ONM me rolin e një "portali" për KLP dhe KLGJ-në

Postuar në 21 Korrik, 2016 21:05

"Top-Channel" referon këtë përmbajtje të marrëveshjes së sotme për kandidatët e Këshillit të Lartë të Gjyqësor dhe atij Prokurorial.

Marrrëveshje. Ndoshta nuk e shkelin kësaj radhe

Postuar në 21 Korrik, 2016 19:06

Duket se palët kanë arritur një marrëveshje mbi mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve  jogjyqtarë të Kolegjit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve joprokurorë të Kolegjit të Lartë Prokurorial. Lajmi është bërë publik nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka falenderuar kolegët e tij, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Propozimi ka ardhur nga Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe nuk dihet mirë se ku konsiston teknikisht, por ai do të zbardhet në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm që duhet ta miratojë atë paraprakisht e mandej të kalojë në seancë bashkë me pjesën tjetër të reformës.

Hahn sërish në skenë: Votoni sipas Marrëveshjes që ramë dakord

Postuar në 21 Korrik, 2016 18:11

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka përcjellë sot shqetësimin për situatën e krijuar duke i kujtuar klasës politike se propozimi i fundit i Johannes Hahn duhet votuar. “Propozimi i fundit në tavolinë. Këshilla ime: Lërini diskutimet dhe votojeni!”, shkruan ai pak orë më parë. Ndërkohë vetë Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u ka dërguar një e-mail Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, dhe Ilir Metës përmes së cilës u njofton se votimi duhet të kalojë nga marrëveshja politike që u arrit me ndërmjetësimin e tij. “U surprizova nga lajmet e natës.

Na u tha se "reformën e do 91% e popullit". Po çfarë konkretisht?

Postuar në 21 Korrik, 2016 17:28

Sot është zhvilluar një protestë. Emisioni "Stop" ka pyetur njerëzit e pranishëm se për çfarë po protestojnë dhe nga përgjigjet kupton se fjala është për reformën në drejtësi. D.m.th ajo nuk përjashtohet si temë e protestës. Na është thënë se 91% e popullit do reformën. Me siguri që ata aty nuk janë i gjithë populli, por populli ama janë. Ndaj do patur kujdes me këto përqindjet se me sa shihet e dëgjohet populli, ky që proteston, e di se përse është aty, po nuk e di mirë çfarë është reforma në drejtësi.

"Bankers Petroleum": Autoritetet kineze shtynë miratimin e shitjes

Postuar në 21 Korrik, 2016 17:18

Kompania "Bankers Petroleum" ka njoftuar se autoritetet kineze kanë shtyrë me një muaj miratimin e shitjes tek "Geo-Jade Petroleum Corporation". Por në njoftimin e kompanisë thuhet se të dyja shoqëritë, "Bankers" dhe "Geo-Jade" janë të angazhuara për përfundimin e transaksionit.

"TemaTv"

"Më shumë sesa thjesht propagandë"

Postuar në 21 Korrik, 2016 16:59

Këto tablo të Realizmit Socialist të Koresë së Veriut janë mbledhur nga galeri dhe koleksione private dhe janë ekspozuar në Uashington. Kujtojnë shumëçka nga pikturat e realizmit socialist në Shqipëri, por sipas kuratorit BG Muhn, këto piktura "janë më shumë sesa propagandë". 

 

Riciklohet propozimi "Hahn"?

Postuar në 21 Korrik, 2016 16:51

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe deputet i PD-së ka mbrojtur me anë të një statusi në Facebook, propozimin e eurokomisionerit Johannes Hahn, që mbështet parimin e kërkuar nga opozita për rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Një propozim të cilit PS-ja i bëri bisht dhe sot e cilësoi thjesht një letër: "Per Edvin Shullazin e Xhafen e tij te droges, marreveshja e djeshme eshte thjesht nje cope leter!!

Këto duan kujdestari në krevat

Postuar në 21 Korrik, 2016 16:09

Një plan për shpëtimin e Europës

Postuar në 21 Korrik, 2016 15:43

George Soros i është kthyer edhe njëherë krizës së madhe të Europës, në përgjigje të së cilës ai ka propozuar edhe një plan. Përmes një opinioni të publikuar në revistën e njohur “Foreign Policy”, Soros shkruan se kriza migratore e fundit, po çon në një dezintegrim të ngadaltë të Bashkimit Europian. Kundërveprimi me ndërtimin e mureve sipas tij, thjesht do të framentarizojë Europën, por do të dëmtojë rëndë ekonominë e saj dhe rrëzojë standardet e të drejtave në nivel global.

Xhafa: "Propozimi i Hahn, thjesht një letër"

Postuar në 21 Korrik, 2016 15:16

Ka qënë një letër e komisionerit të BE-së Johannes Hahn që u duk se solli konsensusin mes palëve në politikën shqiptare. Por një ditë më vonë rezulton se kjo letër ishte thjeshtë një copë letër dhe jo normë juiridike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS