Putin shkarkon shefin e kabinetit, Sergey Ivanov, ish-ministër i Mbrojtjeje
Ivanov, një koleg i presidenti rus në shërbimin e dikurshëm sekret, do jetë përfaqësues special për çështjet e Mjedisit dhe të Transporteve. Kjo është lëvizja e parë e nivelit të lartë në Kremlin në disa vite.
Tenderët, 1700 biznese ankohen për shkelje
Deri në fund të korrikut më shumë se 1700 biznese kanë ankimuar të Komisioni i Prokurimeve Publike, pasi nuk kanë qenë dakord me vendimet që kanë marrë institucionet dhe shoqëritë publike. Numrin më të lartë të ankesave e kanë kryer subjektet e tregtimit të ilaçeve dhe policitë private.
"TemaTv"
Karvani i të vrirtytshmëve nuk ndalet: Stadiumi do jetë ashtu siç nuk e keni parë
Kryeministri Edi Rama ka pranuar sot se fasada e stadiumit “Qemal Stafa” është prishur, por gurët janë ruajtur. Dhe me emrin e Gherardo Bosio në dorëshkrimin e vet në Facebook, që referohet përherë nga Artan Shkreli, kryeministri ka bërë këtë sqarim:
Standardet e dyfishta për Vetting-un, qeveria kërkon të përjashtojë nga kontrolli gjyqtarët e Strasburgut
Partia Socialiste, e cila po udhëheq reformën në drejtësi me shumicën e propozimeve të saj të rrëzuara nga Komisioni i Venecias, vijon ta konsiderojë këtë proces si atribut të ekskpertizës së saj politike dhe juridike, duke aplikuar standarde të ndryshme edhe kur vjen fjala për atë që mund të quhet thelbi i reformës, kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Një Kushtetutë e komplikuar që vështirë se do të kuptohet”
Reforma në drejtësi dhe sidomos pjesa e ndryshimeve kushteuese që lidhet me të u trajtuan shumë në media muajt e kaluar. Por pa bërë asnjëherë një inspektim teknik të drafteve që mbaheshin edhe të fshehtë, pa një debat të hapur. Ndonëse reforma u promovua si reformë ekspertësh, ajo përfundoi në një proces politik presioni e shantazhi për nene dhe dispozita që amendoheshin dhe u ndryshuan sa për frymë antikushtetuese, aq edhe për të hequr kamzhikun nga duart e një krahu politik.
Guvernatori gënjeu. Banka e Shqipërisë pranon ekzistencën e raportit të KLSh-së që flet për 21 milionë $ dëme
Para disa ditësh u bë e njohur ekzistenca e një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në zotërim ky edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas të cilit në Bankën e Shqipërisë janë konstatuar 21 milionë dollarë dëm. Kjo u lidh me çështjen Fullani, ish-guvernatori i përfshirë në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve. Fullani doli i pafajshëm, por raporti i KLSH-së flet për 21 milionë dollarë dhe kjo detyron rihapjen e hetimeve si dhe një hetim brenda vetë prokurorisë që nuk ka lëvizur gishtin për këtë gjë.
Prishja e kontratave me HEC–et, investitorët refuzojnë të firmosin me OSHEE-në
Qeveria shqiptare duket se do të ketë një tjetër përballje ligjore me investitorët vendas e të huaj. Një VKM e qeverisë që i detyron konçesionarët në fushën e energjisë së rinovueshme që të prishin kontratat e lidhura me KESH sh.a dhe të nënshkruajnë një kontratë të re me OSHEE kanë ngjallur reagimin e ashpër të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinoveshme.
"Superman-i" Felps koleksionon medaljen e 22 të artë (video, foto)
Majkëll Felps mund të quhet sportisti më i mirë olimpik i të gjitha kohërave. Notari amerikan fitoi mbrëmë medaljen e 22 të artë në garën olimpike 200 metra stil i përzier. Ai bëhet kështu sportisti i vetëm që ka fituar 4 medalje të arta olimpike në të njëjtën disiplinë. Amerikani nisi vrullshëm gara dhe përfundoi i pari me kohën 1 minutë, 54 sekonda e 66 të qindat.
Kthesa e Turqisë "turbullon" SHBA-në, Trump akuzon Obamën e Klinton si krijues të ISIS
Mevlut Çavusoglu ftoi Rusinë të kryejë operacione të përbashkëta me Turqinë kundër Shtetit Islamik në Siri. Deklaratat e Çavusoglu në lidhje me operacionet e përbashkëta turko-ruse kundër Shtetit Islamik në Siri vijnë pas takimit mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin në Shën Petersburg, ku të dyja palët folën për një ri fillim të ri pas krizës diplomatike që shkaktoi rrëzimi i avionit luftarak rus nga forcat turke në Siri.
