Irak, varje për 36 militantë të ISIS
Varja u miratua për përgjegjësinë e tyre mbi masakrën e Camp Spiecher, afër Tirktit, ku ISIS masakroi 1700 rekrutë shiitë.
Jo vetëm Vasily Zaytsev – femrat snajperiste sovjetike, po aq vdekjeprurëse
Pjesëmarrja e femrës në luftë shënon një moment kulmor me Luftën e Dytë Botërore, kur të gjitha fuqitë kryesore mobilizuan burime të mëdha njerëzore për frontinl, por edhe prapavijën. Bashkimi Sovjetik përdori elementin njerëzor femër në front direkt, duke inkuadruar 2000 femra në detyrën e snajperistit. Kjo kategori hyn te heronjtë e vërtetë të një lufte që nuk kaperceu konvencionet luftërave të deriatëhershme. Lufta në Lindje ishte asgjësuese, ajo nuk mund të njihte armëpushimin dhe kompromisin, ndaj edhe aktet e konsumuara në të, nga të dy anët e frontit janë unike.
Konfliktohen dy të rinj me policin rrugor në Shëngjin
Sajimi i "armikut" dhe propaganda e Thaçit
Neni për dënimin e gazetarëve, a u mor për shembull Turqia e Erdogan?
Postimi pa adresë dërguesi i neneve për dënimin e gazetarëve në ligjet për prokurorisë speciale dhe atë të zakonshme, ka krijuar jo pak pështjellime. Pyetja se përse duhen këto nene, përse duhen dënuar gazetarët, pati disa intepretime, mes të cilave spikati ajo e ndonjë servili të pushtetit që i shihte ato edhe si riformulime të dispozutave ekzistuese që i japin të drejtë prokurorëve të publikojnë materiale hetimore. Kjo megjithëse përfaqësues të PS-së u tërhoqën dhe deklaruan rishikimin.
Etnomuzikologjia shqiptare në udhëkryq
Klasifikimi, tipologjizimi, grupimi i muzikës tradicionale shqiptare në dialekte, nën-dialekte dhe stile të ndryshëm muzikorë, sipas krahinave etnografike, zonave, qyteteve, fshatrave, herë-herë, s'është kuptuar drejt, as teorikisht dhe as praktikisht. Sado e pa-orthodokstë që të duket, madje edhe ndër studiues të profesionit, është vërejtur një lloj hezitimi për të pranuar nocione teorikë themelorë, si: dialekt muzikor, nën-dialekt muzikor, stil muzikor. Në të vërt
Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën që orbiton ndaj Proksima Centaurit
Astronomët europianë kanë zbuluar së fundmi një planet të ngjashëm me Tokën i cili orbiton ndaj Proksima Centaurit, yllit më të afërt me sistemin tonë diellor, diçka më shumë se 4 vjet dritë larg. Proksima Centauri është një xhuxh i kuq dhe emeton nxehtësi dhe ndriçim shumë herë më pak sesa Dielli ynë, por sipas astronomëve drita e tij ndoshta mjafton për të mbështetur jetën në planetin e sapozbuluar. Gjithsesi nëse ka apo jetë në këtë planet ende nuk e di kush.
Influenca e Gylenit nё Bosnje-Hercegovinё
Lufta e Erdoganit kundёr Gylenit mbёrrin nё Ballkan. Nё Bosnje-Hercegovinё ka shkolla private tё afёrta me lёvizjen Gylen. Ankaraja ka bёrё thirrje pёr mbylljen e tyre. Fushata e Erdogait kundёrt lёvizjes Gylen para tentativёs pёr puҁ nё Turqi nuk pёrbёnte temё nё Bosnje-Hercegvinё. Megjithatё qёkurse kundёrshtarёt e Fetullah Gylenit dhe lёvizjes sё tij Hizmet e bёjnё atё pёrgjegjёs pёr puҁin, mediet informojnё mё intensivisht kryesisht pёr 15 institucionet arsimore Bosna Sema. Ndёr to bёjnё pjesё kopshte fёmijёsh, shkolla fillore, gjimnaze dhe universitete.
Përgjaket dasma në Turqi, Erdogan drejton gishtin nga Shteti Islamik (Video)
Turqia juglindore u godit mbrëmë nga një sulm kamikaz që ka shkaktuar 50 të vdekur e mbi 100 të plagosur. Një person dyshohet se hodhi veten në erë gjatë një ceremonie martesore në qytetin Gazentiep në afërsi të kufirit me Sirinë.
Presidenti tur Rexhep Taip Erdogan reagoi ashpër duke akuzuar Shtetin Islamik për këtë sulm që sipas ka për qëllim të destabilizojë Turqinë.
Pse ligji nuk vepron për Sadriun?
Partia Demokratike vijoi edhe sot me akuzat për ndërtim pa leje nga deputeti socialist Sadri Abazi, duke denoncuar edhe mosveprimin e Inspektoriatit Ndërtimor për shtesën pa leje afër stacionit të Trenit në pronësi të Abazit. “Fqinjët e oligarkut të Ramës kanë njoftuar policinë dhe INUK-un para dy ditësh. Ata u paraqiten, por u larguan pas 5 minutash, pa marrë asnjë masë. Ndërtimi vazhdon edhe në këtë moment që flasim. Pse nuk e kap ligji Sadriun? Pse ligji funksionon për qytetarët, por jo për Sadriun? Sepse me Edi Ramën nuk ka ligj, por ka sundim bande.
