Demokracia e përjashtimit
LSI është investuar shumë që të prezantohet si një parti që mbështet pa rezerva reformën në drejtësi. Këtij qëllimi i shërbeu edhe përjashtimi i deputetit Përparim Spahiu, pas një reagimi të tij në tuiter për çështjen e vetingut ose të monitorimit ndërkombëtar të Komisionit që do të verifikojë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Përforcohet ideja e referendumit
Kur shanset për kompromis janë thuajse zero dhe palët kanë ezuruar mundësitë e dialogut, qeveria po promovon së fundmi idenë e referendumit për paketën e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi. Pas deputetit socialist Majko,edhe zv.kryeministri Niko Peleshi mendon si zgjidhje për miratimin e reformës në drejtësi mbajtjen e referendumit. Nëse parlamenti dështon me miratimin e reformes, Peleshi propozon që partitë të shprehen me votë për mbajtjen e referendumit.
Ndahet nga jeta aktori Bud Spencer
Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare aktori i njohur italian, Carlo Pedersoli, i njohur si Bud Spencer. Ai lindi në Napoli në vitin 1929 dhe ishte fillimisht një notar profesionist. Si i tillë Pedersoli ka hyrë në historinë e sportit italian, si italiani i parë që përshkroi 100 m stil i lirë në më pak se një minutë. Pedersoli hyri në kinema me një rol të një anëtari të Gardës Pretoriane në filmin “Quo Vadis” të vitit 1951, por deklaroi se nuk kishte interes për këtë karrierë.
Ja me kë shkohet në pushime
Tani po që flitet seriozisht
Kërkimet për gazin e Divjakës i janë dhënë një kompanie në vështirësi financiare?
Në 14 maj të këtij viti qeveria njoftoi zyrtarisht kompaninë kanadeze Zenith Energy Ltd si fituese e koncesionit për kërkimit të naftës dhe gazit në “Bllokun C” që përfshin fushën e pasur të gazit në Divjakë-Ballaj, me rreth 2.2 miliardë metra kub gaz (Burimi: Albpetrol sha). Një tjetër konçesion si “Blloku 4”, iu dha degës në Shqipëri të kompanisë “Shell”, që është tërësisht në pronësi të familjes mbretërore të Holandës, e cila gjithashtu, së fundmi ka marrë një tjetër vendburim të naftës shqiptare bashkë me kompaninë e vogël kanadeze “Petromanas Energy Inc.”.
Anastasia, nje selfie nudo nga adoleshentja 47-vjeçare
Kengetarja e njohur amerikane postoi para pak ditesh ne Instagram nje selfie nudo para pasqyres duke mos e shoqeruar me asnje koment. Edhe pse 47 vjeç ajo duket ne forme
Gjen lumturinë në fytyrën e një kukulle silikoni (Foto)
Një burrë në Japoni zbuloi se më në fund ka gjetur lumturinë në fytyrën e një kukulle silikoni. Senji Nakajima, pretendon se ka një marrëdhënie të "përsosur" me kukullën "Saori", pavarësisht ai është i martuar me një grua me të cilën ka dy fëmijë. Senji, 61 vjeç, nga Nagano, jeton me kukullën në banesën e tij në Tokio. Fillimisht, Senji e përdoren kukullën vetëm për qëllime seksuale, duke fantazuar se ajo ishte e dashura e tij e parë. Megjithatë, siç thotë me kalimin e kohës Saori e kishte ndihmuar për të mbushur mbrëmjet e vetmuara.
Të peshkosh me zjarr
Praktika e afrimit të peshkut me zjarr ndiqet në Tajvan.
Kroacia dhe Britania i thonë “jo” hapjes së negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe BE-së
Kroacia dhe Britania e Madhe kanë refuzuar edhe njëherë çeljen e negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Europian. “Kroacia veproi kështu për arsye thelbësore, ndërkohë që Britania për arsye teknike të lidhura me situatën e daljen nga BE-ja”, raporton “B92”. Kroacia ka kundërshtuar pasi i përmbahet qëndrimit të vet për krimet e luftës dhe përgjegjësisë së Serbisë në luftën në ish-Jugosllavi si dhe kërkesave për minoritetin kroat.
