"Të gjithë pinë duhan"

Postuar në 14 Prill, 2016 22:14

Duhani është shpallur armik i shëndetit dhe ndaj përdorimit të tij ka një fushatë botërore. Por jo përherë ka qenë kështu. P.sh në ish-Bashkimin Sovjetik duhani është promovuar, madje duke nxitur edhe industrinë e prodhimit. Kjo ka ndodhur në vitet 1923-1929 dhe disa postera të kohës e dëshmojnë këtë. Në ish-BS madje pati edhe marka cigaresh për femrat. Motoja e një posteri është kuptimplotë për atë që mendohej asokohe: Gjithkush pi duhan.

Faturistët e 900 milionë €

Postuar në 14 Prill, 2016 21:17

Prokuroria shqiptare formuloi para disa ditësh akuzën penale për ish-drejtorin e CEZ Albania, Josef Hysek, sipas të cilës çeku që drejtonte kompaninë në fjalë ka abuzuar në shifrën e 5 milionë dollarëve. Kjo është një shifër të cilën e pretendon organi i akuzës dhe që do të duhet të konfirmohet nga gjykata. Marrja në konsideratë e kësaj akuze, të shtyn që të shtrosh disa pyetje mbi mënyrën e realizimit dhe përmbajtjen e Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ në momentin e kalimit të aksioneve sërish drejt shtetit shqiptar.

Korea e Veriut, drejt lëshimit të raketave balistike me rreze të mesme?

Postuar në 14 Prill, 2016 20:28

Mendohet se Pheniani do të kryejë lëshimin të premten, ditën e lindjes së Kim Il Sung.

Telashet që mund të kemi me SHBA-në sipas Ramës dhe falenderimet e Obamës për muxhahedinët

Postuar në 14 Prill, 2016 20:10

Edi Rama u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Barak Obama duke shënuar një moment kulmor në aspektin "publicitar" të karrierës së tij politike. Përtej përfitimeve personale që Rama do të mundohet të vjelë nga kjo vizitë, prania e një kryeministri shqiptar në Shtëpinë e Bardhë është me domethënie për një vend të vogël si Shqipëria.

Zv. Ministrja e Arsimit: "Feja në shkollë, nismë e BE-së". Ambasadori gjerman: "Ne e kemi me zgjedhje"

Postuar në 14 Prill, 2016 19:45

Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka deklaruar sot se futja e edukatës fetare në shkollë është kërkesë e Bashkimit Europian. Sipas “Vizion Plus” që i ka marrë Malajt një prononcim, janë 13 vende të BE-së që e kanë pranuar këtë nismë gjithnjë me synim edukimin si formë e luftës kundër terrorizmit. Në Shqipëri edukimi i historisë fetare do të përfshihet në 10 institucione arsimore të nivelit 9-vjeçar dhe të mesëm. “Mësimi rreth feve, nuk do të jetë lëndë më vete, por e shkrirë me tekstin e Edukatës Qytetare. Nxënësit e klasave te 6 dhe te 10 do të zhvillojnë 18 orë në vit Edukatë Fetare.

Shqipëria në 108 vendet e rrezikuara nga kriza e borxhit

Postuar në 14 Prill, 2016 19:05

Ekspertët gjermanë të zhvillimit tërheqin vëmendjen për zhvillime të reja të rrezikshme lidhur me krizën e borxheve shtetërore në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion. “Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”,- deklaroi Jürgen Kaiser nga organizata “Erlassjahr.de” gjatë paraqitjes së raportit të borxheve 2016 të përpiluar bashkërisht me organizatën e ndihmës Misereor.

Mesazh i Lu për takimin Rama-Obama: “Mundësi për luftën ndaj ekstremizmit dhe reformës historike në drejtësi”

Postuar në 14 Prill, 2016 18:49

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me presidentin amerikan, Barack Obama, në kuadër të vizitës që po zhvillon në ShBA.

Bashkia(e Tiranës) urdhëron mbjellje pemësh në pronë private

Postuar në 14 Prill, 2016 14:20

Punëtorë të Bashkisë së Tiranës kanë tentuar sot të mbjellin pemë në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, por pa “ditur” ndoshta që po e bënin këtë punë në pronë private. Qytetarë të ndryshëm kanë kundërshtuar procesin duke nxjerrë dokumente(si tregohet në një video që qarkullon në rrjetet sociale) që sipas tyre janë certfikata pronësie. është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake për një proces që duket se e vendos Bashkinë në kushtet ose të shkeljes së ligjit, ose të mosnjohjes së territorit.

I pafajshëm

Postuar në 14 Prill, 2016 14:01

Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit në qeverinë Berisha, Myqerem Tafaj. Ai akuzohej për shpërdorim detyre në lidhje me akreditimin e paligshëm të një universiteti privat. Kallëzimi penal ishte bërë nga zyra juridike e Ministrisë së Arsimit. Pas hetimeve Prokuroria kërkoi 1 vit burg për ish-ministrin, por në përfundim Gjykata e Lartë e shpalli atë të pafajshëm duke e liruar nga akuzat. Ky është ministri i dytë që u vu në hetim nga Prokuroria, pas ish-ministrit të Punës Spiro Ksera, i cili ndodhet në arrest me burg po për të njëjtën akuzë “Shpërdorim Detyre”.

Gjesti Presidencial

Postuar në 14 Prill, 2016 13:47

Presidenti italian Pertini, figurë emblematike e rezistencës antifashiste dhe e politikës italiane, u bë President i italianëve me një gjest të vetëm. Dhe gjesti është ky. Një fëmijë ra aksidentalisht në një pus nga ku ishte e pamundur të nxirrej. Skuadrat e shpëtimit punuan me orë të tëra për ta nxjerrë fëmijën dhe Presidenti Pertini qëndroi po aq orë te gryka e pusit duke i inkurajuar ata, pa lëvizur asnjë çast me gjithë moshën e thyer.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS