Gjykata pezullon Telegramin në Spanjë
Gjykata Kombëtare e Spanjës ka urdhëruar ofruesit e internetit të pezullojnë përdorimin e Telegramit, në pritje me konkluzionet e një hetimi që po kryhet për shkelje të të drejtave të autorit.
Vendimi erdhi pasi katër organizatat kryesore mediatike të Spanjës – Mediaset, Atresmedia, Movistar dhe Egeda – paraqitën një ankesë në gjykatë me pretendimin se platforma lejon përdoruesit të shpërndajnë përmbajtjen e tyre pa leje.
Kush dhe pse është krenar me Shqipërinë?
Këtë titull ka zgjedhur z. Rama, kryeministër i vendit, për ta shpërndarë nga një intervistë e tij në televizion së fundmi.
Z. Rama.po bën reporterin e shqiptarëve jashtë vendit duke na thënë se tashmë me emrin Shqipëri mund të krenohesh.
Ta lëmë mënjanë faktin e sëmundjes terminale të këtij njeriu që konsiston në të jetuarit me atë që thonë të tjerqt e të pyesim edhe veten: pse duhet të jem krenar për Shqipërinë e sotme? Por edhe atë të djeshme?
Secili ka përgjigjet e veta por të përgjithësosh një ndjesi dhe perceptim sepse kështu të konvenon është hipokrizi.
Arrestohet Jorgo Goro. Më në fund Himara mbetet në dorë të grekëve të vërtetë si Tavo
Një kallëzim I Fredi Belerit duket se ka çuar në pranga Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Himarës. Agjentë të SPAK kanë arrestuar Goron dhe 4 persona nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Goro mbeti në detyrë pas arrestimit të fituesit të zgjedhjeve në Himarë, Belerit, që u akuzua për blerje votash. Aktualisht në çështjen e Himarës, z. Rama që është ngatërrestari I të gjithë kësaj që po ndodh, është parashutuar si Prefekt Vangjel Tavo, dropullit por që në esencë është një socialist i devotshëm për detyra si këto.
25 vjet nga sulmi i NATO-s, adoptohet politika e vajtimit për Serbinë
Serbia ka përkujtuar 25 vjetorin e sulmit të NATO-s që çoi në lëshimin prej saj të Kosovës. Me këtë rast, ministra të qeverisë serbe kanë cilësuar konfliktin si një përballje të serbëve në mbrojtje të atdheut të tyre duke pretenduar se në këtë përvjetor, përherë e më shumë vende po e rishikojnë qëndrimin e tyre për “agresionin”.
Vetë agresioni përfaqësonte një rënie të drejtësisë dhe moralit dhe ishte thellësisht i padrejtë
Sulmi në Moskë, 4 të dyshuarit e ndaluar janë shtetas taxhikë
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi terrorist i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Moskë ku deri tani janë regjistruar 133 viktima. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se sulmuesit u larguan me një makinë Renault të bardhë, i cili u kap në rajonin Bryansk, vetëm disa dhjetëra kilometra larg kufirit ukrainas, me katër shtetas Taxhikistan në bord.
Heshtje servi për sulmin në Moskë
Sulmi terrorist i kryer dje në Moskë është dënuar thuajse nga të gjithë drejtuesit politikë të botës. Pa asnjë përjashtim. Përveç klasës politike shqiptare në të gjitha trevat. Përveç ish-kryeministrit Sali Berisha që ka përcjellë një mesazh ngushëllimi asnjë prej drejtuesve kryesorë nuk ka përcjellë ndonjë qëndrim për atë që ndodhi.
Pesë ingushecë autorë të sulmit në Moskë?!
Raportime të ndryshme nga mediat dhe shërbimet ruse të sigurisë flasin për pesë ingushecë si autorë të sulmit në teatrin "Crocus" në Moskë. Një foto e qarkulluar në rrjetet sociale pretendohet se paraqet identitetin e autorëve.
Sulm në Moskë, 40 të vrarë dhe 100 të plagosur
Në Moskë është kthyer frika e sulmeve terroriste çeçene të viteve 1990, kur një grup personash të armatosur, të veshur me kamuflazh, hynë në një sallë koncertesh në veriperëndim të kryeqytetit, duke hapur zjarr mbi spektatorët.
Përfaqësues i dobësisë dhe paqartësisë amerikane
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë mundur të kalojnë dot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza. Dy vende anëtare të përhershme të Këshillit, Rusia dhe Kina, kanë vënë veton. Rusia ka arsyetuar përmes zëvendëspërfaqësuesit të Përhershëm në OKB, Dmitry Poliansky, se Rezoluta do të duhet të përmbante thirrjen për armëpushim, më tepër sesa të vinte në dukje nevojën për të. Nga ana tjetër Rusia ka bërë thirrje të votohet kundër rezolutës pasi një tjetër draft është depozituar nga vende të tjera.
Gruaja është muza ime e përjetshme
Intervistoi për ResPublica: Eleana Zhako