Kathimerini: Rama beson se e gjithë bota rrotullohet rreth tij, retorikë për të mbledhur vota
Gazeta e njohur greke, "Kathimerini", i kushton një editorial zhvillimeve të fundit në marrëshëniet e Greqisë me Shqipërinë. Në shkrimin e titulluar “Sindroma shqiptare”, gazetari Stavros Tzimas, evokon sundimin gjysmëshekullor komunist, kur diktatori Enver Hoxha kultivoi psikologjinë e të jetuarit në rrethim, për të mbajtur të izoluar popullin e vet.
Qurravitjet e një kryeministri si hall analistësh
Baton Haxhiu, gazetar nga Kosova dhe drejtues i emisionit “Zona e Debatit” jep një intervistë te gazeta “Mapo” përmes së cilës përpiqet të sqarojë diçka nga ajo që ndodhi gjatë intervistës së fundit të Edi Ramës në këtë emision. Gazetarë dhe analistë të Kosovës të ftuar për të pyetur kryeministrin shqiptar u vunë përballë një batareje fyerjesh, një sjelljeje shpërfillëse, që shkërmoq çdo kuadër etik të komunikimit. Shqipja ka një fjalë të urtë për këtë ndërhyrje të Baton Haxhiut, e cila mund të imagjinohet vetë.
Qeveria takson edhe gazin e lëngshëm për makinat
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të aplikojë akcizë edhe mbi gazin e lëngshëm të makinave. Me paketën e re fiskale llogaritet që akciza që do të vendoset për gazin e lëngshëm vetëm për automjetet do të jetë 10 deri në 12 lekë për litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar.
Këto nuk janë vetëm për kalendar
Facebook humb 3 miliardë dollarë për vetëm një ditë
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckenber, ka humbur 3 miliardë dollarë për vetëm një ditë. “Bloomberg” raporton se ky kjo është një nga humbjet më të mëdha në histori të një investitori që është shënuar brenda vetëm një dite.
Aksionet e Facebook-ut ranë për 6 për qind pasi financieri kryesor, drejtori i kompanisë, David Vehner paralajmëroi investirorët se kompaninë e pret ngadalësim i rritjes të të ardhurave , pasi nuk ka më edhe aq shumë hapësire në “feed/news feed” për publikimin e shpalljeve.
Zizek: Pse do votoja pa mëdyshje Donald Trump
Filozofi slloven Slavoi Zizek sugjeron që amerikanët të zgjedhin Donald Trump kundrejt alternativës së Hillary Clinton. I pyetur nga "Channel 4" për garën presidenciale të 8 nëntorit, Sizek tha se nëse do të ishte amerikan do të votonte pa asnjë mëdyshje kandidatin republikan.
Sipas tij, Hillary Klinton është rreziku i vërtetë i këtyre zgjedhjeve, ndonëse i prezantohet publikut si alternativa e progresit. Zizek shpjegon se kandidatja demokrate mban lidhje të ngushta me Wall Street.
Auditimi i KLSH: Vetëm 1/3 e ish të përndjekurve politikë janë dëmshpërbyer
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka kërkuar nga qeveria Rama të shtojë ritmet e në procesin e dëmshpërbilmit për ish- të përndjekurit politikë. Sipas tij nga auditimi 8 mujor i KLSH, rezulton se vetëm 1/3 e ish-të përndjekurve kanë marrë dëmshpërblim. Vetë të përndjekurit akuzojnë qeverinë Rama se ka të përndjekur që s’janë futur në listën e dëmshpërblimeve.
Indonezi, mijëra në protestë kundër guvernatorit të Xhakartës: Fyeu Kuranin!
Guvernatori Basuki Tjahaja Purnama i përket besimit kristian.
Rekomandimi i KE-së/Pozitiv, pozitiv me kushte apo negativ? Fitusi: “Lufta kundër drogës, jo “avash – avash””
Shqipëria pret për disa ditë një vendim nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Nuk ka ende një perceptim të qartë se cili do të jetë rekomandimi, ndërkohë që është e qartë se lufta ndaj drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit, do të peshojnë shumë. Kjo bëhet e qartë edhe nga një koment i ambasadorit francez në Shqipëri, Bernard Fitusi, i cili në një pronocim për “Vizion Plus” thotë se duhen hapa më të shpejtë.
Intervista e Assange: Hillary Clinton dhe ISIS financohen nga të njëjtat para, Trump nuk ka me vete elitat (video)
Julian Assange ka dhënë një intervistë për gazetarin australian John Pilger, si pjesë e një dokumentari, që pritet të publikohet së shpejti. Ndërkohë, në një pjesë të shkëputur nga kjo intervistë, Assange deklaron se Hillary Clinton është financuar nga të njëjtat para, që financojnë edhe grupin terrorist të ISIS.
