Një kompani italo-shqiptare për pastrimin e Tiranës
Zbulohet plani i biznesit i kompanisë së përbashkët italo – shqiptare që ka marrë përsipër pastrimin e kryeqytetit. Sipas plan biznesit, shoqëria do të nisë nga puna në pjesën e dytë të vitit 2016 me 23 punonjës staf administrative, 123 punonjës staf operacional dhe me një fond pagash prej 317.174 euro.
"TemaTv"
Ndjenjat vs faktet - Fushata presidenciale në SHBA
Fushatën elektorale të Amerikës po e ndjek gjithë Shqipëria me vëmendje. E them këtë sepse portalet postojnë vazhdimisht zhvillime në lidhje me zgjedhjet në Amerikë. Në youtube kam ndjekur televizionet kryesore në vend (Tv Klan, Top Channel) me kureshtje dhe kam parë sesi lajmet në lidhje me fushatën elektorale në Amerikë marrin views (shikueshmëri) më shumë sesa shumë lajme apo zhvillime të vendit tonë.
Probleme për aeroplanmbajtësen “Gerald Ford”, kostoja e ndërtimit i kalon 13 miliardë dollarët
Mban emrin e presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara dhe për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë. Aeroplanmbajtësja "Gerald Ford", që është dhe luftëanija më e re dhe më moderne e marinës amerikane megjithatë nuk është gati pasi po përballet me probleme të mëdha teknike, zgjidhjet e të cilave do të vonojë integrimin e sa në flotën e fuqishme amerikane.
Po kërkon presidencën
A do të jetë kjo një dhuratë e bukur për vitin 2017?
Paska ndasi ideologjike në koalicionin qeverisës!!! Meta: “Shmanga revolucionin kulturor në drejtësi”
U publikua me copëza dhe pas dy ditësh doli në dritë e plotë. Është fjala për intervistën e kreut të LSI-së për revistën “Mapo”, përmes së cilës Ilir Meta ka sqaruar se pse bëri deklarimin për qeveri teknike, të cilën mandej e mohoi tre herë “që pa u gdhirë”. Në një nga pyetjet e bëra, Meta ka deklaruar se propozimi në fakt synonte neutralizimin e shantazhit.
Vëzhgim: PS-ja nuk ka me kë ta zëvendësojë Fatmir Xhafën
Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë për largimin nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, të Fatmir Xhafës, kryetar i tij, deputet i Partisë Socialiste. Arsyeja është bërë publike: PD-ja pretendon se vëllai i Xhafës është i kërkuar për trafik droge në Venezuelë.
Por që PS-ja të tërheqë Xhafën, do t’i duhet ta zëvendësojë atë me një tjetër emër. I cili, siç na e thotë logjika, duhet të vijë nga fusha juridike. Jo më kot ishte Fatmir Xhafa i zgjedhur i PS-së deri më tani, pasi ai ka profesionin e juristit.
Nuk ndryshon paga minimale, mbetet 22 mijë lekë
Qeveria lë të pandryshuar pagën minimale, ndërkohë zbatohet vendimi i gjykatës që rrëzoi vendosjen e pagës së referencës për kontributet e sigurimeve të profesioneve të lira. Ndërkaq, për ata që kanë tituj shkencor, për kuotën e kontributeve vendoset masa 5% e titullit.
"TemaTv"
Sezoni i masoneve në Indi, Pakistan, Bangladesh dhe Nepal
Ministri kinez i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi për luftë
Kina duhet të përgatitet për luftë në det. Kështu citohet të jetë shprehur ministri i Mbrojtjes së Kinës, Chang Wanquan, i cili ka vlerësuar se kërcënimet detare për shtetin kinez po çojnë drejt konfliktit të armatosur. “Ushtria, policia dhe publiku duhet të përgatiten për mobilizim për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial”, ka thënë Wanquan. Mediat ndërkombëtare i kanë lidhur këto deklarime me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e cila hodhi poshtë pretendimet e Pekinit zyrtar në Detin e Kinës Jugore.
Ka një reformë, por asnjë garanci se gjërat do të ndryshojnë për mirë
Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, juristi Çlirim Gjata, në cilësinë e ekspertit, thekson se askush, as ndërkombëtarët, nuk kanë dhënë deri tani garanci se sistemi që do të ngrihet do të funksionojë. Duke qëndruar më tepër tek “Vetting”-u, Gjata ngre pyetjen se si do ta zgjidhin institucionet që do të krijohen problemin e fshehjes së pasurive dhe regjistrimit të pronave në emër të personave të dytë ose të tretë.
Përtej retorikës teknike të reformës, çfarë mendoni ju a është ky një proces politik apo ligjor?
