Lajme - shashka: BE-ja kërkon miratimin sa më shpejt të vettingut!!! Procedura është e sanksionuar dhe mbi të nuk ka asnjë negociatë

Postuar në 26 Korrik, 2016 21:21

Presidenti i Nishani dekretoi këtë të martë ndryshimet kushtetuese per Reformen ne Drejtesi. Pas këtij dekreti do të duhen të paktën 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare që parlamenti të nisë me miratimin e 7 ligjeve që janë pjesë e paketës.

Por Top Channel raporton se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar në rrugë jozyrtare miratimin e ligjit të “vetting”-ut brenda muajit korrik, për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga Bashkimi Europian.

Gianni Buquicchio: Suksesi është i të gjitha forcave politike

Postuar në 26 Korrik, 2016 18:05

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio (Xhani Bukikio) thotë se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një sukses i madh për të gjitha forcat politike që avancuan përmes negociatave dhe kompromiseve me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Fotolajm/E njëjta histori në 25 vite

Postuar në 26 Korrik, 2016 17:59

Edhe virtuozët janë po ata...

Reforma rikonfirmoi Bashën në krye të PD, LSI punoi për veten

Postuar në 26 Korrik, 2016 17:40

Berisha nuk e fsheh entuziasmin që Lulzim Basha u perceptua si fitues në betejën për reformën në drejtësi. Me konsensusin e fituar për reformën në drejtësi në PD do të ketë më pak arsye për ta kontestuar Lulzim Bashën dhe kësisoj edhe roli i Berishës do vazhdojë të jetë parësor në zhvillimet brenda opozitës. Në një interevistë për Tv Klan ai thekson faktin se udhëheqjen e këtij procesi e ka bërë Lulzim Basha dhe grupi që drejton PD-në aktualisht.

Demagogji me reformën në drejtësi

Postuar në 26 Korrik, 2016 15:33

Kryeministri Edi Rama ka nisur një përpjekje për të marrë atë që nuk arriti dot me miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Sot Shqipëria ka një Kushtetutë të re të miratuar me rezultatin 140:0, pra asnjë votë kundër në parim. Drafti i miratuar u përpunua dhe u ndryshua, e rrjedhimisht, si në planin procedurial, atë juridik, por edhe atë politik, Kushtetuta e re është sukses i Parlamentit shqiptar. 

Cili është atëherë kuptimi i një statusi të sotshëm të kryeministrit shqiptar kur shkruan:

"Reforma në Drejtësi s’ka qëllim të çojë në burg politikanë"

Postuar në 26 Korrik, 2016 15:24

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, thotë se reforma në drejtësi ka si qëllim thelbësor të saj rithemelimin e sistemit të drejtësisë e jo dënimin me burg të 5 apo 50 politikanëve. I ftuar në studion e "TemaTv", Vasili flet për konsensusin si elementi kyç për zbatimin me efikasistet të reformës në drejtësi. Ai hedh poshtë zërat për krisje të koalcionit PS-LSI duke theksuar se konsensusi i plotë për miratimin e reformës në drejtësi, ka konfirmuar se ky koalicion funsksionon.

Klerikët fetarë, universitetet e shqiptarëve!

Postuar në 26 Korrik, 2016 14:26
Në Shqipëri janë 14 universitete publike e 37 private. Pra, janë gjithsejtë 51 universitete. Në Kosovë kemi gjithsejtë 33 universitete.
 

Edhe qeveria kineze në luftë me portalet

Postuar në 26 Korrik, 2016 13:48

Gjigandët e internetit si Netease, Sina dhe Sohu morën urdhër të hënën nga qeveria kineze të ndërpresin publikmin e artikujve me përmbajtje politike dhe shoqërore që nuk kanë si burim agjencitë shtetërore të lajmeve.
Në urdhër thuhet se përfaqësuesit e së ashtuquajturës gazetari e pavarur, të cilët kanë ndikim të fortë në publik kanë shkelur rregullat dhe kanë manipuluar informacionin.

Sqarimi i Kokëdhimës: Prishja me Ramën për shkak të reformës në PS. Rama zgjodhi anën e Gramoz Ruçit

Postuar në 26 Korrik, 2016 12:29

Koço Kokëdhima është përpjekur të sqarojë sot përmes gazetës së tij “Shekulli” “të vërtetën” e marrëdhënieve me Edi Ramën. Meqenëse marrëdhënia e tij me kryeministrin aktual ka qenë përherë influencuese në vendimmarrjen politike, leximi i prishjes së saj ka njëfarë interesi. Kokëdhima përpiqet të hedhë poshtë në editorialin e porositur se ka patur përfitime nga Bashkia e Tiranës për shkak të qenies së Edi Ramës në krye të saj. Kjo sepse asokohe Kokëdhima ishte ndër biznesemenët më të mëdhenj dhe nuk kishte nevojë për një gjë të tillë.

Zjarrvënia te Spitali Amerikan(video)

Postuar në 26 Korrik, 2016 11:56

Pages

Subscribe to ResPublica RSS