Riciklohet propozimi "Hahn"?
Sali Berisha, ish-kryeministër dhe deputet i PD-së ka mbrojtur me anë të një statusi në Facebook, propozimin e eurokomisionerit Johannes Hahn, që mbështet parimin e kërkuar nga opozita për rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Një propozim të cilit PS-ja i bëri bisht dhe sot e cilësoi thjesht një letër: "Per Edvin Shullazin e Xhafen e tij te droges, marreveshja e djeshme eshte thjesht nje cope leter!!
Këto duan kujdestari në krevat
Një plan për shpëtimin e Europës
George Soros i është kthyer edhe njëherë krizës së madhe të Europës, në përgjigje të së cilës ai ka propozuar edhe një plan. Përmes një opinioni të publikuar në revistën e njohur “Foreign Policy”, Soros shkruan se kriza migratore e fundit, po çon në një dezintegrim të ngadaltë të Bashkimit Europian. Kundërveprimi me ndërtimin e mureve sipas tij, thjesht do të framentarizojë Europën, por do të dëmtojë rëndë ekonominë e saj dhe rrëzojë standardet e të drejtave në nivel global.
Xhafa: "Propozimi i Hahn, thjesht një letër"
Ka qënë një letër e komisionerit të BE-së Johannes Hahn që u duk se solli konsensusin mes palëve në politikën shqiptare. Por një ditë më vonë rezulton se kjo letër ishte thjeshtë një copë letër dhe jo normë juiridike.
Ngrohja e Mesdheut sjell gjelbërimin e Sahelit
Ndryshimet klimaterike të konstatuara këto dekada kanë prodhuar pasoja të ndryshme në rajone të ndryshme. Në Sahel, brezi poshtë Afrikës veriore magrebine, nga Eritrea në Senegal, i është nënshtruar rritjes së vegjetacionit, si pasojë temperaturave të larta në Mesdheun lindor. Studime nga instituti Max Planck në Hamburg provojnë se këto luhatje termike në Mesdhe kanë rritur sasinë e shirave në Sahel, një rajon që dominohet nga musoni afrikanoperëndimor, mes muajve qershor dhe shtator, ndërkohë që ka thatësirë në dimër.
“Kjo që po ndodh është e vështirë të kuptohet nga njerëz normalë”
Sot ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, i cili ka qen një ndër negociatorët. Sipas tij, kjo që po ndodh është e ndërlikuar.
Zoti Fleckenstein çfarë menduat sot kur u zgjuat pasi patë zhvillimet në Shqipëri, apo ishit informuar që dje?
Inkubacioni mediatik i politikanëve të dorës së dytë
Nëse ka dy politikanë që media i ka mbështetur gjithë kohës, këta janë Eduard Selami dhe Ben Blushi. I pari, u trajtua si një lloj viktime morale e Sali Berishës, si një njeri që nuk bën kompromise dhe u deportua larg Shqipërisë.
Video/Pa konsensus, reforma do të jetë e pazbatueshme
Ngulimet shqiptare në Italia dhe gjuha e tyre
Në fushën e studimeve shqiptare ngulimet e përhapura në Greqi, Itali jugore e Siqeli, për vjetërsinë e themelimit të tyre e për shkëputjen e hershme nga trungu i përbashkët, janë me rëndësi si për historianin ashtu dhe për etnografin e onomastin. Po janë në mënyrë të veçantë edhe për gjuhëtarin, i cili gjen në dialektet e tyre gjurmët e një faze të përparme të shqipes dhe mund ta rindërtojë gjer diku këtë me anën e atyre.
Voto, ose ke për ta parë...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot gjatë fjalës së tij se po aplikohet shantazh me sms ndaj deputetëve. Nga kush? Sipas faqes “lapsi.al” presionin po e aplikon ambasada amerikane me përfaqësues të vet. “Lapsi” përcjell edhe një tekst drejtuar një kryetari të një partie të vogël: “i nderuar zoti...Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i'u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin...”.
