Raporte të reja ekonomike serbo-shqiptare. Unioni i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë: Krizë besimi nga biznesi gjerman. Po shkojmë drejt normalizimit

Postuar në 25 Gusht, 2016 13:14

“Deutsche Welle” i ka marrë një intervistë Arben Shkodrës, zëvendëspresident për çështjet ndërkombëtare dhe investimet e huaja në Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Shkodra është pyetur për krijimin e Dhomës së Tregëtisë Shqipëri-Serbi, për interesin reciprok të biznesit të të dyja vendve, për të cilin ai ndër të tjera ka thënë:

Tërmet në Birmani me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter

Postuar në 25 Gusht, 2016 12:03

Një tjetër rajon është goditur nga tërmeti sot. Në Birmani lëkundjet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter prekën zonën afër qytetit të Mandalay, ndërkohë që paralajmërohen goditje në Bangladesh, indi dhe Tajlandë. Thellësia e burimit të lëkundjeve është 91 km. 

Mozaiku i Poseidonit në Adana të Turqisë

Postuar në 25 Gusht, 2016 11:42

I përket shekullit 3 ose 4 p.e.s. 

Sahatet e Stambollit

Postuar në 25 Gusht, 2016 11:35

Duhet thënë, që në fillim të këtij teksti, disa fjalë pozitive për raportet shqiptaro-turke.

Lajme, grimca lajmesh, grimca pafundësisht të vogla lajmesh!

Postuar në 25 Gusht, 2016 11:02

Mënyra më e mirë për të kuptuar peshën e papërballueshme të lajmeve është të bësh një lloj diete mediatike. Të mbyllësh Facebook-un, të mos blesh gazetë dhe të mos hapësh televizorin. Muaji gusht është perfekt për këtë agjërim.

Arrin në 247 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali

Postuar në 25 Gusht, 2016 10:57

Bilanci i tërmetit në Itali është rënduar sot duke arritur në 247 persona të  vdekur. Sipas mediave italiane janë regjistruar 60 lëkundje me magnitudë  5.17 ballë me epiqendër në Akumoli dhe Arkuata. Tërmeti konsiderohet ndër më të mëdhenjtë dhe shkatërruesit.  

Incident mes forcave iraniane dhe atyre amerikane në ngushticën e Hormuzit

Postuar në 25 Gusht, 2016 00:55

Katër anije të shpejta iraniane i janë afruar në distancë të afërt destrojerit amerikan Nitze në ngushticën e Hormuzit. Burime ushtarake amerikane i deklaruan “Fox News” se sjellja e forcave iraniane ishte kërcënuese për sigurinë dhe joprofesionale, duke krijuar situata të rrezikshme që mund të precipitonin. Destrojeri Nitze shoqërohej në atë që ushtria e amerikane cilësoi si lëvizje rutinë në ujëra ndërkombëtare nga destrojeri Mason. Sipas po të njëjtave burime Nitze kërkoi kontakt me radio 12 herë por pa përgjigje, ndërkohë që lëshoi edhe sinjalin e rrezikut.

Biden në Ankara: Ekstradimin e Gulen e vendos vetëm Gjykata Federale

Postuar në 24 Gusht, 2016 23:22

Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i tha Presidentit Rexhep Tajip Erdogan se vetëm Gjykata Federale Amerikane mund të vendosë  ekstradimin nga SHBA të klerikut Fethullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon si nxitësin e  grushtit ushtarak të 15 korrikut.

Duke folur me gazetarët në Ankara pas takimit me Erdogan, Biden i cilësoi si terroristë ushtarakët që aspiruan grushtin e shtetit, dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar numrin më të madh të këshitlltarëve ligjorë pët të shqyrtuar kërkesën për ekstradimin e Gulen.

Një shqiptar viktimë e tërmetit në Itali

Postuar në 24 Gusht, 2016 21:08

Nga tërmeti në Itali humbi jetën edhe një shtetas shqiptar, i cili ishte mes të plagosurve. Ai është është Erjon Toro 33 vjeç lindur në Roskovec të  Fierit, emigrant prej shumë vitesh në Amatrice të Italisë, dhe babai i dy vajzave. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një shtetase tjetër shqiptare, e cila ndodhet  në spitalin e L.Aquila.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS