Nobeli për Paqen i shkon presidentit kolumbian Juan Manuel Santos

Postuar në 07 Tetor, 2016 16:12

Santos u vlerësua për përpjekjet për paqe me rebelët e FARC, arritur vetëm pak ditë më parë. 

Strasburgu zbardh arsyet e refuzimit të kandidatëve për gjyqtar nga Shqipëria: Mungesë transparence në përzgjedhje

Postuar në 07 Tetor, 2016 16:01

Edhe Presidenti ‘bëhet pjesë’ e protestave kundër ligjit për importin e mbetjeve: “Sa të jem në zyrë nuk do zhgënjej interesin e qytetarëve”

Postuar në 07 Tetor, 2016 14:39

Zyra e Shtypit e Presidencës njofton për një takim të zhvilluar sot mes kreut të shtetit, Bujar Nishani dhe një përfaqësie të shoqërisë civile që është angazhuar për anullimin e ligjit për importin e mbetjeve. Njoftimi përcjell shqetësimin e ngritur nga shoqëria civile, duke theksuar se ligji “ka një rëndësi dhe ndjeshmëri të veçantë”.

Presidenti ka siguruar se ndjeshmëria qytetare do të jetë faktor në shqyrtimin e ligjit, i cili ka shumë gjasa të mos dekretohet dhe të kthehet për rishqyrtim.

Ndërtimi i rr. së Arbrit, me konçesion me sipërmarrje vendase. Ministri: “Nis në pranverën e 2017-ës. Për Durrës – Kukës, do ndjekim procedurat ligjore”

Postuar në 07 Tetor, 2016 14:26

Rruga e Arbrit merr një tjetër datë për fillimin e ndërtimit. Ministri i ri i Transporteve, Sokol Dervishaj, deklaroi sot se ndërtimi i aksit të shumëpërfolur nis në pranverën e vitit 2017.

Në zemrën e uraganit Matthew

Postuar në 07 Tetor, 2016 14:15

Ikonoklastia e miteve themeluese

Postuar në 07 Tetor, 2016 13:29

Një episod i serialit vizatimor The Simpsons (i filluar në 1989 dhe akoma në prodhim), i titulluar ironikisht Whacking Day (për t’i qëndruar ironisë: Dita e Dajakut), që parodizon një shkarkim kolektiv e të sistemuar dhune, nga këndvështrimi abstrakt sjell në vëmendje festat laike amerikane të sakralizuara nga feja civile. Rituali qendror i kësaj feste është gjuetia dhe vrasja e gjarpërinjve në Springfield, në përkujtim të një akti që memoria kolektive ia atribuon themeluesit të qytetit, Jebediah Springfield, bashkë me shumë bëma të tjera heroike, si vrasja e ariut, zbutja e bizonit etj.

Lufta e Prokurorisë me Policinë, oficeri i Tahirit pronar i dy parcelave me kanabis

Postuar në 07 Tetor, 2016 12:18

Hetimi për pajisjen përgjuese Imsi Catcher, arrestimi i Emiljano Shullazit duket se kanë nxitur një përplasje mes policisë dhe prokurorisë që tani është shtrirë edhe në terren ku prokurorët kanë zbarkuar për të hetuar mbi situatën e mbjelljes me kanabis, pas dyshimeve se parcela të raportuara si të asgjesuara figurojnë të mbjella ma bimë narkotike.

"Lufta e zhulit", alibia e radhës për importin e mbetjeve. Kryeministri kujtohet pas 3 vjetësh për të mbledhur bashkitë

Postuar në 07 Tetor, 2016 11:48

Kryeministri vazhdon me luftën propagandistike për të bindur opinionin publik se ai po bën një betejë të sinqertë për të pastruar Shqipërinë dhe këtij objektivi i shërben sipas tij dhe miratimi i ligjit për importin e mbetjeve. Atë që kreu i qeverisë duhet ta kishte bërë me kohë, para se të kishte bërë fakt të kryer ligjin e mbetjeve, e bën si kofini pas të vjelave si për të thënë se qeveria ka një plan. Kryeministri mblodhi sërish ricikluesit dhe përfaqësues të bashkive për t' u thënë se duhet të bashkëveprojnë për të ndarë mbetjet në burim.

Turqia presion Tiranës: Shqipëria t'i qëndrojë partneritetit strategjik, të zhdukë zgjatimet e Fetullah Gulen

Postuar në 07 Tetor, 2016 10:14

Partneriteti strategjik i shpallur me Turqinë duket se po e fut qeverinë shqiptare në telashe që lidhen me angazhimet e saj karshi partneritetit të saj. Ndoshta pa e ditur se çfarë ka firmosur Edi Rama shtrëngoi duart me Erdogan në Ankara dhe tani ndodhet para faktit të kryer, kërkesës për të larguar investimet e Fetullah Gulen nga Shqipëria. Këtë kërkesë e bëri Erdogan gjatë vizitës në Tiranë, ndërsa ambasada turke po shton presionin që Shqipëria t'i qëndrojë partneritetit strategjik dhe të mos kthehet në kërcënim për Turqinë.

Incident ushtarak mes Rusisë e Finlandës, avionë Sukhoi të ushtisë ruse fluturojnë mbi Helsinki

Postuar në 07 Tetor, 2016 09:35

Ministria Finlandeze e Mbrojtjes njoftoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga avionë të flotës luftarake ruse. Sipas njoftimit dy avionë të tipit Sukhoi 27 fluturuan të enjten mbi hapësirën ajrore të Finalndës, duke cënuar integritetin territorial. Incidenti vjen në një kohë kur në Helsinki ndodhet zv/ministri amerikan i Mbrojtjes Bob Guerk për të nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve. Avionët rus Sukhoi 27 u kapën nga radarët në Gjirin e Finlandës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS