Operacion pastrimi nga radikalët islamikë në Gjermani, kontrolle të rrepta në të gjitha xhamitë

Postuar në 10 Gusht, 2016 12:40

Policia gjermane ka kryer një sërë operacionesh kundra të dyshuarve si të lidhur me shtetin islamik. Aksioni i përbërë nga 150 agjentë kishte si objektiv predikuesit esktremistw, të cilët sipas akuzës rekrutonin të rinj për të luftuar në Siri dhe Irak. Operacionet u realizuan konkretisht në Duesseldorf, Duisburg dhe Dortmund. Operacioni vjen një ditë pasi policia arrestoi pranë një stadiumi një 24 vjecar refugjat sirian i dyshuar se ishte një përfaqësues i lartë i ISIS dhe planifikonte sulme gjatë Bundesligës.

Eqrem Çabej dhe albanologjia sot

Postuar në 10 Gusht, 2016 12:15

Kur kthejmë sytë prapa në rrugën 5-6-shekullore të zhvillimit të albanologjisë, vepra e Eqrem Çabejt (1908-1980) na del para si Tomor i lartë, në peizazhin e gjerë e të larmë të kulturës shqiptare. Përmasat e jashtëzakonshme dhe shumanshmëria e veprës së tij, e bëjnë të pamundur rrokjen dhe paraqitjen e përshtatshme të saj në një shkrim të shkurtër si ky, dhe autori këtu i ka vënë vetes një qëllim shumë më modest.

Formimi i shkencëtarit

Porti i Pireut kalon në duart e kinezëve të Cosco-s

Postuar në 10 Gusht, 2016 11:05

Kompania kineze Cosco Shiping do të realizojë të mërkurën blerjen e shumicës së aksioneve të portit të Pireut në Greqi. Në këtë mënyrë kurorëzohet një proces që zgjati më shumë se katër vjet dhe që në moment i vuri në provë raportet e qeverisë Tsipras me Pekinin.
Fillimisht, arkën modeste të shtetit grek do të futen më shumë se 280 milionë euro, që i korrespondojnë çmimit për 51% të aksioneve dhe e bëjnë kompaninë kineze pronare të portit të Pireut.
Cosco do të marrë edhe 16% të aksioneve pasi të përfundojë planin e investimeve.

"Kështu tallen grekët me reformat"

Postuar në 10 Gusht, 2016 10:55

Gazeta më e madhe në qarkullim në Gjermani "Bild" ka publikuar sot një artikull me titull "Kështu tallen grekët me reformat", duke theksuar se vetëm 13 % e marrëveshjeve të nënshkruara zbatohen në praktikë. Bild i referohet një studimi të Institutit të Kërkimeve për Politikat e Reformave. Ndonëse qeveria adopton ligje dhe rregulla bazuar në marrëveshjet me partnerët, në praktikë zbatimi i tyre bojkotohet, thekson gazeta.

Briken Calja shpëton "nderin" e Shqipërisë në Rio

Postuar në 10 Gusht, 2016 10:23

Me një ekip thuajse të shpartalluar që shkoi në Olimpiadë pa asnjë objektiv për medalje, nga peshngritja erdhi një zultat disi inkurajues si për të justifikuar udhëtimin deri në Brazil të të punësuarve nga politika në sport. Briken Calja u rendit i 6 në kategorinë 69 kilogram. Një përfaqësim deri diku i kënaqshëm ky për 26-vjecarin shqiptar që deri në momentet e fundit ishte në dilemë të dilte apo jo në pedan, nisur nga divergjencat me presidentin e Komitetit Olimpik, Viron Bezhani, zyrtar i LSI-së, ashtu si dhe kreu i Federatës Elez Gjoza.

Zbulohet Ditari i Himmler, romantiku çnjerëzor i kupolës naziste

Postuar në 09 Gusht, 2016 21:59

Histori nga jeta e tij personale, politikë, subjekte banale dhe përshkrime të tmerrshme për vdekjen e miliona njerëzve përmban Ditari i Oficerit të Lartë të Rajhut, Heinrich Himmler, i zbuluar nga Instituti gjerman i Historisë (DHI)  në Moskë. Himler, i njohur si numri dy i regjimit nazist ishte iniciatori i kampeve të përqendrimit dhe "arkitekti" i planit të shfarosjes masive të hebrenjve evropianë.

Dossier/Pikëpamja sovjetike e kohës: Baza e Pashalimanit u likujdua njësoj si bazat e Finlandës dhe ajo e Port Arthur

Postuar në 09 Gusht, 2016 21:36

Universiteti i Georgetown ka publikuar një  memorandum të Anastas Mikojanit, i dërguar i liderit sovjetik Hrushov në Kubë,  rreth bisedës katër orëshe që ai kishte bërë më 22 nëntor 1962 me Fidel Castro, Ernest Guevara dhe drejtues të tjerë kubanë.

Pikante

Postuar në 09 Gusht, 2016 18:58

Rusia do heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë, diferencat për Sirinë do të tejkalohen

Postuar në 09 Gusht, 2016 18:12

Rusia do të heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me homologun turk Erdogan në Shën Petërburg. Putin vuri në dukje se prioritet i Rusisë është që marrëdhëniet e dy vendeve të kthehen në nivelet e para krizës.

Serbia larg NATO-s/Merr pjesë në operacionet humanitare në Siri të iniciuara nga Rusia

Postuar në 09 Gusht, 2016 16:17

Serbia është bërë pjesë e operacioneve humanitare të ndërmarra nga Rusia në Siri. Lajmi është bërë  ditur nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”, sipas së cilës Serbia dhe krahas saj edhe Kina, kanë ofruar mbështetje përmes ministrive të tyre të Mbrojtjes. Ndihma po jepet për popullsinë e Halepit, ku së fundmi u zhvillua një betejë e ashpër mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele. Rusia dhe SHBA janë përfshirë në një garë për ndikim në Siri, ndërkohë që lidhur me ndihmën humanitare, Moska zyrtare ftesën ia ka drejtuar formalisht edhe Washingtonit. 

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS