Pronat, Basha i kërkon Strabsburgut të mos shprehet para vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Lulzim Basha i është drejtuar me një letër Gjykatës së Strasburgut. Kreu i opozitës shprehet se deklarata e kryeministrit se ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë, përbën një ndërhyrje të hapur përpara vendimit të Gjykatës tonë Kushtetutese në lidhje me ligjin e ri të pronave.
Kapiten Cana mund të bëjë një sakrificë sot!
Në botë mund të ketë qindra miliona, në mos miliarda, “trajnerë të së hënës” – bëhet fjalë per ata tifozë që, pasi është zhvilluar një ndeshje futbolli të dielën, diskutojnë të hënën se çfarë duhej të kishte bërë ndryshe trajneri i ekipit të tyre të zemrës. Kuptohet që ka jo pak edhe “trajnerë të së shtunës” – tifozë që diskutojnë se ç’duhet të bëjë trajneri në ndeshjen e nesërme – por këta janë më të pakët.
KLSh: OST fryn kostot e tenderave
Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike ka rritur në mënyrë fiktive koston e tenderave që zhvillohen më fondet publike. Kjo është zbuluar në auditimin e fundit të zhvilluar nga KLSH, ku konstatohet se shumë nga tenderat janë anulluar, e më pas zhvilluar disa herë, duke rritur koston me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
"Spitale ka se po i bëjmë, por a ka vallë të sëmurë"? "Pa merak shef se kemi edhe katër vjet kohë me kismet Zotit". "Idiot"
Rrëzimi i helikopterit, hetim për neglizhencë deri në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm. Ministrja premtoi ridimensionim rregulloresh pas “ngjarjes Feka”!!!
Vdekja, më 6 prill, e dy pilotëve që drejtonin helikopterin EC145, Florin Delia dhe Donald Hoxha, mundet të jetë shkaktuar indirekt, nga neglizhimi i drejtuesve përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes. “ABC NEWS” raporton sot se hetimi për këtë çështje po sugjeronse “dy pilotët e ndjerë nuk kishin eksperiencën e duhur për të drejtuar një helikopter të llojit “EC145”, të cilët ishin blerë nga Ministria e Mbrojtjes vetëm pak kohë më parë”. I njëjti raportim flet për shmangien nga praktika e ndjekur me helikopterët Cougar, për të cilët pala franceze dërgoi në Shqipëri një pilot trajnues.
Përfaqësuesi i "Philip Morris": Në Shqipëri kontrabanda e duhanit zë 25 % të tregut
Industrialistët e duhanit kanë ngritur shqetësimin për kontrabandën e duhanit në Europën Juglindore. Sipas tyre Rajoni i Ballkanit Perëndimor për një vit nga kontrabanda humbet si të ardhura 400 milionë euro. Ndërsa në Shqipëri, kontrabanda e duhanit zë 25 % të tregut. Rritja e shpeshtë e akcizës është ajo që dikton dhe rritjen kontrabandës, pasi rritja e çmimit të duhanit, bën që kosumatori të kërkojë alternativë tek tregu illegal.
Goldie Hawn, tashmë 70 cjeç
E pabesueshme si ikën koha. Goldie këtu është në Havai.
Haxhinasto, shëmbëllimi i Sajmir Tahirit për...fatin e keq
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, e kaloi fazën e ekspozimit në media si pasojë e vdekjes së dy njerëzve në aksin Plepa – Rrogozhinë. Është e qartë se njësoj si Edi Rama nuk e lëshon Sajmir Tahirin, edhe nëse ndonjë ditë ky i fundit mund të mbjellë hashah në saksitë e zyrës në ministri, edhe Ilir Meta, nuk e lëshon “Mondin”, të kapur në faj. Jo me llafe, por me vendim gjykate.
Një shuplakë publike për presidentin francez Francois Hollande
Presidenti francez Francois Hollande ka marrë një përgjigje të papritur nga një pjesëtar i forcave të policisë gjatë ceremonisë së zhvilluar në nder të dy policëve, Jean Baptiste Salvaing dhe Jessica Schneider, të vrarë të hënën nga një terrorist. Polici ka refuzuar t’i japë dorën Hollande, që ka vazhduar më tej, por kryeministri Manuel Valls, i vënë përpara të njëjtës situatë ka reaguar ndryshe. Ai ka nisur të flasë me policin, por nuk dihet se çfarë. I intervistuar nga TF1, polici ka thënë se ka shumë probleme në polici, se ka vetëm 3 automjete për 40 forca.
Rama përfiton nga toleranca e shoqërisë shqiptare, pa vizion në politikën e jashtme
Vangjel Dule akuzon ish-aleatin e tij, kryeministrit Rama se po aplikon një politikë të jashtme pa vizion që ka ndikuar edhe në marrëdhëniet me Greqinë. Sipas tij për sa kohë kjo politikë tolerohet nga shoqëria shqiptare, Rama do vazhdojë të ulë nivelin e marrdhënieve me fqinjët. “Marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë natyrshëm janë të një niveli të lartë dhe marrëdhënie të tilla vendi ynë i ka me shtete të rralla veçse duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ato nuk janë në nivelin e tyre optimal.
