Epidemia nacionaliste, Kroacia në radhë pas Hungarisë?
Koalicioni qeverisës në Kroaci ka tërhequr vëmendjen për një prirje nacionaliste të ngjashme me atë që haset aktualisht në Hungari. Njësoj si kjo e fundit, edhe Kroacia bën pjesë ndër ato vende që kanë traditë në instalimin e regjimeve nacionaliste, të përfshira madje në krime si në rastin e Luftës së Dytë Botëore. Duket se cikli po mbyllet dhe retorika po riadaptohet në formën e një shpagimi historik, por edhe ndoshta pse alternativat e tjera janë diskredituar.
LSI-ja, tani interlokutor me investitorët e huaj. Ministri i Drejtësisë: Kemi strategjinë e Letrës së Bardhë. Biznesi do të shkruajë ligjin që do
LSI-ja më pranë biznesit dhe në mbrojtje të interesit publik. Pasi ndërmori pak kohë më parë iniciativë ligjore për ndryshimin në ligjin e koncesioneve, Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dalë sot me një tjetër propozim që dublon qëndrimet brenda qeverisë. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka deklaruar në fjalën e tij gjatë punimeve të tryezës me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, se këtej e tutje do të ndqiet strategjie e letrës së bardhë.
PD-ja vihet në lëvizje zyrtarisht për projektin e stadiumit
Partia Demokratike vihet në lëvizje zyrtarisht për çështjen e stadiumit të ri, “Arena Kombëtare”. Kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka, i ka nisur një letër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbolllit, Armando Duka dhe kryeministrit, Edi Rama, përmes së cilës kërkon informacion për:
Zv.ambasadori amerikan, Muniz: Kinezët bëjnë mirë që vijnë në Shqipëri, por qeveria duhet të shohë pse po ikin kompanitë amerikane
Apeli i shoqatave apo binzesmenëve të huaj në Shqipëri, rreth klimës ekonomike po rezulton me pasoja në nivel politik. Ka disa javë që kreu i Dhomës Amerikane të Tregëtisë në Tiranë ka shprehur disa shqetësime për klimën e biznesit, politikën fiskale dhe korrupsionin. Sipas tij nuk dihet pse qeveria shqiptare shmangu ardhjen e një miliarderi amerikan në Tiranë kur nga ana tjetër kërkon investime të huaja. Këtyre zërave sot iu është shtuar edhe një zë politik: Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Muniz.
Zbulohet një galaktikë e përbërë nga Materie e Errët
Astronomët në Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (ALMA) në Kili kanë zbuluar së fundmi një galaktikë të përbërë vetëm nga Materia e Errët, e cila përbën ¾ e materies së universit. Mbi këtë të fundit nuk dihet thuajse asgjë dhe ajo është e padedektueshme përmes valëve elektromagnetike, radioaktivitetit apo edhe dritës. E vetmja mënyrë për të vëzhguar prezencën e saj është deformimi që shkakon ajo përmes gravitetit. Edhe zbulimi i fundit u bë nga vëzhgimi i një deformimi të vënë re në imazhet e një galaktike, SDP.81, e cila qarkohej nga një zonë pa yje.
Trump, praktikisht kandidat i republikanëve për zgjedhjet për President i SHBA-së. Cruz dorëzohet dhe tërhiqet nga gara
Donald Trump i ka nxjerrë praktikisht nockout të gjithë rivalët e vet nbë garën për President të SHBA-së. Përballja e sotme në Inidiana ka detyruar kandidatin tjetër të Partisë Republikane, Ted Cruz të lërë garën, duke njohur kështu Trump si fituesin e vërtetë kampit republikan. Në deklaratën e tij para mbështetësve ai ka shprehur keqardhjen për largimin, por ka shprehur besimin për të ardhmen, që është komentuar si opsion i hapur për vitin 2020.
Pedagoge të zhveshjes
Pushteti i denoncimit, por edhe i paralajmërimit. Kush do të arrestohet?
Sot ne emisionin Fakt ish-kryeministri Sali Berisha, që para disa ditësh deklaroi se Emiliano Shullazi u arrestua nga Prokuroria paralajmëron arrestime të nivelit të lartë. Kjo mbetet për t'u parë.
Berisha nuk ka mohuar e as ka pohuar se është kërcënuar. Më poshtë intervista.
I zhgënjeu të gjithë!
Ylli Rakipi në Zululand të TemA TV: disa komente për Kryeministrin aktual, fitues i 1 milion votave.
