Pushteti i homoseksualitetit
Prej disa vjetësh një komunitet individësh, ndonëse thuajse në anonimitet të plotë, ka ngritur një debat që ka trazuar fort ujërat e opinionit publik, duke zënë një vëmendje të jashtëzakonshme në media, politikë dhe në shoqërinë civile. Si askund në botë ndeshemi përballë fenomenit të triumfit të madh të një kauze pa pasues, ku aktivistët nuk duken kërrkund.
Sinjale të qarta të divorcit PS-LSI
Martesës 3 vjeçare të Partisë Socialiste me LSI-në duket se po i vjen fundi. Paradoksi është se një parti si LSI që është në qeveri sulmon qeverinë për mungesë investimesh, duke dashur të përçojë idenë se orientimi i investimeve ka prapavijë të qartë politike për të dëmtuar LSI- në. Deklaratat e fundit janë bërë nga deputeti Gjovalin Kadeli. Ai tha se Lezha dhe Shengjini jane diskriminuar nga qeveria dhe se investimet kanë shkuar të gjitha në jug të vendit.
Intervista/Bojaxhi: Shteti paçavure drejtohet nga mediat
Në një intervistë për Televizionin Publik shqiptar, Gjergj Bojaxhi ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me akuzat për pasuri të fshehura në parajsat fiskale. Ai ka bërë një vlerësim të situatës dhe ka folur rreth angazhimit të tij në zgjedhjet e ardhshme.
Ka shumë sulme ndaj jush. Pse sot, pse tani, pse jo gjatë zgjedhjeve vendore?
Greek Nights by Keli in "Santa Quaranta". Komentet, "Baroni zemërmirë i LSI-së mban me bukë 400 familje"
Emri i Keli Balilit ka tërhequr vëmendjen e mediave greke jo vetëm sepse mbeti në rrjetën e policisë së Atikës, e cila arriti të çmontonte organizatën kriminale që drejtohej nga Shqipëria, për të cilën shumë polici europiane kishin dijeni, por nuk kishin mundur të gjenin prova të mjaftueshme. Shqiptari që furnizonte me kanabis dhe kokainë gjithë Europën ishte njohës i mirë i gjuhës greke dhe dashamirës po ashtu i muzikës greke.
Irani thirrje Shqipërisë
Gjenerali iranian Hosein Ashtari mësohet se u ka bëri thirrje autoriteteve shqiptare ditën e hënë, që të ekstradojnë muxhahedinen që ai pretendon se është arrestuar në Shqipëri. “Shqipëria nuk po tregon aspak bashkëpunim me Iranin dhe policinë e vendit tonë për muxhahedinen terroriste, që është përgjegjëse për sulmet me bombë në selinë e Partisë Republikane Islamiste në vitin 1981”, tha ai në një konferencë për mediat. “Ajo është në listën e njerëzve më të kërkuar të Iranit dhe është arrestuar në Shqipëri. Ne duam që ajo të ekstradohet”, tha ai.
Klementi i fundos të gjithë. Tahiri: Llalla nuk më la ta arrestoj
I gjithë shteti është i eskspozuar ndaj rastit flagrant të mosarrestimit të Klemend Balilit, zyrtarit të LSI-së që nga zyrat e Drejtorisë së Transporteve drejtonte trafikun ndërkombëtar të drogës. Implikimi i strukturave ligjzbatuese nuk është vetëm në faktin pse Balili nuk u arrestua apo ndalua, por edhe sepse ai u la i lirë të arratisej. Publikisht ministri i Brendshëm pohoi në emisionin Top Story se për arrestimin e Balilit u bë pengesë Prokuroria.
A doni punë? Dëgjojeni këtë dëshmi
Revolucioni Kulturor tani në një libër me foto të papublikuara më parë
Këto fotografi janë vetëm një çast nga i famshmi Revolucion Kulturor në Kinë, që nisi më 16 maj të vitit 1966 dhe përfundoi me vdekjen e Mao Tse Dung 10 vjet më vonë. Ato janë realizuar nga fotografi Li Zhensheng që punonte për një gazetë në prvoncën Heilongjiang. Ai i ruajti negativët, ndonëse u dënua si kundër-revolucionar për t’i publikuar së fundmi në një libër(http://uk.phaidon.com/store/general-non-fiction/red-color-news-soldier-9780714843087/).
Dosjet e kuqe ku fshihen Balili dhe përgjegjësitë e skandaleve të ekipit "proletar"
Qeveria po vihet përballë disa skandaleve për të cilat deri më tani nuk është e aftë as të mbrohet e as të shfajësohet, a thua jeton në tjetër planet dhe populli që ka nën vete dhe që i ka rënë për pjesë po i bie në qafë kot.
Ministri i Brendshëm: “Nuk ka asnjë pajisje përgjimi, përveçse asaj për trajnim. Presidenti, lodër e SHQUP-it”
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Top-Story”, ku ka folur për çështjet e ditës, protagonist i disa prej të cilave është pikërisht ai. Më poshtë një pjesë e intervistës, që ka si çështje kryesore, akuzat për përgjim. Tahiri ka bërë një deklaratë direkt: Nuk ka një pajisje përgjuese dhe se policia nuk përgon. Është një qëdrim që duhet shënuar, pasi ndoshta mund të vijë përballë ndonjë fakti eventual në ditët në vijim. Më poshtë një pjesë e intervistës:
