Video/Vrasja e 4 vjeçarit Almir Aliu në Kumanovë
Në pamje shihet sesi makina e drejtuar nga shtetasi me kombësi sllavo-maqedonase, Boban Iliç, godet të gjithë familjen e Almirit, e më pas nuk mungon edhe dhuna. Ngjarja ka provokuar reagime të shumta.
Kreu i PD-së, takime në Athinë me kreun e Demokracisë së Re, Mitsotakis, pjesë edhe e Grupit “Bilderberg”. Basha: “Të anullohet ligji i luftës”
Partia Demokratike njofton sot për një takim të kreut të saj, Lulzim Basha, me kreun e Partisë Demokracia e re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, një politikan i ri, por që po imponohet mirë në sondazhe, Mitsotakis ishte pjesë edhe e takimit të fundit të Grupit Bilderberg, që organizon takime i
Shalsi angazhohet të shpëtojë nga falimenti industrinë e riciklimit
Pas depozitimit në Kuvend të projektligjit që kërkon ndryshimin e ligjit për mbetjet, duke lejuar importin e disa kategorive, deputeti i PS dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Veprimtarisë, Eduart Shalsi ka deklaruar se iniciativa ka si qëllim shmangien e falimentimit të industrisë ricikluese në Shqipëri. "Disa vjet më parë qeveria mori masën e moratoriumit për mbetjet. Shpresonim që industria e riciklimit të përdorte sa më shumë lëndë vendase, por ishte e pa mjaftueshme për të mbajtur industritë në gjendje pune.
Kërkohet monumenti i Skënderbeut në Nish. Kryebashkiaku: “Nuk ka lidhje historike me qytetin. Njësoj sikur në Bujanovc të ngrihet busti i Bruce Lee”
Skënderbeu vazhdon “të hapë” telashe. Kësaj radhe pak më në Veri, në Nish të Serbisë. Jonuz Musliu ka propozuar që monumenti i tij të ngrihet në këtë qytet të Serbisë, por kryetari i Bashkisë së Nishit, Zonar Perisic, citohet nga “B92” se ky propozim është i pavend dhe përbën një sulm politik. “Mendoj se është i pavend. Për aq sa e njoh unë histoinë, dhe e njoh goxha mirë, Skënderbeu nuk ka lidhje serioze historike me qytetin”, thotë ai.
"Unë mendoj ta bëjmë Liqenin e Tiranës si Shkopeti". "Po ku do ta ndërtosh Hec këtu?" "Ça heci mor babe! E kam fjalën për parkim". Gonxhe: "Ujin e heq unë se kam përvojë"
Gra, po gra siç duhet
Tony i ka duart gjithë gjak
Protestues në Londër pas publikimit të raportit Chilcot, nga ku rezulton se lufta e vitit 2003 në Irak u krye duke gënjyer mbarë qytetarët e Britanisë, me pasojën katastrofike: Shkatërrimin e Irakut. Nën akuzë publike është ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
Qeveria luan në mbrojtje
Muzeu dioqezan: Aty ku ndihet edhe “muzika pa zë” e Idromenos…
Këtu e 158 (1858) vite më parë, në tokën e dhuruar nga Marin Gjonej, populli i Shkodrës kërkonte shumë me shumë se një Kishë në mentalitetin e vizionin e kohës, kërkonte shumë më shumë se mundësitë financiare për ta ndërtuar, kërkonte diçka të ngjashme me “Duomon e Milanos”, diçka që të zinte gjithë atë etje për liri, mundësinë për të n
Të abuzosh me emrin “Europë”
Dëmi është bërë tashmë. Europa dhe Bashkimi Europian përdoren lirisht si sinonime dhe e zëvendësojnë njëra-tjetrën në ligjërimin publik. Sa për kujtesë: Europa dhe Bashkimi Europian janë dy gjëra të ndryshme. E di që është i thjeshtë dhe evident deri në banalitet ky pohim, por nganjëherë edhe disa gjëra të thjeshta duhen thënë. Sidomos për t’ua freskuar kujtesën atyre që e kanë bërë lëmsh komunikimin publik, duke na thënë “do të hyjmë në Europë”, “Europa nuk na pranon kështu siç jemi”, “po shkojmë drejt Europës” e të tjera broçkulla retorike si këto.
