundit me autorë Julia Wildschutte dhe Zach Williams, të laboratorit të “John Coffin at Tufts University”, zbulon se një virus i vjetër, i cili ka vepruar mbi njerëzit kohë më parë dhe që deri më tani është identifkuar në formë fosile, mendohet se ka vijuar të infektojë disa njerët në një nivel të ulët, për miliona vjet. Studimi thotë se virusi, i zbuluar në genomin njerëzor, shtron pyetje për atë sesi ka mbijetuar, apo nëse lloje të tjera nga e kaluara prehistorike mund të ndodhen në gjendje të fjetur në ADN-në njerëzore.

Videolajm/70-vjetori i "Partizanit", Armando Duka i padëshiruar për tifozët

Postuar në 04 Prill, 2016 21:59

Shqiptarët refuzojnë vaksinën e fruthit për fëmijët

Postuar në 04 Prill, 2016 21:23

Dhjetëra prindër refuzojnë vaksinën e fruth-rubeolës për fëmijët e tyre 1-vjeçar. Debatet në mbarë botën se ajo stimulon autizmin, po shkaktojnë frikë edhe tek familjet e reja shqiptare siç raporton Vizion Plus. Në vendin tonë, Tirana mban rekord sa i përket refuzimeve të vaksinës së fruthit dhe sipas specialistëve arsyet nuk janë vetëm shendetesore, por lidhen edhe me bindjet fetare të shtresave të caktuara. Në qendrat shëndetësore, mjekët tregojnë se është rritur numri i prindërve që kundërshtojnë kryerjen e këtij injeksioni.

Qeveria, 500 mijë lekë pension të posaçëm mujor për familjen e Dr.Florit

Postuar në 04 Prill, 2016 19:19

Ndarja nga jeta e kantautorit të njohur Dr.Flori ishte një dramë për familjen e tij, por jo vetëm. Qeveria shqiptare ka menduar ta lehtësojë sadopak dhimbjen e tyre duke u akorduar një pension të posaçëm raporton Gazeta Tema. Ditën e sotme qeveria shqiptare ka vendosur t’i caktojë një pension prej 500 mijë lekësh të vjetra bashkëshortes dhe fëmijëve të ndjerit. “Efekti financiar, prej 450 mijë lekësh, për vitin 2016 dhe për vitet në vazhdim të përballohet nga buxheti i sigurimeve shoqërore.

7 vjet në NATO. Erjon Veliaj mban fjalën e hapjes. Bojkoton opozita dhe Presidenti. Berisha nuk u ftua fare

Postuar në 04 Prill, 2016 18:30

Ministria e Mbrojtjes ka përkujtuar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, 7-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me një dekor të posaçëm, shoqëruar me disa armatime dhe pajisje, ceremonia është asistuar nga pjesëtarë të qeverisë, trupit diplomatik dhe më e pazakonta, nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ky i fundit madje ka mbajtur edhe fjalën e hapjes në këtë aktivitet që lidhet me të tjera institucione. E çuditshmja është se ceremoninë e kanë bojkotuar përfaqësues të Komisionit Parlamentar të Sigurisë si dhe ish-ministrat e Mbrojtjes.

Detyra e parë e një zonje: të jetë në formë

Postuar në 04 Prill, 2016 17:57

Faza e dytë kundër Informalitetit. Tani jo më me inspektorë në terren

Postuar në 04 Prill, 2016 17:30

Sot kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kanë prezantuar atë që e kanë quajtur faza e dytë kundër informalitetit. Kryeministri ka vlerësuar se kjo sipërmarrje synon mbrojtjen e biznesit dhe jo luftën ndaj tij, por duke vepruar në një mënyrë të re. “Synimi ynë është që bizneset në Shqipëri të rrinë me vite pa u kontrolluar, të mos kenë nevojë të kontrollohen. Dhe ndërkohë, sistemi të jetë i tillë që mungesën e kontrolleve në terren ta kompensojë me një kapacitet monitorues në çdo sekondë.

Sekret/Ja fleta e dytë e votimit në referendumin e PS-së

Postuar në 04 Prill, 2016 17:06

Vetëm për anëtarët e besuar(surprise)

Ka vetëm një këmbë dhe do të tentojë 166 km not pa ndërprerje

Postuar në 04 Prill, 2016 16:14

52 vjeçari italian Salvatore Cimmino, do të provojë të notojë pa ndërprerje për 60 orë nga Kuba në Key West. Ai ka vetëm një këmbë dhe kjo e bën sfidë të veçantë. Nuk mbetet veçse urimi: Salvatore mos u dorëzo! 

Video e papublikuar e Kim Philbyt me agjentët gjermanolindorë: “Aftësia e shërbimit britanik, një mit”

Postuar në 04 Prill, 2016 15:40

BBC-ja raporton se në arkivat e STAS-it gjermano lindor ka gjetur një material video, ku agjenti më i fashëm i Luftës së Ftohtë, Kim Philby, shpjegon sesi operonte si agjent i dyfishtë, për llogari të KGB-së sovjetike në shërbimin sekret britanik. Ai ka mbajtur një fjalë shpjeguese para agjentëve gjermanë, duke theksuar ndër të tjera se miti i aftësive të shërbimit britanik ishte i pavërtetë, sesi për vite të tëra ai takonte rezidentët sovjetikë, nxirtte dokumente dhe askush nuk e survejonte.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS