Greva kundër ligjit të ri të punës, paralizon gjysmën e shërbimit hekurudhor të Francës

Postuar në 01 Qershor, 2016 19:58

Arrestohet drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër. Të sëmurët mendorë dhunoheshin sistematikisht, tre femra kanë abortuar

Postuar në 01 Qershor, 2016 18:05

Një ditë pasi emisioni investigativ “STOP” në  Televizionin Klan u publikoi pamjet shokuese  të trajtimit çnjerëzor të personave me aftësi të kufizuara në qendrën e zhvillimit social të Shkodërs ka reaguar prokruroria. Me urdhër të organit të akuzës  janë arrestuar drejtoresha e kësaj qendre Juliana Cepi, si edhe  infermierja Aida Ymeraj. Prokuroria e Shkodrës thotë se ka hetuar për më shumë se dy javë në këtë qendër ku ka zbuluar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor është ushtruar dhunë sistematike.

Zv/ministri i Brendshëm i dënuar me 4 vjet për trafikim makinash. Çështja u pushua nga Prokuroria

Postuar në 01 Qershor, 2016 17:59

Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko, ka qenë i dënuar me 4 vjet burg, një vendim që më pas është prishur për shkak se prokurori i çështjes e tërhoqi akuzën kur ajo ishte shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Dënimi i është dhënë më 16.02.2006 nga Gjykata e Faktit në Tiranë, për trafikim të mjeteve motorike të vjedhura. Ai është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 20.09.2006.

Siria, shkatërrim i gjithanshëm

Postuar në 01 Qershor, 2016 17:11

Pesë vjet luftë, 4.8 milionë njerëz të zhvendosur nga Homs, Halepi, periferitë e Damaskut etj.. Kjo është vetëm një aspekt i luftës siriane që duket se nuk ka fund. Një set fotografish që japin një fragment nga ajo që ka ndodhu e po ndodh në Siri:

http://www.theatlantic.com/photo/2016/05/in-syria-more-than-five-years-o...

A po fluturonte helikopteri EC145 sipas planit? Prokuroria nuk e merr të mirëqenë versionin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes

Postuar në 01 Qershor, 2016 15:54

Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes deklaruan zyrtarisht se helikopteri EC145 që u rrëzua më 6 prill 2016 ishte në fluturim stërvitor sipas planit të parashikuar. Por Prokuroria që po ndjek hetimet për këtë çështje nuk e beson këtë version, deri sa ai të konfirmohet nga dida burime. Për këtë qëllim është kërkuar dëshmia e drejtorit të trafikut ajror, Arben Sula. “Burimet thanë se megjithëse prokuroret e posedojnë planin e fluturimit të deklaruar nga forcat ajrore si një mision trajnues, për shkaqe hetimore duhet të pyetet edhe përfaqësuesi i Autoritetit të Aviacionit Civil.

PD: Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për Elvis Roshin

Postuar në 01 Qershor, 2016 14:47

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj qëndrimit që mbajti kryeministi Rama për Elvis Roshin, duke dalë me një deklaratë ku thuhet se kreu i qeverisë nuk mund t'i ikë përgjegjësisë për futjen në politikë të njerëzve të inkriminuar. "Ashtu siç mbronte dje Arben Ndoken e Mark Frrokun qe detyronin femrat te prostituonin ashtu dhe sot Edi Rama ka dale ne mbrojtje te nje perdhunuesi si Elvis Roshi. Kjo eshte e turpshme. Edi Rama duke tu kerkoje ndjese shqiptareve qe I poshtroi me kete qeverisje kriminelesh.

Bie ndjeshëm indeksi i besimit të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, problemi kryesor marrëdhëniet me administratën doganore e tatimore

Postuar në 01 Qershor, 2016 14:38

Më shumë se 65% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e kanë perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, ose shumë të pafavorshme, 5.2% e kanë konsideruar klimën si pozitive dhe 29.1% si neutral. Indeksi mat elementët e rëndësishëm të tilla si politikat e qeverisë, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe gjithashtu elementë lidhur me performancën e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare.

PS-ja kërkon hetim nga prokuroria për Nokën, Zenelin dhe Ristanin

Postuar në 01 Qershor, 2016 13:45
 Partia Socialiste duket se ka shitur Elvis Roshin, ish-kryebashkiakun e Kavajës, në këmbim të kokave të turkut në PD dhe detyrimin e kësaj të fundit për të miratuar reformën në drejtësi.

Bankers Petroleum njofton kalimin e aksioneve te kinezët e Geo Jade

Postuar në 01 Qershor, 2016 13:29

Demokracia shqiptare; peshku qelbet nga koka

Postuar në 01 Qershor, 2016 13:07

Në kuadër të një projekti mbi demokracinë e brendshme dhe treguesit e cilësisë së funksionimit të partive politike në Shqipëri, të realizuar nga bashkëpunimi i Institutit të Studimeve Politike dhe Friedrich Ebert Stiftung, ISP ka publikuar raportin e parë kombëtar për periudhën mars-prill-maj 2016 Kjo është hera e parë në historinë 26 vjeçare të pluralizmit politik që hartohet një raport periodik kombëtar mbi partitë politike, dhe që çështjet e demokracisë së brendshme të trajtohen si çështje me interes publik për qytetarët, median dhe standardet e demokracisë në Shqipëri.<

Pages

Subscribe to ResPublica RSS