Ministria e Transporteve si Haxhi Pishmani/Anulon linjën e trageteve Brindizi – Sarandë, tri ditë pasi e miratoi
Para tri ditësh u njoftua nga media lokale se ishte vendosur një linjë trageti Brindizi-Sarandë. Diçka që mendohej të sillte fluks lëvizjeje më të lartë drejt qytetit të jugut. Por sot njoftohet, po nga një media lokale, se Ministria e Transporteve, e drejtuar nga i mirënjohuri Edmond Haxhinasto, ka vendosur anullimin e linjës. “Trageti që filloi linjën Brindisi – Sarandë ka një kapacitet trasporti prej 822 pasagjerësh dhe 140 automjetesh. Por nga burime të Saranda Web mësohet se Ministria e Transporteve, me një pretekst të çuditshëm, ka bllokuar këtë linjë transporti.
PD: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se opozita nuk do të njohë zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër. Ai ka akuzuar edhe disa media që sipas tij, i shërbejnë planeve dhe intrigave të kryeministrit të cilin e quajti “I sëmuri i Tiranës”.
Fatmir Xhafës i kërkohet largimi
Opozita ka përshkallëzuar sulmin ndaj kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar largimin e tij nga Komision, pas denoncimeve të bëra nga vetë Partia Demokratike për implikimin e vëllait të Xhafës në trafik ndërkombëtar të drogës.
Ikën një tjetër aktor i plejadës së para viteve '90
Do mbahet mend për rolet i Ibrahim Beut te “Pylli i Lirisë”, Baki Branicës të “Dhe vjen një ditë”, babai i Agronit në filmin “Hijet qe mbeten pas” apo Thoma Shpuza te “Kur zbardh një dite”. Është fjala për aktorin nga Elbasani Demir Hyskja, i cili ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Demir Hyskja ishte një ndër aktorët e spikatur të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj. Është autor i dhejtëra roleve në teatër dhe kinematografi.
Pse Trump është rrezik dhe jo mik për Putinin
Nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA-së, atëherë Vladimir Putin do të ketë një mik të fuqishëm brenda “Shtëpisë së Bardhë”. Është ky mendimi që po propagandohet çdo ditë e më shumë sa herë që flitet për politikën e jashtme të SHBA-së që do të udhëhiqet nga Trump ose Hillary Clinton, pas zgjedhjeve presidenciale.
Por më shumë se mik, Trump është një rrezik për presidentin e Rusisë dhe ambiciet e tij në Europë dhe Azi.
13 të vdekur nga rënia e zjarrit në një lokal në Francë
Të paktën 13 të vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një një zjarri të madh që përfshiu në orët e para të së shtunës një local në Rouen, të Francës, ku po festohej një ditëlindje. Sipas autoriteteve vendase të cilat kanë nisur hetimet, ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por dyshohet të jetë aksidentale. Flakët e panë fillimisht në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhapën në të gjitha ambjentet. Mësohet se viktimat janë të gjithë të rinj, rreth moshës moshës 18 deri në 25 vjeç.
Dekoratat e Luftës, qeveria nuk tërhiqet pavarësisht amendimit të Taulant Ballës
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka rikthyer në vëmendje një çështje që u debatua jo pak, ajo e dhënies së dekoratave veterenëve të luftës me rastin e 70 vjetorit të çlirimit. Presioni publik dhe ai i opozitës bënë që qeveria të pranojë rishikimin e ligjit, duke angazhuar madje Taulantin Balla të dorëzojë një amendim, i cili ka mbetur vetëm në sirtar dhe për ministren Kodheli fjala që duhet thënë në këtë rast është “t’i gëzojnë” medaljet e luftës ata që i morën. Një urim që zë vend në vitin e fundit të mandatit kur po nis të projektohet edhe fushata për zgjedhjet e ardhshme.
Transaksioni i pasurive te paluajtshme, nga 1 shtatori hyn taksa e re
Prej 1 shtatorit deri në fund të muajit shkurt reduktohet me 2% taksa për shitjen e banesave dhe trojeve. Aktualisht ky detyrim është 15%, por me ligjin e ri shkon përkatësisht 2% për familjet dhe 3% për bizneset. Zv.ministrja e Financës, Irena Beqiraj, ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë ligji i ri për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si edhe kategoritë e atyre që mund të përfitojnë nga kjo amnisti.
Një tjetër deputet socialist flet për potencial vrasës të Ilir Metës
Deputeti socialist i Lezhës Eduard Ndocaj bën një tjetër replikë në distancë me kreun e kuvendit Ilir Meta, duke i qëndruar një komunikimi sa publik edhe personal. Përveç akuzave për korrupsion, Ndocaj sheh tek Ilir Meta një potencial vrasës dhe këtë e thotë publikisht, duke i qëndruar një sfide që duket sa politike aq dhe personale. Ky është rasti i dytë i deputetëve brenda mazhorancës që e lidhin kreun e kuvendin me skenarë vrasës. I pari ishte Tom Doshi, ndërsa i dyti deputeti i Lezhës.
Nisi festa e Rio 2016, samba protesta, dhe shumë vende bosh në stadium (Foto)
Me samba, protesta dhe shume vende bosh ne stadium startuan mbrëmë zyrtarisht Lojrat Olimpike. Ceremonia e hapjes e zhvilluar në Rio De Zhaneiro ishte mbresëlënëse, jo për pomozitetin e saj, por për ngjyrat e shumta dhe mesazhet e përcjella.
Natyra, e shkuara dhe sotshmja e Brazilit ishin pjesë e shfaqes në stadiumin “Marakana”, me kapacitet 80 mijë vendësh, 2/3-at e të cilit sipas raportimeve nga gazetarët ishin bosh. Një lojë dritash, muzikë dhe pjesëmarrja e shumë akrobatëve ishin thelbi i kësaj ceremonie, që nisi në orën 1 pas mesnate me kohën shqiptare. N
