Ku e sheh terrorizmin Edi Rama?

Postuar në 19 Prill, 2016 10:49

“Për kë terrorizëm flet Rama? Po na dënoni për t’i bërë qejfin Amerikës se nuk ju jep viza”, akuzoi ai. “Kërkoj prova të reja dhe që çështja të rihapet”-deklaroi Gerti Pashja në seancën ndaj imamëve të Unazës së Re që akuzohen për nxitës të urrejtes fetare dhe rekrutim të luftëtarëve në Siri.

Një shpjegim i ri për ndërtimet në Nazca

Postuar në 19 Prill, 2016 10:38

Disa shkencëtarë italianë mendojnë se kanë gjetur një përgjigje shteruese për një nga misteret më të mëdha arkeologjike – strukturat dhe gjeoglifet masive në Peru. Në Nazca janë identifikuar gjeoglife masive të cilat paraqesin kafshë dhe bimë si dhe rreth 900 forma gjeometrike të krijuara mbi sipërfaqen e tokës. Këto janë artifakte të para nga ajri për herë të parë në vitin 1927 dhe për të cilat nuk dihet se përse janë realizuar.

Butrinti, propozohet ruajtja si Pompei

Postuar në 19 Prill, 2016 10:36

Arkeologu Sandro de Maria nga Universiteti i Bolonjës propozon që për Butrintin të ndiqet e njëjta praktikë si me Pompein në konservimin e zbulimeve të bëra deri më tani. "Siti ka nevojë të studiohet, të dokumentohet, të monitorohet. Nuk duhet gërmuar më për të mos krijuar probleme të reja konservimi. Dalin në dritë struktura të reja, por ka probleme me ndërhyrjet e konservimit. Ndaj për mua është më mirë që më parë të studiojmë ato që janë gërmuar tashmë, të shihet se çfarë duhet restauruar e më pas mbase të bëhen kërkime të reja" thotë ai në një intervistë për Gazeta Shqiptare.

Qeverisja moderne dhe degradimi deri në këtë farë feje

Postuar në 19 Prill, 2016 10:15

Asnjë argument bindës nuk gjendet për çdo prezantim shtesë të fesë në shkollë. Nuk i shërbejnë progresit as pritja me entusiazëm e këtij lajmi të qeverisë shqiptare nga Obama, nuk qëndron as justifikimi se kjo lëndë do mbrojë fëmijët nga viktimizimi xhihadist, i theksuar nga Rama; as ngërçet e stërkëmbsheve të krijuara nga besimet, nuk zgjidhen me këtë përkedhelje të re politike të tyre.

Korrupsioni poshtë, duhen zarfa të marrësh leje në Bashkinë e Himarës

Postuar në 19 Prill, 2016 10:14

Një emigrant i kthyer nga Italia ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” drejtuesit e Bashkisë së Himarës për dhënien e një leje ndërtimi provizore në plazh, në këmbim të rryshfetit. Emigranti rrëfeu për emisioin sesi në Bashkinë e Himarës, përveç dokumentacionit i kërkuan të dorëzonte edhe dy zarfe me parà. Ai ka regjistruar bisedën me inxhinierin e bashkisë, Sokray Kreku, i cili luante dhe rolin e sekserit.

Kristaq Mitro: “Në vitin 1985 u realizua një film artistik për Enver Hoxhën”

Postuar në 19 Prill, 2016 10:09

Kinostudio ka realizuar një film artistik mbi Enver Hoxhën në vitin 1985. Ky fakt është bërë publik nga regjizori Kristaq Mitro në rubrikën “Emocione” të shoë “E diell” në “Top Channel”. Mitro ka rrëfyer se filmi u realizua bashkë me regjizorin tjetër Ibrahim Muço dhe skenaristin Vath Koreshi.

 

Përpiqen, megjithatë CV-në e kanë në rregull

Postuar në 19 Prill, 2016 09:59

“Lartësitë Golan nuk janë pjesë e Izraelit”

Postuar në 19 Prill, 2016 00:29

Lartësitë Golan janë çështja më e fundit në përballjen mes Izraelit dhe SHBA-së. Ose më mirë mes qeverisë së Beniamin Netanjahut dhe administratës Obama. Dy ditëmë parë kryeministri izraelit deklaroi se Lartësitë Golan “do të jenë përherë nën sovranitetin e Izraelit”. Por një ditë më pas, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, theksoi të kundërtën: “Administrata Obama nuk i konsideron Lartësitë Golan si pjesë të Izraelit.

Politika pas rivalëve Dibra dhe Koni. Një polemikë mbi raportimin e zhvillimeve të fundit në zgjedhjet universitare

Postuar në 18 Prill, 2016 23:55

Respublica, këtë radhë e keni gabim; po çoni ujë në mullirin e klikës Kule.

1. A është Klodeta Dibra vegël e PS-së?

Mediu: Ka naivë në PD që mendojnë se me LSI-në do vijnë sërish në pushtet

Postuar në 18 Prill, 2016 22:56

Në konferencën e degës së Tiranës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se vendi drejtohet nga një qeverisje tribale e klanore që kërcënon këdo që i del përpara. Shqetësimi i parë i  sipas tij i pasqyruar edhe në raportet e ndërkombëtarëve është korrupsioni i përhapur në çdo degë të qeverisë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS