Nuk ka situatë për qeveri teknike, PD u frymëzua nga loja e LSI-së

Postuar në 05 Gusht, 2016 11:39

LSI bëri lojën e vet politike, duke shantazhuar Edi Ramën me qeveri teknike dhe më pas u tërhoq për të  relaksuar veten dhe kryetarin nga trysnia politike e reformës. Megjithatë Basha u përpoq të mbajë në këmbë kauzën e qeverisë teknike, por këmbët e urës të këtij aksioni duket se nuk kanë themele as vetë në PD. Genc Ruli, ish-ministër dhe deputet nuk sheh arsye që vendi të shkojë në qeveri teknike, duke lënë të kuptohet se kauza e PD-së është një lëvizje që kërkon të funksionalizohet në një kontekst të caktuar politik, i varur edhe nga marrëdhënia mes Ramës e Metës.

Bergamo, avioni del nga pista dhe ndalon në rrugë (Foto, Video)

Postuar në 05 Gusht, 2016 10:58

Një avion transportues i kompanisë DHL humbi kontrollin gjatë uljes në pistën e aeroportit të Bergamos duke dalë jashtë rrethimit të aeroportit. Avioni 737-400 ishte nisur nga aeroporti Sharl De Gol i Parisit me destinacion Lombardinë, por piloti nuk mundi të kryejë ulje normale për shkak të kushteve të të këqija atmosferike. Si pasojë avioni çau rrethimin e rrjetës metalike dhe ndaloi në rrugën automobilistike jashtë aeroportit. Incidenti ndodhi rreth orës 4 pas mesnate, ku edhe  për shkak  të orarit nuk kishte qarkullim të dendur automjetesh. Për momentin nuk raportohet për të lënduar.

Akuzat për vëllain trafikant, Rama i gjendet “reformatorit” Xhafa

Postuar në 05 Gusht, 2016 10:21

Një ditë pasi Partia Demokratike publikoi një shkresë që sipas saj  sqaronte pozicionin e vëllait të kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni, Edi Rama ka vendosur të thyejë heshtjen ndonëse ai vetë është me pushime.

Goditet me predhë kuvendi i Kosovës, Mustafa: Sulm ndaj pavarësisë (foto)

Postuar në 05 Gusht, 2016 09:33

Godina e Kuvendit të Kosovës është qëlluar me një predhë në orët e vona të së enjtes. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë ndërmarrë sulmin dhe më pasj janë larguar me një motoëikletë.

Kinë/Të dhënat e para për një nga përmbytjet më të mëdha në histori

Postuar në 05 Gusht, 2016 00:50

Gjeologët raportohet të kenë rënë në gjurmë të provave të përmbytjes së madhe në Lumin e Verdhë në Kinë, 4 000 vjet më parë. Kjo ngjarje kataklizmike solli lindjen e dinastisë Xia dhe të qytetërimit kinez, ndaj evidenca për të ka rëndësi për historinë e qytetërimit në tërësi. Sipas të dhënave të publikuara në revistën “Science”, përmbytja datohet në vitin 1920 p.e.s., disa shekuj më vonë sesa rrëfen tradita, çka e çon lindjen dhe sunimin e dinastisë në fjalë, në një kohë tjetër historike.

Anijet e flotës ushtarake të mbytura në Ksamil pas nxjerrjes nga përdorimi

Postuar në 05 Gusht, 2016 00:33

Shakatë e gushtit, ekskluzivitet i Ilir Metës/I çintoksikuar dhe dashnor i opozitarizmit

Postuar në 04 Gusht, 2016 22:16

Ilir Meta u shfaq edhe njëherë sot në media, për të kumtuar për shqiptarët e interesuar sesa konstruktiv është dhe sesa për zemër e ka stabilitetin. Në një dalje në “ABC NEWS”, Meta tha ndër të tjera se “I kam thënë Ramës, t’i jap 2-3 vota dhe mund të bësh 71 për të mbajtur qeverinë. Njëlloj siç i kam thënë edhe para një viti që nëse nuk i pëlqen koalicioni me LSI-në mund të bënte koalicion me PD-në nëse dëshironte dhe LSI mund të rrinte në opozitë”.

Nuk i shqit dot sytë

Postuar në 04 Gusht, 2016 21:25

Kushtetuesja u hap rrugë monopoleve në mediat audiovizive

Postuar në 04 Gusht, 2016 19:57

Shoqata e Mediave Elektronike (SHMESH) i ka kërkuar para disa kohësh Gjykatës Kushtetuese që të vendosë shpalljen të papajtueshme me Kushtetutën të përmbajtjes së paragrafit të tretë të nenit 62 të Ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Ky "top" pluskues është një balenë e ngordhur!

Postuar në 04 Gusht, 2016 17:51

Ai është gjetur nga dy peshkatarë në Paqësor dhe nga vlerësimet e autoriteteve australiane ai është një balenë e ngordhur, fryrë në këtë formë nga gazrat e çliruara nga organet e brendshme në dekompozim. 

 

http://sputniknews.com/asia/20160804/1043933844/australia-floating-orb.html

Pages

Subscribe to ResPublica RSS