BREXIT trondit tregjet financiare

Postuar në 24 Qershor, 2016 11:26

Tregjet financiare botërore ranë, teksa rezultatet treguan një ndarje qind 51.8 / 48.2 në favor të largimit nga BE. Paundi pësoi më të madhe rënien e saj një-ditore prej më shumë se 10 për qind kundrejt dollarit, duke arritur nivelin më të ulët në 31-vjet, nga frika e tregut se vendimi do të godisë investimet në ekonominë e pestë më të madhe në botë, shkruan Reuters.

Cameron dorëhiqet: Mbretëria e Bashkuar mund të mbijetojë edhe jashtë BE-së

Postuar në 24 Qershor, 2016 10:04

Pak më shumë se 1 orë nga dalja e rezultatit të referendumit që përcaktoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kryeministri David Cameron njoftoi vendimin për dhënien e dorëheqjes.

Shtatë pasojat e daljes së Britanisë nga BE

Postuar në 24 Qershor, 2016 09:52

Jetojnë ose jo në Britaninë e Madhe britanikët së shpejti do të ndjejë pasojat praktike të daljes së vendit nga BE-ja. Pasoja më e menjëhershme dhe e dukshme do të ndihet në lirinë e lëvizjes së qytetarëve britanikë në vendet e Bashkimit Evropian. Nëse deri tani ka mjaftuar një kartë identiteti për lëvizjen në zonën Shengen, tani dalja nga Britania do të shoqërohet nga nevoja për të patur një vizë . Aktualisht, vetëm 44 prej 219 vendeve të kërkojnë viza për qytetarët britanikë.

Britania e Madhe divorcohet nga BE

Postuar në 24 Qershor, 2016 09:12

Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian. Qytetarët e saj vendosën me referendum që vendi të dalë nga Bashkimi Europian, duke u bërë kështu anëtari i parë që braktis Unionin që nga themelemimi i tij. Pro daljes nga Bashkimi Europian votuan rreth 51.8 % e britanikëve, ndërsa për qëndrimin në të 48.1 %.

Një vit burg pse postoi këtë fotomontazh në Facebook

Postuar në 24 Qershor, 2016 02:47

Një gjykatë në Antalia të Turqisë ka dënuar me një vit burg shtetasin Rifat Çetin për fyerje të figurës së presidentit Reccep Tayyip Erdogan. Çetin u dënua edhe me humbjen e të drejtave prindërore pasi në vitin 2014 postoi në profilin e tij në Facebook një fotomontazh ku Erdogan asociohej me Gollum, personazh i filmit “Zoti i Unazave”. Por Çetin ka deklaruar se do të apelojë pasi në kohën kur ai ka postuar këtë fotomontazh, Erdogan ishte kryeministër. Ndërkohë në Turqi janë kallëzuar 1 800 njerëz, përfshirë karikaturistë dhe ish-Mis Turqia për fyerje të Erdogan.

Titra "keqdashëse" për një ministre arsimdashëse

Postuar në 24 Qershor, 2016 02:29

Kështu flitet për suksesin e kombëtares...

Ministrja kërkon falje: "E ndjej përgjegjësinë"

Postuar në 23 Qershor, 2016 22:50

Pas kritikave të ditëve të fundit në lidhje me deklaratat të cilësuara si arrogante të Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla , në lidhje me dhunën në kopshtin Diren, kjo e fundit ka kërkuar falje nëpërmjet një statusi në Facebook. Nikolla shkruan se e ndjen përgjegjësinë por sqaron se denoncimi i të paligjshmes është detyrë e të gjithëve. Ndoshta ministra është aq e tronditur sa harron se denoncimi erdhi nga një media private përmes prindërve. Askush nuk trokiti në zyrën e saj për ndihmë.

Ali Hashorva

Postuar në 23 Qershor, 2016 22:31

Foto misioni

Postuar në 23 Qershor, 2016 22:29

75 vjet më parë në Kosovë/ Misioni i Jashtëzakonshëm Shkollor

Postuar në 23 Qershor, 2016 21:55

 "Kudo që vajtëm na pritën me gëzim e entuziazmë sikurse po u zbriste Perëndia nga qielltë," - me këto fjalë fillon raporti i parë që Kryetari i Misionit të Jashtëzakonshëm për hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe në Kosovë, Ali Hashorva, i dërgonte shtetit shqiptar më 25.7.1941 -  "Na turreshin nga prapa si të dehur duke na pyetur: 'Kur po na vjen Shqipnia, kur po na vijnë mësuesët e Shqipnisë?', ose 'Kur po na vjen Albania?' e na luteshin që të mos i 'mashtrojshim', d.m.th., të mos i gënjenim, t'u thoshim të vërtetën. Kemi shkuar me ta çaste të paharrueshme mallëngjimi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS