Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”
Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat.
Ambasada turke replikë me ish-atasheun ushtarak të Shqipërisë në Turqi*
Po e bëj këtë shkrim për të sqaruar opinionin publik në Shqipëri, si dhe në kuadër të së drejtës tonë të replikës dhe të korigjimit, duke marrë shkas nga një shkrim i botuar në gazetën tuaj të datës 3 gusht 2016, me titull “Një përgjigje për Ambasadorin Turk në Tiranë” me autor Hajro Limaj, i cili e prezanton veten e tij si ish-atashe ushtarak i Shqipërisë në Ankara, i vënë në siklet së fundmi pas qëndrimit të prerë të Ambasadës në lidhje me zgjatimet e Organizatës T
"1.3 milionë euro për Edi Ramën që të fshehë kërkesën për ekstradim për vëllanë e Fatmir Xhafës”
Dje kryeministri i vendit Edi Rama publikoi një postim në profilin e tij në Facebook ku merrte në mbrojtje Fatmir Xhafë nga ato që ai i quante sulme për shkak të angazhimitbtë tij për reformën në drejtësi. Sulmet dhe akuzat kanë ardhur nga PD-ja për vëllanë e Xhafës, i kërkuar në Venezuelë për trafik droge, e të cilin Edi Rama e quante një njeri të ndershëm që shikon punën e tij.
Gjermania do të njohë genocidin e kryer prej saj në Namibi
Gjermania do të njohë më në fund atë që shpesh quhet si “Aushvici afrikan”, apo genocidi mbi popullsinë e Nambisë, kryer rreth 30 vjet para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ministria e Jashtme gjermane po punon për adoptimin e një deklarate të përbashkët me qeverinë namibiane që do të përfshijë për herë të parë, ndjesën zyrtare të Berlinit për asgjësimin fizik të rreth 100 mijë pjesëtarëve të tribuve Herero dhe Nama, që u rebeluan kundër dominimit gjemran në vitet 1904 dhe 1907.
Duhen patjetër ilaçet për t'u qetësuar
Flokëkuqet janë shumë ndjellëse...
Hiqet tarifa e qëndrimit për studentët e trevave shqiptare
Numri i studentëve nga Kosova dhe trojet shqiptare të Maqedonisë e Malit të Zi ka patur një rënie të ndjeshme. Shkak për këtë mund të ketë qenë një tarifë vjetore qëndrimi që ata ishin detyruar të paguanin. Nga ky vit akademik tarifa është hequr, duke synuar shtimin e numrit të kësaj kategorie studentësh.
"TemaTV"
Nuk duhen burra, mjafton zbatimi i Ligjit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nisur një fushatë mediatike për rregullimin e imazhit përmes së cilës po synon të riafirmojë forcën e vet. Ose profilin e një njeriu të fortë në politikë dhe që e mban presionin. Atë malësorin pra nga Skrapari që mund ta gjejmë në figura si Xhelal Staravecka, Riza Cerova, apo Mestan Ujaniku. Edhe pse këta të tre provuan se nuk kishin talentin e malësorit alla Meta, për ta dredhur e mandej për t’u shfaqur si më i zoti. Dhe e ka bërë jo pak herë këtë.
Mësime kuranike në Nigeri
Gjatë një leksioni në një shkollë të Lëvizjes Islamike nigeriane, kreu i së cilës, kleriku shiit, Sheikh Ibrahim Zakzaky, është arrestuar.
PS në negociata me PDIU-në për bashkinë e Dibrës
Zgjedhjet e parakohshme në Dibër janë një bast jo i vogël elektoral për Partinë Socialiste, jo vetëm për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të Rilindjes nga pelivanllëqet e Shukri Xhelilit, por edhe një test para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Socialistët nuk do ta kenë të lehtë të rifitojnë bashkinë e Dibrës, jo vetëm se është një bashki që ka votuar djathtas, por në këtë betejë nuk do këtë në krah as LSI-në, marrëdhëniet me të cilën janë në pikën më të dobët, pavarësisht pazarit për të qëndruar bashkë deri në fund të mandatit.
