Basha nuk është i kontestuar në PD, shkëmbimi i letrave me Ramën pa kuptim

Postuar në 04 Prill, 2016 10:08

Majlinda Bregu thotë se Partia Demokratike është ende në fazën ku vendimet merren pa u diskutuar më parë në forumet e saj dhe shton se kryetari Lulzim Basha nuk ka pse të ndihet i cënuar nga debati i hapur në parti. "Nevoja që kemi për të diskutuar para se të merren vendime vazhdon të mbetet pritshmëri e pandryshueshme, pavarësisht se kush flet. Asnjë debat apo diskutim yni nuk cenon, jo legjitimitetin e kryetarit të sotëm të PD-së, jo e jo, por as lëndon legjitimitetin e anëtarit më të thjeshtë të PD-së.

Rrjedhja më e madhe e dokumentacionit/140 politikanë fshehin pasuritë përmes një kompanie panameze. Në krye Vladimir Putin

Postuar në 04 Prill, 2016 00:21

Disa media po raportojnë një rrjedhje dokumentesh bankare që implikojnë emrat e shumë personaliteteve të njohura ndërkombëtare të përfshira në fshehje pasurie. “Letrat Panameze”, siç po thirret rrjedhja më e fundit, përfshijnë emra si Vladimir Putin, që sipas britanikes “The Guardian” nuk figuron me emër, por logjika të çon tek ai. Janë 2 miliardë dollarë që janë qarkulluar nga miq të tij, të cilët nuk mund t’i kryenin marrëveshjet që kanë prodhuar këtë lloj shifre pa mbrojtjen e tij.

Kelly Rohrbach, çfarë ka humbur Leo Di Caprio

Postuar në 03 Prill, 2016 20:19

Kelly Rohrbach eshte 26 vjeç dhe do te zevendesoje Pamela Anderson ne serialin e "Baywatch". Modelja amerikane, ka terhequr vemendjen e te gjitheve edhe per faktin se ka qene ish e dashura e aktorit Leonardio Di Caprio.

Opozita mund dhe duhet të bëjë diçka më shumë sesa vetëm të konstatojë probleme

Postuar në 03 Prill, 2016 20:07

Partia Demokratike nxori sot në një deklaratë për shtyp, zëdhënësen e vet, Ina Zhupa, e cila bëri një denoncim të ri. Tha Zhupa: “Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse Ministria e Kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”. Ministria e Kulturës ka paraqitur një projektligj për këtë çështje.

Pensioni me Koçon shpjegon formulën “Zero probleme me gjindjen”

Postuar në 03 Prill, 2016 18:38

Po zbulohet ngadalë ngadalë se ajo fraza prolog e qeverisë së Edi Ramës : “Zero probleme me fqinjët”, është më e mençura. Ose të paktën më e vërteta për një qeverisje që po i ngjan gjysëm drejtëzës: dihet vetëm ku ka adresën nga nisi. Kjo frazë, me pretendime programore, është deviza dhe motoja, filozofi jete e kryeministrit aktual të Shqipërisë që në intervistën e parë që dha pasi mori pushtetin deklaroi se “Unë merrem me politikë sepse kam frikë nga vdekja”.

Shkëndija lufte mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 30 të vrarë në enklavën autonome të Nagorni Karabakut

Postuar në 03 Prill, 2016 18:02

Azerbajxhani njoftoi të dielën pasdite armëpushim e njëanshëm në Nagorni Karabak,  duke shtuar se  do t’i  përgjigjet një sulmi eventual nga forcat armene. Përplasja e armatosur nis mbrëmjen e së premtes dhe ka vijuar përgjatë gjithë ditës së shtunë duke u gdhirë e diel. Bilanci, 30 të vdekur nga të dyka palët, mes të cilëve dy civilë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, armëpushimi i brishtë u thye të shtunën nga forcat armene, megjithë thirrjet e Rusisë dhe Bashkimit Europian për të ulur tensionet.

Të drejta mbi trupin edhe pas vdekjes

Postuar në 03 Prill, 2016 15:36

Mënyra si mendojmë për vdekjen po ndryshon. Një mesazh në këtë material video flet për ndryshimin e ceremonialit, largimin nga trishtimi i madh që kaplon të gjithë, nga tmerri i vdekjes.

Asambleja e NATO-s në Tiranë, thotë Pandeli Majko. Arsye pse KQZ-ja u transferua nga Pallati i Kongreseve

Postuar në 03 Prill, 2016 15:20

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, shkruan në Facebook, në profilin e tij, se Shqipëria pret më 27 maj Asamblenë e NATO-s. Një lajm ky nëse do të besojmë se ajo që thotë Majko është e vërtetë. Në fakt kishte kohë që flitej dhe sipas burimeve nga qeveria, vendimi për transferimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në godinën e dikurshme të Ministrisë së Mbrojtjes, u justifikua pikërisht me këtë arsye: në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Asambleja e NATO-s.  

Banka e Shqipërisë merr me qira mjedise shtesë për 106 milionë lekë. Hotel “Dajti”? Do të nisë rikonstruksioni këtë vit

Postuar në 03 Prill, 2016 15:15

Banka e Shqipërisë ka marrë një tjetër ambient me qira për aktivitetin e vet: 106 milionë lekë është tarifa për tre vjet. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës dhe ai vjen pak pasi u përurua rikonstruksioni i godinës qendrore, ku morën pjesë thuajse të gjithë drejtuesit politikë. “Vizion Plus” raporton se kontrata e re e qirasë shtron pikëpyetje për shpenzimin e parave nga ky institucion që disponon edhe hotel “Dajti”, i cili ende nuk ka përfunduar rikonstruksionin. “Që nga koha kur ajo ia bleu qeverisë e deri me sot ajo vijon e të mbetet një gërmadhë në qendër të qytetit.

Porti i Shëngjinit qenka i LSI-së, jo i qeverisë

Postuar në 03 Prill, 2016 14:08

Porti i Shëngjinit paska marrë një çmim ndërkombëtar. Çmimi është i artë dhe ai është dhënë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planfikim strategjik. Çmimin e ka dhënë organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë “BID grup”. Çmimi “Quality Era Award” i është dorëzuar në Gjenevë të Zvicrës, Drejtorit të Portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve të përvitshme ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS