“Një reformë e zbatuar me hile nuk do të funksionojë”
Reforma në drejtësi është shitur për opinionin si një pikë kthese, fund i tranzicionit, apo edhe shpëtim i Shqipërisë nga kthetrat e korrupsionit. Me këto fjalë ka folur pak a shumë edhe aktori kryesor i saj, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Por Lu është diplomat dhe si i tillë ai bën zëdhënien e politikës, që shpesh anashkalon çështje teknike që rrugës rezultojnë vendimtare. Gazeta “Shekulli” i ka marrë një intervistë për këtë problem juristes amerikane, Kathleen Imholz, e cila është njohëse e Shqipërisë dhe problemeve institucionale të saj.
Miti i zgjedhjeve të lira e të ndershme/Balotazhi për garën presidenciale në Austri do të përsëritet
Probleme me parregullsi në zgjedhje – nuk bëhet fjalë për ndonjë vend në Ballkan, por në Austri, i konsideruar si një vend që duhet ta kishte zgjidhur këtë problem. Gara e fundit elektorale për presidentin e vendit, ka përfunduar në Gjykatë Kushtetuese, e vendosi përsëritjen e raundit të balotazhit. Në të do të marrin pjesë, Norbert Hofer i partisë populiste të djathtë, e quajtur Partia Austriake e Lirisё dhe kandidati i pavarur, i gjelbri Alexander Van der Bellen.
Luksi i vajzës së kryeprokurorit Llalla dhe perspektiva e reformës në drejtësi (Foto)
Në rrjetet sociale janë publikuar sot foto të vajzës së kryeprokurorit Adriatik Lalla, e cila nga sa shihet bën një jetë luksi. Fotot janë publikuar në profilin e Bledi Manes në Facebook, kolumnist dhe gazetar, i cili thotë se vajza e kryprokurorit shkon në kolegjin turk ku po kryen studimet me 2 makina te shtrenja "Range Rover" të cilat kushtojnë 78 mijë euro të dyja. Po ashtu shpenzimet e saj për bizhuteri dhe aksesorë janë të dukshme.
Anastasia Ashley, serfistja që rrit temperaturat..
Anastasia Ashley, 29 vjeçarja amerikane ka tërhequr vëmendjen jo vetëm si sportiste, por edhe për format e saj joshëse..Ajo do të marrë pjesë në lojrat Olimpike “Rio 2016” dhe besohet se do t’i ngrejë edhe më shumë temperaturat në Brazil..
Mos identifikoni Islamin me dhunën, paraja kërcënimi më i madh terrorist i njerëzimit
Papa Françesku e quan të gabuar qasjen e atyre që identifikojnë Islamin me dhunën, duke thënë se rrënjët e terrorizimit janë padrejtësitë sociaale dhe idhujtaria për paranë.
Në pikëpyetje shitja e Bankers te kinezët e Geo-Jade Petroleum
Shitja e Bankers Petroleum te kinezët rrezikon të dështojë. Kompania kanadeze njoftoi se është finalizuar nj
shtyrje e transaksionit të koorporatës tek degëte Geo-Jade Petroleum Corporation nëv azhdimësi të marrëveshjes që daton më 19 Mars, 2016. Marrëveshja parashikonte që Geo-Jade të blinte të gjitha aksionet e Bankers përmes degëve të saj me njëçmim prej C$2.20.
Pjesë e fushatës, New York Post publikon foto nudo të gruas së Trump (Foto)
Sot mund të fotografohet në krah të bashkëshortit të saj duke aspiruar të jetë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por para disa vitesh Melania Trump pozoi përpara objektivit për të treguar sensualitetin e saj. Ishte viti 1995 kur modelja 48 vjeçarja nga Sllovenia, Melania Knavs pozoi nudo për revistën franceze Max. Me një shikim shumë premtues Melanie fshehu aq sa mundej nga bukuritë e saj trupore.
Analiza e gazetës “Shekulli”: Arsyet që çuan në ndarjen e Kokëdhimës me Edi Ramën
Gazeta "Shekulli" në pronësi të botuesit Koço Kokëdhima ka publikuar sot një analizë të gjatë ku shpjegon arsyet e ndarjes së ish-deputetit socialist me kryetarin e PS, njëherësh dhe kryeministër, Edi Rama. Arsyet sipas gazetës janë, divergjencat e mëdha për reformimin e PS-së dhe legalizimi i kanabisit.
Reformimi i PS-së dhe përplasja me Ruçin
Tronditja e italianëve për vrasjen e klerikut katolik, imamët myslimanë marrin pjesë në liturgji
Të krishterë dhe myslimanë morën pjesë në “lutjen e paqes” për nder të priftit Jacques Amel të vrarë barbarisht nga ushtarët e ISIS javën e kaluar në një kishë të Normandisë. Le Monde shkruan se qindra myslimanë iu përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në meshën e mbajtur në katedralen e Rouen.
Bashkia Sarandë miraton pjesëmarrjen në konsorciumin për rajonin Vlorë – Gjirokastër
Bashkia e Sarandës ka miratuar në mbledhjen e datës 29 korrik pjesëmarrjen e saj në konsorciumin për zhvillimin e rajonit Vlorë – Gjirokastër. Kjo ishte hera e dytë që projektvendimi shqyrtohej në mbledhjen e këshillit dhe kësaj radhe ka kaluar. Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë, Florjana Koka, deklaroi sse konsorciumi është një formë e partneritetit publik –privat, në të cilin përfaqëismi i saj, pra Bashkisë, do të jetë mee 10% të aksioneve. Koka tha se konsorciumi mundëson marrjen e kredive të mëdha, apo financimin e projekteve, që përndryshe nuk do të mund të realizoheshin.
