Tërmeti shkatërrimtar në Japoni, 65 mijë persona pa shtëpi (Video)

Postuar në 16 Prill, 2016 13:13

Mbi 20  persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi të premten qytetin Kumamoto, në jug-perëndim të Japonisë. Dhjetra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa tronditjet e forta të tokës kanë shkatërruar banesa të shumta, zjarre dhe rrëshqitje dheu. Dy tronditje e së premtes me një manjitusë 7.1 dhe 7.4 të shkallës Rihter, pasuan tërmetin e së enjtes 6.2 i shkallës Rihter në ishullin Kiushu. Rreth 20 mijë trupa të emergjencës civile janë angazhuar për të shpëtuar të plaogsurit..

Të martohesh me fustan të zi

Postuar në 16 Prill, 2016 12:42

Sophie Cachia, blogere australiane, vendosi të kishte një ceremoni martese ndryshe. Dhe fustani i zi e përmbush më së miri këtë gjë.

Fundi i një ere jo vetëm shqiptare në SHBA

Postuar në 16 Prill, 2016 12:16

Andon Athanasi (1911 – 2005) u lind në Trebickë të Korçës. Ishte vetëm katër vjeç kur familja e tij u largua nga vendlindja për t'u shpëtuar masakrave të kriminelëve kinse "epirotë" dhe u vendos fillimisht në New Bedford të shtetit Massachusetts. Në fund të jetës ai ishte ndër shqiptaro-amerikanët më të shquar. Restoranti i tij buzë oqeanit në Boston, “Anthony's Pier 4”, ndër më të njohurit në Amerikë, u kthye në një prej ikonave të shqiptarizmës në SHBA. Atë e kanë vizituar të gjithë presidentët e kryeministrat e Shqipërisë qysh pas rënies së murit të Berlinit.

Robert Bisha, një fenomen unikal i xhazit shqiptar

Postuar në 16 Prill, 2016 12:03

Një artist i madh shqiptar është shfaqur tashmë në skenën e muzikës xhaz. Robert Bisha është një artist i ri, i cili po ngjitet me shpejtësi në nivele të larta të xhazit eksperimental në botë. Ai ka luajtur në disa skena në Itali dhe vende të tjera, ku ka arritur sukses të admirueshëm, ndërsa projekte të reja të paraqitura e shfaqin atë një artist me potencial për të mbërritur në nivele ku nuk është afruar asnjë shqiptar deri më tani.

Ndjekje penale për Dallëndyshe Bicin, prishi hotel me leje në Pogradec

Postuar në 16 Prill, 2016 12:00

Prokuroria e Pogradecit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, Kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici, si edhe Drejtuesin e Njësisë Operacionale të këtij institucioni, Fatmir Meta. Dy zyrtarët akuzohen se kanë prishur në mënyrë të paligjshme një ”Bar-Restorant” me sipërfaqe 450 m2, në zonën e liqenit të Ohrit, në ish-komunën Udënisht.

AMA do të kontrollojë financimin e radiove me karakter fetar

Postuar në 16 Prill, 2016 11:46

Autoriteti i Mediave Audiovizive është vënë në lëvizje për të verifikuar burimin e financimit të Disa mediave. Gazeta “shqiptarja.com” shkruan se AMA ka vendosur “të godasë një nga pikat më kyçe dhe të errëta të mediave në Shqipëri”, por që ka të bëjë vetëm me një kategori mediash. “AMA do të kërkojë informacion vetëm për burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, duke lënë jashtë këtij procesi televionet dhe mediat e tjera”, vijon raportimin gazeta në fjalë.

Biznesi i të brendshmeve ecën edhe pse asnjë s'e ka mendjen aty!

Postuar në 16 Prill, 2016 11:34

Kremoze

Postuar në 16 Prill, 2016 11:29

Paragrafi gjerman i fyerjes dhe pasojat e tij

Postuar në 16 Prill, 2016 11:20

Gjermania është vendi i juristëve. Shumë gjëra janë të rregulluara me ligj dhe paragrafët ndërtojnë shtyllën kurrizore ku bazohet ndërtesa shtetërore - ndoshta më tepër se në vende të tjera. Kështu është rregulluar edhe rasti i fyerjes së kryetarëve të huaj të shtetit.

Papa mes emigrantëve në Lesbos: Duhet të trajtoheni si njerëz

Postuar në 16 Prill, 2016 11:15

Papa Francecsku  përcolli sot një mesazh të fortë me vizitën në kampin e emigrantëve në ishullin Lesbos të Greqisë. Refugjatët nuk janë numra, janë njerëz: ata kanë fytyrat, emrat, histori, dhe si të tillë duhet të trajtohet.”-theksoi Papa Françesku në një mesazh pak para mbërritjes. Në Lesbos Papa Francesku ku prit nga kryeministri grek Aleksis Cipras dhe drejtues të Kishës. Cipras shoqërohej nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu I dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronymos. Papa tha se ishte krenar për qëndrimin që populli grek ka mbajtur ndaj emigrantëve.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS