Kamerat, Noka: ICITAP kërkoi anullimin e ligjit. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave e ka kundërshtuar”
Komisioni i Sigurisë ka diskutuar sot edhe për dekretin e Presidentit që kthen për rishqyrtim ligjin për masat e sigurisë publike. Deputetët e maxhorancës dhe përfaqësues të ministrisë së Brendshme e cilësuan të pabazuar dekretin, ndërsa deputetët e së djathtës mendojnë të kundërtën. Më konkretisht, deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia kërkoi rrëzimin e dekretit të Presidentit, pasi sipas tij, argumentet nuk bazohen në frymën e ligjit. Ndërsa, zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa tha se dekreti është i pabazuar në Kushtetutë.
Do të ketë ndryshime...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është rishfaqur sërish në media me mesazhe “të forta” politike. “Shpresoj që të mbani shënime dhe t’i mbani mend këto që po them. Ju duhet të punoni ditë e natë, muaj dhe vite për ta bërë dhe zbatuar reformën në drejtësi. Duhet që të keni rezultate në të ardhmen. Këtë thirrje ua drejtoj edhe politikanëve shqiptarë. Gjatë jetës suaj do të përballeni me shumë ndryshime, thoshte Tomas Xheferson, kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri”, tha Donald Lu gjatë një aktiviteti të titulluar “Historia amerikane në sytë e të rinjve”.
"Kabangu", suksesi i një krijimi virtual
“Kabangu” janë një grup hiphop që zë fill që në vitet ‘80 në Nairobi. Dhe janë shumë popullorë online, në rrjetet sociale. Në fakt fotografitë që seviren janë krijime të fotografit dixhital Osborne Macharia dhe stilistit Kevin Abraham që janë kanë dalë të prodhojnë një grup virtual falë punës së tyre. Dhe po të shohësh, nuk është se nuk të bën përshtypje.
http://edition.cnn.com/2016/06/17/arts/hip-hop-grandpas-kenya/index.html...
Body language?
T'u heqësh...kapelen
Zgjedhjet lokale në Itali, Renzi me të vetët humbasin 50% të bashkive
Kryeministri italian Matteo Renzi duket se ka hyrë në autizëm të detyruar politik pas rezultateve elektorale në zgjedhjet e fundit. Ai deklaroi dje se shpresonte shumë në balotazhet, apo se votuesit në disa zona ishin shprehur kundër se “kishte shumë pjehra në rrugët e tyre”. Më tej Renzi lëshoi njerëzit e tij në Partinë Demokratike që i përket qendrës së majtë, të përhapin idenë se proba politike është reforma kushtetuese dhe jo zgjedhjet administrative.
300 mijë refugjatë pritet të hyjnë në Europë nga Afrika. Rruga ballkanike humbet rëndësinë
Mbyllja e rrugës ballkanike mendohet se do ta ekspozojë Europën ndaj një vale migratore nga Afrika. Në mediat gjermane po qarkullon një vlerësim i Agjencisë Europiane për Mbrojtjen e Kufijve(FRONTEX), sipas të cilit hyrja parashikohet të ndodhë nga Libia me anë të gomoneve. “Llogarisim ardhjen e rreth 10.000 refugjatëve në javë nga Libia“, citon gazeta gjermane “Bild”, drejtorin e Frontex-it, Klaus Rösler, që ka folur në një aktivitet të Fondacionit Konrad-Adenauer në Bruksel.
Çfarë fsheh ky ministër?
Qeveria është nën hetim parlamentar për marrëveshjen e Mirëkuptimit me CEZ, por ajo refuzon të japë dokumentacionin e kërkuar. Kryetari i Komisionit Hetimor, kërkuar nga opozita, Edmond Spaho, ka deklarur dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se nga kryeministria dhe Ministria e Energjetikës nuk po lëshohet dokumentacioni i kërkuar. “I kemi dërguar kërkesat ministrive për të na sjellë materialet për procesin hetimor dhe sipas ligjit ka një afat deri në 10 ditë. Ky afat i përcaktuar me ligj mbushet sot.
Dhunë në një kopësht privat mbi një fëmijë 3 vjeçar
Emisioni “Stop” në “Tv Klan” ka sjellë dje pamje shokuese nga një kopësht privat në Tiranë ku admiistratorja e tij, Anjeza Shabani, qëllon një fëmijë 3 vjeçar. Fëmija i hutuar dhe i trembur vetëm qan, ndërsa Anjeza nuk ndalet dhe siç shihet e lëshon mirë dorën, ndonëse me dorën tjetër u merr paratë prindërve. Është një nga ato raste që nuk ka sesi të kthesh faqen tjetër, sikundër sugjeron heshtja dhe paaftësia e shtetit që duhet medoemos të nisë një kontroll të përgjithshëm mbi situatën në mjedise të tilla.
