Studim fizibiliteti për një aeroport në Jug të vendit
Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrinë e Transportit dhe Autoritetin e Avicionit Civil që të kryejnë tenderimin e projektit për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin aeroportit.
Lirohet Ilir Karçini?
Ilir Karçini, biznesmeni i gazit, i arrestuar si porositës i vrasjes së komkurentit të tij, Piro Bare, është liruar dje nga burgu me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Lajmin e raporton gazeta “Shekulli” sipas së cilës seanca është zhvilluar në fshehtësi të plotë. “Vendimi për lirimin e Ilir Karçinit do të hyjë në fuqi, pasi të marrë vendimin e formës së prerë nga Apeli. Arrestimi i biznesmenit të gazit u bë pas marrjes së dëshmisë nga kreu i “Bandës së tritolit”, Juljan Sinanaj, i cili ka zbardhur një sërë vrasjesh me pagesë që vetë ai ka bërë.
Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë, sulme simuluese ndaj bazave amerikane në Korenë e Jugut
Komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara ka identifikuar lëshimin e dy raketave balistike nga Koreja e Veriut. Njëra prej raketa shpërtheu menjëherë pas lëshimit, ndërsa tjetra ndoqi trajektoren drejt Detit të Japonisë. Pentagoni vlerësoi se lëshimi i këtyre dy raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi nuk ishte rrezik për Amerikën e Veriut, ndërsa kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe e përshkroi si një "kërcënim serioz" për vendin e tij.
"Kerni po shpaguhet për marrëveshjet që ka bërë me politikën"
Artistët e Teatrit te Operas dhe Baletit kanë firmosur një peticion drejtuar Kryeministrit për rikthimin e drejtorit Ilir Kerni në detyrë. Por tenori Rudin Sata i intervistuar nga Panorama thotë se ky është haraçi që Ilir Kerni po paguan për marrëveshjen me politikën.
Përplasje mes Erdogan dhe Mateo Renzit për hetimet e nisura në Itali ndaj djalit të presidentit turk
Rexhep Taip Erdogan nuk e fshehu zemërimin për hetimet e nisura në Itali ndaj djalit të tij Bilal Erdogan për pastrim parash. Në një intervistë për Rai 24, presidenti turk kërkoi nga autoritetet italiane të angazhohen me luftën kundër mafias dhe jo të merren me familjen e tij. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit italian Mateo Renzi që me një mesazh në tuiter i kujtoi presidentiit turk se në Itali, gjyqtarët veprojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës, dhe jo në bazë të atyre që thotë presidentit i Turqisë. “Ky quhet sundim i ligjit"-shkruan Renzi.
Jo kudo ngrenë buste. Në Australi një pikturë murale që paraqet Clinton dënohet me gjobë. Por artisti gjen një zgjidhje origjinale
Një “ngjarje” e pazakontë në Melburn të Australisë. Një artist rruge ka pikturuar një mural me Hillari Clinton të paraqitur në kostum banjoje dhe me 100$ futur mes tyre. Këshilli i qytetit ka reaguar duke paralajmëruar me gjobë dhe ndjekje penale poseduesin e mjedisit ku ndodhet muri, gjithnjë me arsyetimin se murali është fyes dhe bie ndesh me ligjin përkatës. Kjo sepse disa banorë janë amkuar, por edhe sepse ai bie ndesh me politikën e këshillit për barazi gjinore. Pas kësaj, artisti me pseudonim Lushux ka kaluar “në të kundërt”.
“Me mik” deri në OKB. Ndryshohet raporti për ndryshimet e klimës. Fshihet emri i Australisë “për të mos dëmtuar turizmin”
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” raporton për një skandal në publikimin e dokumenteve zyrtare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ka fshirë nga një raport për ndrushimet klimaterike dhe sitet që janë trashëgimi botërore, Australinë. Sipas gazetës në një version të hershëm të raportit, hartuar nga UNESCO dhe programi i OKB-së për mjedisin, UNEP, Australia përmendej, pasi ky kontinent është i pasur me site që janë trashëgimi botërore e që janë prekur nga ndryshimet e klimës.
Vlahutin sqaron çështjen e mosdeklarimit të pasurisë/Çështje poste dhe gjeografie. Formulari në Zagreb, ndërkohë që ndodhej në Tiranë
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës përcjell versionin e vet të deklarimit të pasurisë së ambasadores Romana Vlahutin, për të cilën u shkrua dje në media.
Chlorine mbi qytetin sirian Idlib
Kisha Orthodhokse Autoqefale inauguron HEC-in Rapuni 3&4 në Elbasan
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka përuruar sot një vepër energjetike që është realizuar me investimin e saj. Hidrocentrali Rapuni 3&4 në Elbasan, i cili ka fuqi Fuqia e instaluar 9,9 MW dhe një prodhim vjetor 42,94 GWh e të ardhurat e të cilit do të përdoren për KOASH. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryepeshkoi Anastas Janullatos, që siç informon Zyra e Shtypit e KOASH, ka qenë iniciator i veprës.
