Humbet Romën dhe Torinon, por Renzi është i prerë: “Nuk dorëhiqem”. Nuk përjashtohet referendumi për reformën kushtetuese

Postuar në 20 Qershor, 2016 12:07

Grilinët morën Romën. Kryeqyteti italian do të ketë një kryetare bashkie femër, Virginia Raggi, avokate 37 vjeçare. Por lëvizja “5 yjet” mori edhe zemrën e Piemontit, Torinon, duke vënë me shpatulla për muri kryeministrin Matteo Renzi, i konsideruar si ndër të paktët që ka ditur t’i japë një përgjigje krizës që preku Europën. Këto ishin zgjedhje lokale të cilat Matteo Renzi po refuzon t’i lexojë politikisht. “I humbëm zgjedhjet në periferi jo sepse njerëzit u shprehën mbi sistemin me dy dhoma apo atë zgjedhor.

Ndahet nga jeta Chekov i Star Trek

Postuar në 20 Qershor, 2016 11:26

Aktori Anton Yelchin, 27 vjeç, ka numbur jetën dje në një aksident. Ai ishte i njohur për rolin e tij të inxhinierit Chekov në serialin Star Trek.

Trump ndan republikanët. Kreu i partisë lë të hapur opsionin e kundërvënies ndaj tij në Konventën e muajit korrik

Postuar në 20 Qershor, 2016 11:16

Deklaratat e Donald Trump pas ngjarjes në Orlando nuk janë përtypur lehtë nga republikanët të cilët janë të ndarë sa i përket të nominuarit të tyre për garën presidenciale të muajit nëntor. Koha kalon dhe po bëhet shumë e vështirë që dikush të gjejë një propozim të kthjellët, apo një qëndrim të përgjegjshëm, brenda kufijvë të normale nga Trump. Nëse dikush mendonte se kjo ishte çështje taktike, qëndrimi me ngjarjen e Orlandos e ka hequr atë. Edhe kreu i partisë, Paul Ryan, kryetar i Kongresit, ka lënë të hapur mundësinë e një kundërvënieje të brendshme ndaj Trump.

Ndryshimi ligjor, bankat marrin të drejtën të shesin kolateralin me 30% të vlerës në ankandin e tretë

Postuar në 20 Qershor, 2016 10:52

Bankat do të kenë të drejtë që të shesin me 30% të vlerës kolateralin e lënë si garanci nga individët apo bizneset që kanë marrë kredi. Kjo do të mundësohet nga një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Civile me kërkesë të bankave që e shohin këtë si ndihmë për to për daljen nga situata e krijuar me kreditë e këqija.

Goli ynë i parë në Europian

Postuar në 19 Qershor, 2016 23:47

Po sjellim disa momente nga ndeshja e sotme Rumani-Shqipëri, të cilat janë përzgjedhur dhe postuar në profilin e Facebook të UEFA-s. Siç shihet protagonistë janë lojtarët e ekipit tonë, jo vetëm për fitoren. Një koment i një komentuesi rumun meriton vëmendje, pasi sintetizon mirë atë që ndodhi: “Si rumun nuk jam i lumtur për humbjen tonë, por ne luajtëm kundër një kombi që luftoi me zemër e jo me mendje. Fitorja është e merituar plotësisht dhe u uroj fat nëse kualifikohen”. 

Shqipëria fiton ndaj Rumanisë. Goli i parë historik në Europian, nga Armando Sadiku

Postuar në 19 Qershor, 2016 23:07

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka marrë fitoren e parë në kampionatin europian të futbollit kundrejt Rumanisë. Një fitore historike me rezultatin 1:0 e cila i jep kombëtares sonë 3 pikë dhe e rendit në vendin e tretë në një grup ku kryeson Franca, pasuar nga Zvicra. Goli u shënua në minutën ’43 ngha Armando Sadiku, pas një krosi në zonë. Sadiku finalizoi me kokë duke kontrilluar një pasim të vështirë. Një gol që hyn në historinë e futbollit shqiptar.

Anglishtja “kërcënon” edhe italishten

Postuar në 19 Qershor, 2016 20:46

“Ndal anglishtes! Të mbrojmë italishten!”. Kështu e titullon një shkrim të vetin “Avvenire” në Itali, i cili vë theksin te huazimet e sforcuara dhe të panevojshme që kanë depërtuar në lëmin teknologjik e atë të biznesit. “Por me të vërtetë që termat teknikë anglisht nuk kanë të barazvlefshmin e tyre në italisht? E pavërtetë”, vijon “Avvenire” duke raportuar se “gjuhëtarët e grupit Incipit, pjesë e Akademisë Crusca që merret me vlerësimin e neologjismave dhe huazimeve...kanë propozuar një shembull të përkthimit  italisht të tyre...”.

Trekëndëshi i rrezikut në fytyrën tuaj

Postuar në 19 Qershor, 2016 18:45

Në mediat greke: Çetat e çamëve me uniformë gjermane. Sa u dënuan me vdekje nga Gjykata Speciale e Janinës (Foto)

Postuar në 19 Qershor, 2016 18:20

Në vazhdën e debatit që ka lindur mbi çështjen "Çame", mediat greke po i mëshojnë fakteve se një pjesë e përfaqësuesve të popullsisë së krahinës së Thesprotisë, ka bashkëpunuar me nazistët dhe kjo sipas tyre është arsyeja që ata u dëbuan nga Greqia. Gazeta "Proto Thema" ka publikuar një foto të një çete të çamëve që vepronte në Janinë, siç shkruan ajo, nën komandën gjermane. Sipas dëshmisë, më 29 Shtator të vitit 1943, çetat e çamëve detyruan 49 grekë të Paramithisë të hapin vetë varret e tyre dhe më pas u ekzekutuan.

Propaganda demode e “Rilindjes Urbane”

Postuar në 19 Qershor, 2016 17:57

Ka dy ditë që media pranë qeverisë po i bëjnë jehonë një vidopostimi të kryeministrit Edi Rama. Himara ka rilindur, kjo është pak a shumë idea që qëndron pas lajmeve të sfrocuara me psikozë autosugjestionuese, në funksion të idesë se “po dhe po”, Himara ka Rilindur.

Çfarë është bërë në Himarë? Është rikonstruktuar shëtitorja, e cila është filmuar dhe është shitur për shqiptarët si fillimi i një epoke të re. A thua nuk kemi qenë që në kopësht në Himarë për të parë sesi ka qenë!

Pages

Subscribe to ResPublica RSS