Im atë, Sterjo Spasse

Postuar në 18 Qershor, 2016 13:33

Një monografi e romanizuar mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit Sterjo Spasse, shkruar nga i biri, Ilinden, u promovua dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.  Libri vjen si një roman mbi shkrimtarin, e mbështetur mbi një material të gjerë arkivor të familjes Spasse. Leximi bëhet në mënyrë kronologjike që nga fëmijëria deri në ikjen nga kjo jetë, duke sjellë fakte reale, jetësore, që e formuan dhe afirmuan shkrimtarin Sterjo Spasse. Për herë të parë sillen fakte e tablo nga jeta letrare e viteve ‘30, me figura si Petro Marko, Mitrush Kuteli, Nonda Bulka, V.

Strasburgu rrëzon idenë e kompensimit të pronës sipas zërit kadastral që ka patur në vitin 1945

Postuar në 18 Qershor, 2016 13:26

Strasburgu i heq kartën e ligjit të ri të pronave qeverisë shqiptare. Një vendim që publikohet sot në gazetën “Shqip” i faturon Shqipërisë 6 milionë euro, bashkë me rrëzimin e metodologjisë së parashikuar në ligjin e ri, sipas të cilit kompensimi bëhet sipas zërit kadastral të sipërfaqes së tokës në momentin e shtetëzimit. Me këtë rregull në vendin tonë “30% e sipërfaqeve që sot janë troje, do të kompensohen për toka bujqësore”.

"Reforma me vota të trafikuara bie ndesh me shpirtin dhe ndërgjegjen e popullit. PD-ja dhe “Sulltan Mehmeti” të japin konsensuin”

Postuar në 18 Qershor, 2016 12:20

Trafikimi i votave për të arritur kuorimin për miratimin e reformës në drejtësi është akt jomoral. Kështu mendon edhe sot Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili përmes një interviste për gazetën “Shekulli” flet për draftin dhe nevojën për konsensus. “Ideja e trafikimit të votave është në kundërshtim me ndërgjegjen dhe shpirtin e popullit shqiptar, është një ide hibride dhe e turpshme. Të jeni të bindur se shumica e popullit shqiptar e kritikojnë madje e shajnë këtë ide, e cila për hir të së vërtetës është aplikuar disa herë në Shqipëri për ngjarje dhe të rëndësishme.

Basha në alarm për skenarin e trafikimit të votave, reagon pas dërgimit të draftit në kuvend

Postuar në 18 Qershor, 2016 11:55

Kreu i Pasrtisë Demokratike, Lulzim basha ka reaguar me një deklaratë pas depozitimit të kërkesës nga 33 deputetë për futjen në procedurë parlamentare të reformës në drejtësi. Sipas tij dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqeror në vend.

Ish-roja i Auschwitz dënohet pas 70 vjetësh për bashkëpunim në vrasjen e 170 mijë hebrejve

Postuar në 18 Qershor, 2016 11:00

70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një Gjykatë në Gjermani  vendosi një dënim me 5 vjet burg për në 94-vjeçarin Raincholnt Chaningk,  ish-roje në kampin famëkeq të Auschwitz. Ai  u gjet fajtor për "bashkëpunimin" në vdekjen e 170 000 hebrejve.

BE zgjat me 1 vit sanksionet ndaj Rusisë, ministri i Jashtëm gjerman akuzon NATO-n se po nxit luftë

Postuar në 18 Qershor, 2016 09:46

Bashkimi Evropian shtyu zyrtarisht për një vit sanksionet e miratuara kundër Moskës pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Sanksionet  ndalojnë kryesisht nvestimet dhe importet e produkteve të gadishullit në Europë.

Vendimi që pritej për të shtyrë sanksionet deri më 23 qershor 2017 u mor gjatë Këshillit të BE-së, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Shteteve Anëtare."Këto masa do të zbatohen për qytetarët dhe kompanitë e vendosura në territorin e Krimesë dhe Sevastopolit”-deklaroi një prej anëtarëve të Këshillit.

Mall pa hile

Postuar në 18 Qershor, 2016 00:25

Firmosin 33 që drafti të shkojë për votim, shpresa e vetme për miratim të ketë rrjedhje votash nga PD

Postuar në 17 Qershor, 2016 22:58

Vizita e kësaj të premte në selinë e Partisë Demokratike duket se ishte përpjekja e fundit e ambasadorit amerikan Donald Lu që Partia Demokratike të jepte konsensusin për draftin  e reformës në drejtësi. Pak orë pas kësaj vizite, kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa i përcolli kryetarit të Kuvendit Ilir Meta kërkesën e firmosur nga 33 deputetë të mazhorancës për ta futur draftin e reformës në procedurë parlamentare.

Ujqërit i duan mëlçitë në qafë, por...

Postuar në 17 Qershor, 2016 20:36

Në çerek shekullin e fundit, politikanët shqiptarë kanë zgjedhur drejtuesit e drejtësië, dhe këta të fundit kanë përzgjedhur gjykatësit dhe prokurorët aktualë. Dhe sot, rreth 80% e tyre nuk e justifikojnë dot pasurinë e tyre në deklaratat zyrtare që dorzojnë çdo vit rreth saj. Nga ana tjetër, rreth 90% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia është e korruptuar dhe duhet reformuar.

Asfiksi në urbanët e Tiranës, mungojnë kondicionerët ose nuk vihen në punë

Postuar në 17 Qershor, 2016 20:01

Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj bëri bilancin e një viti punë në bashkinë e Tiranës ku lançoi edhe projektin për diferencimin e mbetjeve urbane vetëm në dy pika, duke u hequr “ekskluzivitetin “ personave që mblidhin kanaçe në koshat e mbeturinave. Por përtej kësaj pune të “vyer” në Tiranë qytetarët përballen me vështirësitë e transportit urban, tani që temperaturat kanë nisur të ngrihen. Tv Klan ka sjellë sot një reportazh nga udhëtimi në autobusët urbanë të kryeqytetit ku në disa mungojnë kondicionerët dhe në disa shoferët nuk i vënë në punë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS