Çfarë të bëjmë më për kombëtaren?

Postuar në 23 Qershor, 2016 21:05

“Përfaqësuesja shqiptare e futbollit niset nga Franca”. “Kombëtarja shqiptare mbërrin në Rinas”. “Kombëtarja, ja rrugët që do të bllokohen”. Këto ishin disa tituj që shoqëruan mbërritjen sot në Tiranë të përfaqësueses shqiptare nga Kampionati Europian i futbollit 2016.

Zbulohet një Fazë e Katërt e Jetës: Spiralja e Vdekjes?

Postuar në 23 Qershor, 2016 17:35

A mund ta parashikojmë se kur do të vdesim? Deri më sot jo dhe kjo është siç thonë e “bukura e jetës”. Por shkencëtarët po ecin shpejt drejt një modeli që mund të çojë në parashikimin e fundit tonë, duke hapur udhën për rrjedhime jo shumë të dallueshme tani.

Deri në vitet ’90 biologët thoshin se ka dy faza themelore të jetës: fëmijëria dhe mosha e rritur.  Kjo është shumë e qartë, por sipas biologëve, fëmijëria karakterizohet nga një rritje e shpejtë dhe zhvillim dhe ajo mbylet në momentin e maturimit seksual. Probabiteti i vdekshmërisë gjatë kësaj faze është i ulët.

FMN: Bankat nuk financojnë ekonominë, trajtoni kreditë me probleme

Postuar në 23 Qershor, 2016 16:08

Për Fondin Monetar Ndërkombëtar niveli i  lartë i  kredive me probleme është një nga shkaqet kryesore që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon sa i përket kreditimit të ekonomisë. E pranishme në forumin e 4 financiar, shefja  e misionit të FMN për  Shqipërinë, Anita Tuladhar, tha se "rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri po forcohet, por kjo rimëkëmbje nuk është mbështetur nga rritja e kreditimit".  Sipas Tuladhar, përveç Serbisë, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon. “Rritja e kreditimit në Shqipëri është me pak se vendet e rajonit.

Qeveria mashtroi për koston e ligjit të kamerave

Postuar në 23 Qershor, 2016 15:32

Ligji për kamerat e sigurisë ngre një sërë pikëpyetjesh jo vetëm për kostot por edhe për transparencën. Nisur nga çmimet e kompanive që tregtojnë dhe instalojnë kamera sigurie, një biznesi do t`i duhet të paguajë 500 euro, ndërsa për Policinë e Shtetit thuhet se nuk ka kosto. Ndërsa nga ana e vet Ministria e Brendshme thekson se për të nuk parashikohen kosto, gjë e cila nuk rezulton të jetë e vërtet pasi edhe vet Policisë do t`i duhet të shpenzojë për zbatimin e ligjit për kamerat e sigurisë.

Rusia do të publikojë listën e të gjithë objekteve që orbitojnë Tokën, përfshirë satelitët ushtarakë

Postuar në 23 Qershor, 2016 14:11

Rusia planifikon të publikojë një katalog të objekteve që orbitojnë apo janë afër Tokës. Ky katalog do të përfshijë edhe satelitët ushtarakë amerikanë, çka pritet të japë një tjetëë perspektivë mbi atë që ndodh rreth nesh. Lajmi është bërë i ditur nga Viktor Shilin, kreu i delegacionit rus në sesionin e 59-të të Komitetit për Përdorimin Paqësor të Hapësirës së Jashtme në OKB. Ai i ka deklaruar gazetës “Izvestia”  se Rusia synon të krijojë një platformë analoge me NORAD në SHBA.

"Serbia nuk mund të jetë neutrale nëse dëshiron të hyjë në BE"

Postuar në 23 Qershor, 2016 13:42

Hyrja në Bashkimin Europian i jep fund neutralitetit në politikën e jashtme. Këtë ka thënë lidhur me Serbinë, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth për gazetën serbe “Vecernje Novosti”. “BE-ja dhe vendet anëtare të tij janë në vend të parë për Serbinë kur vjen puna për tregëtinë, investimet dhe bashkëpunimin politik. Më tej akoma, Serbia mban marrëdhënie me vende të tjera dhe askush nuk pret që ato të dëmtohen. Gjithsesi, ju dëshironi t’i bashkoheni BE-së, çka do të thotë se ju duhet të deklaroheni në përputhje me poizicionet e BE-së për politikën e jashtme.

Sot 'Brexit' vendos për Europën

Postuar në 23 Qershor, 2016 13:24

Arrest me burg për Anjeza Shabanin

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:56

Anjeza Shabani, administratore e kopshtit “Diren” u la në burg nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria kërkoi mbajtjen e saj në burg për dy vepra penale atë të  “Dhunimit të të Miturve” dhe “Abuzimit me detyrën” pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” ku ajo shfaqet duke dhunuar një fëmijë 3-vjeçar. Dy edukatore të kopshtit “Diren” kanë dëshmuar në Prokurori se Anjeza Shabani ushtronte vazhdimisht dhune ndaj fëmijës 3 vjeçar, ashtu siç është parë ne videon e transmetuar nga emisioni “Stop”, në Televizionin Klan.

Të lirshme dhe të paturpshme

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:35

Festime që na mbajnë larg Europës…

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:29

Sot gazetat shqiptare janë hapur me tituj që zbulojnë “sekretin” qeveritar sesi do të priten në mënyrë madhështore lojtarët e kombëtares?!. Do të festohet skualifikimi ynë nga 16 finalistët e Francës?!

Pages

Subscribe to ResPublica RSS