Kërkohet monumenti i Skënderbeut në Nish. Kryebashkiaku: “Nuk ka lidhje historike me qytetin. Njësoj sikur në Bujanovc të ngrihet busti i Bruce Lee”
Skënderbeu vazhdon “të hapë” telashe. Kësaj radhe pak më në Veri, në Nish të Serbisë. Jonuz Musliu ka propozuar që monumenti i tij të ngrihet në këtë qytet të Serbisë, por kryetari i Bashkisë së Nishit, Zonar Perisic, citohet nga “B92” se ky propozim është i pavend dhe përbën një sulm politik. “Mendoj se është i pavend. Për aq sa e njoh unë histoinë, dhe e njoh goxha mirë, Skënderbeu nuk ka lidhje serioze historike me qytetin”, thotë ai.
"Unë mendoj ta bëjmë Liqenin e Tiranës si Shkopeti". "Po ku do ta ndërtosh Hec këtu?" "Ça heci mor babe! E kam fjalën për parkim". Gonxhe: "Ujin e heq unë se kam përvojë"
Gra, po gra siç duhet
Tony i ka duart gjithë gjak
Protestues në Londër pas publikimit të raportit Chilcot, nga ku rezulton se lufta e vitit 2003 në Irak u krye duke gënjyer mbarë qytetarët e Britanisë, me pasojën katastrofike: Shkatërrimin e Irakut. Nën akuzë publike është ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
Qeveria luan në mbrojtje
Muzeu dioqezan: Aty ku ndihet edhe “muzika pa zë” e Idromenos…
Këtu e 158 (1858) vite më parë, në tokën e dhuruar nga Marin Gjonej, populli i Shkodrës kërkonte shumë me shumë se një Kishë në mentalitetin e vizionin e kohës, kërkonte shumë më shumë se mundësitë financiare për ta ndërtuar, kërkonte diçka të ngjashme me “Duomon e Milanos”, diçka që të zinte gjithë atë etje për liri, mundësinë për të n
Të abuzosh me emrin “Europë”
Dëmi është bërë tashmë. Europa dhe Bashkimi Europian përdoren lirisht si sinonime dhe e zëvendësojnë njëra-tjetrën në ligjërimin publik. Sa për kujtesë: Europa dhe Bashkimi Europian janë dy gjëra të ndryshme. E di që është i thjeshtë dhe evident deri në banalitet ky pohim, por nganjëherë edhe disa gjëra të thjeshta duhen thënë. Sidomos për t’ua freskuar kujtesën atyre që e kanë bërë lëmsh komunikimin publik, duke na thënë “do të hyjmë në Europë”, “Europa nuk na pranon kështu siç jemi”, “po shkojmë drejt Europës” e të tjera broçkulla retorike si këto.
Kodheli: Ne si NATO e pranojmë në gjirin tonë Britaninë edhe pse ka dalë nga BE (Video)
Në Varshavë mbahet samiti i NATO-s dhe në këtë kuadër ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mbajti një ditë më parë një bashkëbisedim për gazetarët. Duke folur për sfidat e Aleancës ministrja qetësoi edhe britanikët duke thënë se "fakti që Britania e Madhe vendosi të dalë nga BE nuk e cënon aspak kompaktësinë e vendeve të NATO-s, përkundrazi ne si NATO e pranojmë në gjirin tonë edhe pse ka dalë nga BE (ky është një detaj shumë i rëndësishëm)"-theksoi ministrja.
SHBA gris propozimin e PD, Letër e ambasadorit amerikan për deputetët (Letra e Plotë)
Një ditë pasi Lulzim Basha bëri publik propozimin e PD-së pë formulën e zgjedhjes së anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë, ambasadori amerikan Donald, Lu u është drejtuar me një letër deputetëve të kuvendit ku u kërkon të japin votën pro draftit të reformës në drejtësi.
PS-PD-LSI: 600-530-200
Nga ekstrapolimi i të dhënave të një sondazhi që zhvillova ditët e fundit, rezulton se rreth 650 mijë banorë të Shqipërisë me të drejtë vote janë të vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje të parakohshme, nëse ato zhvillohen sot. Ndërsa rreth 150 mijë të tjerë janë të pavendosur nëse do të marrin pjesë në votim.
Reth 600 mijë votues janë të vendosur për të votuar për PS-në; rreth 530 mijë votues janë të vendosur për të votuar për PD-në; rreth 200 mijë votues janë të vendosur për të votuar për LSI-në; dhe rreth 70 mijë janë të vendosur për të votuar partitë e tjera të vogla.
